Shenjtërohet kisha e sapondërtuar e Shënjt Jovan Vladimirit në fshatin Ostraqe afër Lleposaviqit
Në fshatin Ostraqe, jo shumë larg nga Lleposaviqi në veri të Kosovës sot është shenjtëruar kisha e sapondërtuar e Shënjt Jovan Vladimirit. Kisha është ndërtuar në themelet e kishëzës ku banorët vendas të këtij fshati tuboheshin në kohën e festës së fshatit me rastin e Shënjt Trinisë.
Me kryerjen e Meshës së Shenjtë arqipeshkvore, kishën e shenjtëroi peshkopi rashko-prizrenas Theodhosi me pjesëmarrjen e murgjve dhe klerikëve vendas.
Peshkopi Theodhosi me këtë rast, tha se njerëzit sot u mblodhën në vend të shenjtë për të bërë një vepër të Zotit-shenjtërimin e tempullit që është restauruar.
"Çdo tempull që ne shenjtërojmë është si ai i Solomonit, tempulli i madh i Jeruzalemit, në të cilin banoi lavdia e Zotit. Këtu në këtë tempull të shenjtëruar shërbejmë meshën e shenjtë. Shenjtëruam altarin mbi të cilin do të ofrojmë rendimentin tonë, bukën dhe verën, Kjo bukë do të shndërrohet nga Fryma e Shenjtë në trupin e Krishtit, ndërsa vera që ofrojmë në gjakun e Krishtit, ndërsa Zoti urdhëroi "Bëje këtë në përkujtimin tim". Ai që ha trupin e vet dhe piu gjakun e trupit të vet, do të ketë jetë të përjetshme. Ai do të bashkohet me Zotin në këtë jetë, do të shenjtërohet, do të përgatitet që kur të ndalet nga kjo jetë dhe të kalojë në një jetë tjetër të përjetshme, në mbretërinë e Krishtit, Zoti do t’a njohë dhe pranojnë si të tyren” tha Theodhosi.
Peshkopi shtoi se në krye me priftin vendas populli i mirë bëri gjënë e mirë dhe rehabilitoi kishën.
"I bekuar qoftë Zoti që nguliti në zemrat tona dashurinë e parë dhe dëshirë të madhe që ky tempull të shenjtërohej. Dua t'ju tregoj përjetimin tim kur i’u afrova këtij vendi. Kaq vend dhe tempull i bukur, këto afreske dhe ikona dhe me të vërtetë as unë nuk mund të gjej ankesë të vetme, sepse çdo gjë është bërë bukur ndërsa Zoti është i kënaqur dhe i arritshëm. Kur ke tempullin, duhet të vish më shpesh të takosh Zotin, sepse ai jeton në këtë tempull" ka thënë Theodhosi.
Për vendasit kjo është ngjarje e madhe në të cilën u tubuan ata që jetojnë në fshat, por edhe shumë që erdhën në vendlindje pikërisht për këtë ngjarje.
Kryetari i këshillit të kishës për ndërtimin Milladin Janiqijeviq, thekson se ky tempull do të thotë shumë për vendasit, të cilët vazhdon të ketë numër të madh.
“Falë Zotit që u ndërtua kryesisht me kontributin e vendasve. Deri më tani kanë shkuar në kishën e Leshkës dhe tani do të kenë liturgji dhe meshë për Trininë, dasma dhe pagëzime në numër më të madh këtu. Do methënë për egzistencën e këtij populli në këto burime të nxehta” tha Janiqijeviq.
Në shenjtërim morën pjesë një numër i madh i besimtarësh, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, si dhe ndihmësdrejtoresha e Zyrës për Kosovë e Metohi, Millena Parlliq.
Kjo e fundit ka thënë se ka shfrytëzuar rastin për të uruar peshkopin Theodhos, vëllazërinë dhe motrat e Arqipeshkvisë rashko-prizrenase, popullin dhe komunën e Lleposaviqit për shenjtërimin e kishës.
“Dëshiroj që çdo 4 qershor, në ditën kur KOS feston këtë shenjtor, të mblidhemi këtu në paqe, gëzim dhe begati. Me krenari theksoj se jam e kënaqur me faktin se qysh prej luftës së vitit 1999, kisha filloi të ndërtohej në kishëzën ku e ndërtuan të parët tanë ne K&M e sidomos në veri. Sot në Leshkë kemi kisha te reja ne Guli, Borjanicë dhe në Potkomlje dhe te Kajkovë kisha të cilat do të përfundojnë për një muaj. Të gjitha këto kisha të reja vërtetojnë sesa këmbëngulës është populli sërb në dëshirën e tij për të qëndruar në vatrat e veta shekullore, për të ndërtuar mbi themelet e të parëve të tyre” tha Parlliq dhe shtoi se gjëra të tilla rikthejnë shpresën, pavarësisht presioneve që njerëzit vuajnë prej Prishtinës.
Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e kësaj kishe, sepse është e para e sapondërtuar nën kujdesin e Arqipeshkvisë rashko-prizrenase.
Fshati Ostraqe është 12 kilometra larg Lleposaviqit. Në mesin e korrikut 2017, nisi puna për ndërtimin e Kishës së dëshmorit të shenjtë Jovan Vladimirit.
Kjo është kisha e parë në arqipeshkvinë rashko-prizrenase e cila mban emrin e shenjtorit i cili ishte udhëheqës i Duklës mes viteve 1000 dhe 1016.




0 komentet