Të punësuarit në shëndetësi në veri të Kosovës: Jemi të shqetësuar dhe jo të qetë për pacientët dhe vendet e punës
Të punësuarit në institucionet shëndetësore në veri të Kosovës, pas protestës, mbajtur për rastin e bastisjes së mbrëmshme të pjesëtarëve të Policisë Kosovare në ambientet e sigurisë së QKS dhe Shtëpisë së Shëndetit në veri të Mitrovicës, i thanë Kosovo Onlajn se janë të shqetësuar dhe të brengosur për sigurinë e tyre, të pacientëve dhe vendeve të punës.
Pulmologu Millan Ivanoviq, i cili ishte në detyrë në momentin e bastisjes, theksoi se mes pacientëve dhe personelit shëndetësor, mbretëroi ankth i madh.
"Kjo është një tentativë e spastrimit tërësor etnik të sërbëve në këto vise. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe unik. Ne këtu jemi persona zyrtarë dhe nuk munden që ata të na dëbojnë këtej. Nëse jemi të bashkuar, as me ndihmën e njësive të tyre speciale, madje as me ndihmën e tradhtarëve vendas si Rashiq dhe të tjerë", theksoi Ivanoviq.
Një nga punonjëset mjekësore, Danijela Tomiq, tha se si pacientët ashtu edhe stafi ishin të frikësuar dhe të pasigurt.
"Ndjehemi të shqetësuar si ne dhe pacientët. Dhe sigurisht të frikësuar, sepse nuk ndihemi më aq të sigurt në vendin tonë të punës, ndërsa jemi këtu për pacientët. Pacientët e ndjenë këtë, të gjithë ndiheshin të shqetësuar, ne ishim aty gjatë gjithë kohës pranë tyre që ata të ndjeheshin të sigurt, por ishte mjaft e vështirë, sepse pyesin se çfarë të bëjnë më pas nëse vazhdojnë të bastisin kështu” tha ajo.
Pyetjes nëse mendon se është e mundur që sistemi shëndetësor të integrohet në atë kosovar dhe çfarë efekti do të ketë kjo tek pacientët dhe punonjësit, Tomiq është e sigurt: "Asnjë. Dhe ne shpresojmë që të mos vijë deri aty."
Svetlana Milloviq e punësuar në lavanderinë ku PK kreu më parë kontroll, thekson se është e shqetësuar për pacientët, por edhe për egzistencën e punonjësve dhe familjeve të tyre.
"Ndihemi të shqetësuar, kjo nuk është hera e parë që ata na bastisin. Jemi të shqetësuar për punët vendet tona të punës, për familjet tona, mbijetesën, pacientët... Ne përditë jetojmë me këtë", tha Milloviq.
Punonjësit e shëndetësisë të punësuar në QKS Mitrovica e Kosovës dhe në shtëpitë shëndetësore në katër komunat veriore, organizuan tubim proteste me rastin e bastisjes së mbrëmshme të pjesëtarëve të Policisë Kosovare në ambientet e sigurisë së QKS Mitrovica e Kosovës dhe Shtëpisë së Shëndetit të Mitrovicës së Kosovës. Punonjësit mbanin pankarta ku shkruhej: "Dëshirojmë të kurohemi lirshëm", "Mjekët tanë, pacientët tanë, QKS jonë", "Larg duart nga spitali", "Amerikë-reago, sërbët po zhduken" dhe "Europë, mbro të drejtat tona".
0 komentet