Arqipeshkvia rashko-prizrenase: Në shkelje të të drejtave të KOS, autoritetet e Kosovës sërish ndaluan liturgjinë në Kishën e Krishtit Shpëtimtar
Arqipeshkvia rashko-prizrenase deklaron se autoritetet kosovare për të dytin vit radhazi, ka ndaluar meshën në Kishën e Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë me rastin e kremtimit të festës së Ngritjes së Krishtit ku siç është vlerësuar, vazhdon të shkelen seriozisht të drejtat e besimit dhe lirisë së Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë e Metohi.
"Me rastin e kremtimit të sivjetshëm të festës së Ngritjes së Krishtit më 24 maj, Kisha Ortodokse Sërbe, Arqipeshkvia rashko-prizrenase, autoritetet e Kosovës edhe këtë vit ndaluan hyrjen në kishë dhe mbajtjen e ceremonisë fetare, pa asnjë bazë ligjore duke vijuar me shkeljet e rënda të të drejtave dhe lirive fetare të Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë e Metohi”, thuhet në deklaratën e Arvipeshkvisë.
Në vigjilje të festës së Ngritjes, siç shtohet, Arqipeshkvia rashko-prizrenase me qëllimet më të mira, ka vënë në dijeni Policinë e Kosovës për ceremoninë e planifikuar fetare në kishën e Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë më 24 maj me rastin e Ditës së Ngritjes së Krishtit me qëllim, sigurimin e tubimit fetar dhe organizimin e parkimit të automjeteve.
“Të mërkurën, më 23 maj, famullia e KOS në Prishtinë është informuar joformalisht, vetëm verbalisht nga policia e Kosovës se Kishës Ortodokse Sërbe i është ndaluar të shërbejë liturgjinë e Ditës së Shpëtimtarit në kishën tonë të Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë. Prifti ynë është njoftuar verbalisht se autoritetet e Kosovës ndalojnë kryerjen e riteve fetare në kishën tonë në Prishtinë derisa të vazhdojë procesi gjyqësor iniciuar nga Universiteti i Prishtinës ndaj Arqipeshkvisë rashko-prizrenase, si dhe për arsye sigurie. Priftit nuk i është dorrëzuar asnjë vendim i shkruar për këtë rast” thuhet në deklaratë.”
Duke marrë parasysh se një nga arsyetimet për ndalimin e përdorimit të Kishës së Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë është procesi gjyqësor iniciuar nga Universiteti i Prishtinës kundër Arqipeshkvisë rashko-prizrenase në vitin 2018 (ku ka ngecur qysh atëherë për shkak të një sërë arsyesh procedurale), Arqipeshkvia thekson se përpara se të ketë vendim gjyqësor të formës së prerë, pronarit e veçanërisht të objektit fetar, nuk mund t'i ndalohet hyrja dhe përdorimi i këtij objekti fetar kudo në botën demokratike. .
“Sipas parimit ndërkombëtar të ‘prezumimit të pafajësisë’, i cili vlen si për çështjet penale ashtu edhe për ato pronësore, egzistenca e një mosmarrëveshjeje nuk mund të jetë arsye për të penguar përdorimin e pronës së regjistruar në kadastër si pronë e KOS e veçanërisht të mos shkelen të drejtat ligjore për lirinë e tubimit dhe ritet fetare të përcaktuara qartë në legjislacionin e Kosovës, në të kundërt, çdokush mund të shkelë të drejtat themelore fetare dhe njerëzore duke kontestuar në mënyrë arbitrare pronën dhe duke bërë akuza të gënjeshtërta. Ndaj sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, prona e KOS është e pacënueshme, derisa procesi gjyqësor të dëshmojë përfundimisht të kundërtën dhe të shterojnë të gjitha mjetet juridike. Po shikojmë se ky problem është evidentuar edhe në raportin për liritë fetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vitin 2022 në pjesën që ka të bëjë me Kosovën, çka tregon se tashmë është shkelje sistematike e të drejtave fetare të KOS. Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës nuk i është përgjigjur ankesës së Kishës Ortodokse Sërbe, e as nuk ka lëshuar ndonjë vendim për ndalim e meshës në bazë të ndonjë vendimi gjykate pasi nuk egziston baza ligjore. Ndaj ndalimi u tha vetëm verbalisht në një mënyrë që nënkupton mundësinë e një incidenti në rast se kisha ushtron të drejtën e saj për lirinë e adhurimit” bëhet e ditur nga Arqipeshkvia.
Ndalimi i përsëritur i mbajtjes së liturgjisë në kishën tonë, siç shtohet, si dhe klima e përgjithshme dhe përpjekjet për të shembur përditë e më shumë të drejtat tona, tregojnë për të njëqindtën herë se Kisha Ortodokse Sërbe në zonën e Kosovës e Metohisë, ka nevojë për mbrojtje të shtuar ligjore që nuk do të lejojë abuzimin e të drejtave veçanërisht të lirisë fetare prej institucioneve të Kosovës.
“Ndalimi i këtij tubimi, si dhe mospërmbushja e detyrimeve të tjera ligjore ndaj KOS, por edhe mos lejimi i klerikëve dhe besimtarëve në një sërë objektesh të tjera fetare në zonën e Kosovës e Metohisë. tregon qartë situatën e rëndë të diskriminimit të hapur fetar, etnik dhe juridik që vazhdon dhe përkeqësohet. Arqipeshkvia rashko-prizrenase me këtë rast shpreh protestën më të fortë kundër shkeljes haptazi të të drejtave tona fetare dhe keqpërdorimit të ligjit nga ana e policisë së Kosovës. e cila është e detyruar të sigurojë lirinë e tubimit dhe objekteve fetare dhe të përdorë të gjitha mjetet ligjore për t’a zgjidhur këtë çështje në përputhje me ligjin” njofton Arqipeshkvia.
0 komentet