Qytetarët e Shtërpcës për Ditën e shtetësisë së Sërbisë: Dita e Takimit na mësoi lirinë dhe besimin

Štrpce
Burim: Kosovo Online

Festa e Takimit, Ditës së shtetësisë së Sërbisë për banorët e Shtërpcës do të thotë simbol i lirisë, dita në të cilën n’a mësoi për të mos humbur besimin dhe pikërisht lirinë dhe besimin.  

Çedomir Davidoviq nga Shtërpca shprehet për rëndësinë e ngjarjes që ndodhi në këtë ditë.

“Sot është Dita e shtetësisë. Në këtë ditë të vitit 1835 u aprovua Kushtetuta e Takimit ndërsa nisi dhe kryengritja e Parë sërbe e vitit 1804. Historia n’a ka mësuar të shkuarën por na mësoi jetën dhe ajo çka duhet të ndryshojmë” ka thënë Davidoviq.

Bashkëqytetarja e tij Sllavica Rexhiq thotë se për të kjo festë shënohet si-liria e një populli.

“Sot është ditë e veçantë. Ditën e Takimit e feston çdo ortodoks, ndërsa është dhe festë shtetërore. Kjo ditë shënohet si liria e një populli. Na mësoi të besojmë tek vetja, tek liria” ka thënë ajo.

Nenad Rexhiq thotë se sërbët kanë histori të pasur por që ne ajo në fakt “asgjë nuk mësoi”. “Festojmë ditën e Takimit, festën e parë fetare, ndërsa festojmë dhe nisjen e kryengritjes së Parë sërbe dhe aprovimin e kushtetutës së Takimit. Fatkeqësisht dhe para kësaj historie kaq të pasur, historia nuk na ka mësuar asgjë, ky është mendimi im” ka thënë Rexhiq.

Me rastin e Ditës së shtetësisë, për të punësuarit në institucione që funksionojnë sipas sistemit të Sërbisë në Kosovë, e enjtja dhe e premtja janë ditë pushimi.