Vasilije Tomasheviq: Kam qenë shtrirë në autoambulancë nën efektet e qetësuesit kur policia na kërcënoi se nuk do na lëshonte

Vasilije Tomašević
Burim: Kosovo Online

Vasilije Tomasheviq nga Mitrovica e Veriut ka qenë i shtrirë në krevatin e autoambulancës të cilën policia kosovare po e mbante në Jarinjë për targat. Ai për Kosovo onlajn thotë se si pacient nën efektet e qetësuesit nuk ishte aspak e këndshme kur mësoi se kishte mundësi që mos të mbërrinte në spital.

Tomasheviq po kthehej nga koronarografia të cilën e kryejti në QKB Zvezdara në Beograd.

"Mëngjesin e një dite më parë kemi marrë udhën për në Beograd ku kam bërë koronarografinë. Në kthim policia në Jarinjë ndaloi autoambulancën me justifikimin se mjeti nuk mundet të hyjë në Kosovë. Na thanë se mjeti është i parregjistruar. Jam ndjerë jo mirë dhe ende nuk ndihem mirë pasi jam nën efektin e barnave dhe kur të thonë se nuk mundesh të kthehesh të vazhdosh kurimin në spitalin e qytetit, nuk është e njëjta gjë” ka thënë Tomasheviq.

Numër i madh sërbësh nga komuna në veri të Kosovës, kanë pasur në ditët e mëparshme probleme me kalimin e automjeteve në Bërnjak dhe Jarinjë, pasi atyre policia kosovare i ka paralajmëruar se nuk kanë më të drejtë të përdorin automjetet me targat KM, pas shtyrjes së  rregjistrimit të tyre pas 10 dhjetorit të vitit të kaluar.