Vuçeviq: Në shumë lokacione në Sërbi startoi stërvitja e ushtrisë dhe policisë “Përgjigja e përbashkët 2023“
Ministri i mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviq nënvizon se në shumë lokacione në Sërbi herët në mëngjes ka startuar stërvitja e përbashkët taktike me artileri “Përgjigja e përbashkët 2023“ në të cilën marrin pjesë forcat e Ushtrisë së Sërbisë dhe njësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme duke u stërvitur për egzekutime të operacioneve ofensive.
Në aktivitetin stërvitor asistojnë pjesë të Shtabit të Përgjithshëm Ushtrisë së Sërbisë, forcat tokësore, luftarake ajrore dhe sistemit mbrojtës kundërajror, komandat për stërvitje, brigada e 72 për operacionet speciale, brigada e 63 e parashutistëve, si dhe pjestare të njësisë speciale të antiterrorit, Xhandërmaria, njësia ndërhyrëse e helikopterëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes së Sërbisë.
Qëllimi i përgjithshëm i stërvitjes që po realizohet këtë javë dhe javës në vazhdim, është përmirësimi stërvitor dhe gatishmëria e forcave të ushtrisë dhe policisë për zgjidhjen e përbashkët të detyrave taktike dhe të zjarrit gjatë përgatitjes dhe egzekutimit të operacioneve luftarake.
Në fazën përgatitore, aktivitetet realizohen në lokacionet e njësive, ndërsa në fazën aktive, forcat e përbashkëta do të ushtrojnë operacione luftarake dhe operacione në terrene të përhershme dhe të përkohshme stërvitore. Në pjesën e fundit, udhëheqjes shtetërore dhe publikut do t'i tregohet një pjesë e aktiviteteve stërvitore në poligonin e përkohshëm "Peshter", si dhe trajnimi dhe pajisja e forcave të ushtrisë dhe policisë.
Si pjesë e përgatitjes për realizimin e aktiviteteve në terren, javën e kaluar u zhvillua stërvitja e shtab-komandës e mbështetur nga simulimet kompjuterike “Përgjigja 2023”, në kuadër të së cilës, në një mjedis të simuluar, u kontrollua egzekutimi i operacioneve të gatishmërisë së komandave stërvitore për planifikim.
Ushtrimet e përbashkëta taktike me artileri, paraqesin formën më komplekse të stërvitjes në Ushtrinë e Sërbisë. Realizimi i tyre përmirëson si aftësinë e komandave për të planifikuar operacionet dhe forcat komanduese, ashtu edhe aftësinë e njësive për të kryer operacione luftarake në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me formacionet e tjera.
0 komentet