Stankoviq: Shkaqet e vrasjeve të shumëfishta janë të ndryshme, nga individuale e deri tek ato shoqërore
Studiuesi doktorant i kriminologjisë në Malmo dhe bashkëpunëtor i BCBP Dushan Stankoviq thotë se shkaqet e tragjedive sikurse ajo e shumfishtë në Cetinjë, janë të shumta dhe sipas vlerësimeve të fundit të KB që janë përpiluar në vitin 2010, në hapësirën e Ballkanit Perëndimor në zotërim të qytetarëve si ilegalisht apo legalisht, janë gati 8 milionë armë zjarri të ndryshme dhe se pjesa më e madhe ka ngelur prej luftërave të viteve ‘90.
“Shkaqet e këtyre tragjedive janë të shumëfishta: individuale, sociale, shoqërore... Ajo çka i bashkojnë janë armët e zjarrit. Në rajonin tonë është karakteristike që armët janë në zotërim të qytetarëve, nëse janë legale apo ilegale, sepse këto tragjedi ndërmerren me këto armë qoftë legale apo ilegale” sqaron Stankoviq në bisedë për Kosovo onlajn.
Arsyet shikohen në faktin se gjatë shekullit XX e veçanërisht në luftërat e viteve ’90, një numër i madh i armëve përfunduan në duart e qytetarëve.
“Njerëzit janë armatosur për arsye të ndryshme për hir të ruajtjes së sigurisë personale, familjeve të tyre, përreth, por që kanë sjellë dhe armë prej fushëbetejës. Dhe prej viteve 2000, këto armë janë bërë problem, bëhet problematike si për personat në zonat kriminale ashtu edhe për qytetarët e thjeshtë. Kështu që në disa raste, shkohet deri në keqpërdorimin e tyre” beson Stankoviq.
Ky i fundit thotë se në rajonin e Ballkanit mungojnë aksionet e vazhdueshme për çështjen e edukimit dhe mënyrës së përdorimit të armëve.
“Edhe pas ’Ribnikarit’ dhe ’Mladenovcit’ në Sërbi disa muaj pas kësaj ka qenë rast kur arma, pronari i së cilës vdiq, nuk u ruajt menjëherë dhe dy nipërit e gjetën dhe u ndodhën të shtënat” paralajmëroi ai.
Stankoviq thotë se Qeveria e Malit të Zi fill pas tragjedisë në Cetinjë, bëri atë çka ndërmorri Qeveria e
Sërbisë-ashpërsimin e Ligjit të armëve dhe ftoi për dorrëzimin e armëve ilegale dhe masat e tjera konkrete për të ndalur ngjarje të ngjashme.
“Në bazë të eksperiencës nga Sërbia mund të themi se kjo thirrje solli në dorrëzimin e një numri të madh të armëve. Fushatat e kaluara kanë rezultuar vetëm me disa mijëra armë zjarri, ndërsa kësaj here u dorrëzuan gati 100.000 armë dhe numër shumë i madh municionesh. Me gjasa është se vrasjet masive çuan në reagim të madh të publikut. Njerëzit e kuptuan rëndësinë e rrezikut për të pasur prezencën e armës që natyrisht, nuk u u duhen” thotë Stankoviq.
Duke komentuar përqindjet e ndryshme rreth masës së armëve legale dhe ilegale në posedim të qytetarëve në rajon, Stankoviq thotë se ato nuk janë për t’u konsideruar pasi varjojnë.
“Këto përqindje varjojnë. Zyra e Kombeve të Bashkuara për drogë dhe kriminalitet e çelur në vitin 2010, vlerëson se në territorin e repiblikave ish jugosllave, kanë ngelur gati 8 milionë armë. Sigurisht prej viteve 2000 të gjitha shtetet dhe ndonjë shoqatë ndërkombëtare po përpiqen që këto armë të merren nën kontroll, që të konfiskohen ato çka janë ilegale apo t’i legalizojnë ato që janë në zotërim të qytetarëve që të përdoren në mënyrë legale” thotë Stankoviq për Kosovo onlajn.
Ai sqaron se kohët e fundit me këto përqindje merren organizatat joqeveritare.
“Pas përqindjeve të KB kemi patur prej vitit 2017, përqindjen e institutit zvicerian për armë të vogla që në Sërbi dhe Mal të Zi për 100 banorë egzistojnë 39, 1 copë, ndërsa në Kosovë ky numër është 23, 8. Ndërsa dhe në republikat e tjera ish jugosllave gjithashtu numrat janë të larta” thotë Stankoviq.
Në bazë të këtij hulumtimi, Sërbia dhe Mali I Zi ndodhen në vend të tretë në botë pas SHBA dhe Armenisë.
“Tani këto përqindje po bazohen dhe në numrin e armëve legale apo ilegale dhe ato ndërkohë po pakësohen. Ne dimë të themi se në Sërbi prej ’Ribnikarit’ dhe ’Mlladenovcit’ e deri më sot numri i armëve legale është ulur dhe më duket se MPB bëri të ditur se janë dorrëzuar diku tek 200.000 copë armë zjarri” thotë Stankoviq.
Sipas fjalëve të këtij të fundit me ashpërsimin e normave ligjore, nuk shkohet domosdoshmërisht në parandalimin e tragjedive
“Ajo çka të çon deri në parandalim, janë rritja e sigurtë e dënimeve, nga mbartja e pasojave, se dikush që bën vepër penale me të vërtetë dënohet. Pra, institucionet funksionojnë siç duhet, që të pakësohet korrupsioni që thjesht nuk ka të paprekshëm” konkludon Stankoviq.
0 komentet