FFS letër UEFA-s: Institucionet në Prishtinë frikësuese për sportistët sërbë, kërcënojnë me burg e arrestime

Fudbalski savez Srbije
Burim: FSS

Si rjedhojë e situatës së krijuar rishtazi dhe ndalimit të autoriteteve të Prishtinës për organizimin e ndeshjeve sportive në territorin e Kosovës, Federata e Futbollit të Sërbisë, i është drejtuar UEFA-s me një letër në të cilën theksohet se futbollistët sërbë, trajnerët dhe drejtuesit e klubeve të futbollit, ndihen të rrezikuar ashtu sikurse edhe e drejta e njeriut për punë dhe e drejta për t'u angazhuar në futboll, menaxhmentin e klubeve të futbollit, sportet dhe liria për t'u bashkuar me klubet sportive.

Letra me shënimin “urgjente” është publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Sërbisë (FSS), drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe sekretarit të përgjithshëm Teodor Teodoridis, e firmosur prej presidentit të FFS Dragan Xhajiq dhe sekretari i përgjithshëm Jovan Shurbatoviq.

"I respektuari zoti Çeferin, me shqetësim të madh Ju informojmë se institucionet e përkohshme të Prishtinës ditët e fundit kanë ndërmarrë presione ilegale dhe antinjerëzore në drejtim të klubeve të futbollit të cilat kanë vendodhjen e tyre në Krahinën Autonome të Kosovës e Metohisë ku anëtarët e të cilëve (futbollistët dhe drejtuesit) i përkasin kombësisë sërbe. Institucionet e përkohshme në Prishtinë, frikësojnë futbollistët dhe punëtorët sportivë të kombësisë sërbe në atë mënyrë të cilëve u ndalohen të stërviten në stadiumet e tyre apo të organizojnë ndeshje të karakterit lokal” thuhet në letër.

Nga FFS theksohet se "pjestarët e klubeve të futbollit nga Kosova, kërcënohen me arrestime dhe dënime me burg, nëse do të vijojnë procesin stërvitor apo dhe ndeshje në ligat lokale të kampionateve të butbollit".

Theksohet se një praktikë e tillë, është në kundërshtim me Kartën Europiane të Sportit të Këshillit të Europës dhe theksojnë se paraqet edhe shkelje të dispozitave të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.

“Ju lutemi përmes autoritetit tuaj dhe autoritetin e pozicionit që kryeni, të ndërmarrni veprime për të ndalur praktikën e përshkruar. Ju lutemi të n’a ndihmoni pasi duam të shmangim në kohë, përshkallëzimin e problemit dhe të dhunës së mundshme që mund të provokohen e shkaktohen nga lëvizjet ilegale të institucioneve të përkohshme në Prishtinë”, thuhet në letër.

Federata e Futbollit të Serbisë thekson se është duke ndjekur vazhdimisht zhvillimin e ngjarjeve dhe se gjithmonë do të qëndrojë pranë bashkatdhetarëve të saj në Kosovë.

“Nuk do të tërhiqemi nga angazhimi dhe aplikimi i të gjitha mjeteve ligjore që mundemi për të mbrojtur të drejtën e futbollistëve të kombësisë sërbe për t’u stërvitur dhe luajtur futboll në komunitetin lokal”, thuhet në deklaratë.