Uljareviq: Na mbërriti letra nga policia kosovare, na u ndalua ndeshja dhe stërvitja, do të na arrestonin nëse do të luanim

Mali fudbal - Leposavić
Burim: Facebook

Në Federatën e Futbollit të K&M, mbërriti njoftimi nga policia kosovare në të cilën thuhet se ndalohet organizimi i ndeshjes e cila nuk figuron të jetë nën patronazhin e e federatës së sportit të Prishtinës, ka konfirmuar për Kosovo onlajn, kryesuesi i FF të K&M Igor Uljareviq.

Ky i fundit zbuloi se pardje janë njoftuar verbalisht disa klube nga jugu, ndërsa dje është marrë njoftim me shkrim se nëse organizohet ndonjë ndeshje, apo dhe seanca stërvitore, policia do të sjellë “përgjegjësit” së bashku me prokurorinë. 

"Ndodhi incidenti kur hendbollistet e kategorisë më të re, luajtën ndeshje miqësore me ekipin e Mokra Gorës nga Zubin Potoku. Menjëherë të nesërmen, policia erdhi tek personi përgjegjës që organizoi këtë ndeshje dhe e kërcënoi se do t’a arrestonte nëse do të përsëritej diçka të tillë, apo nëse do të vazhdonte të stërviste fëmijët. Nuk e di se ku u ndalohet fëmijëve të luajnë sport, kjo duhet të jetë e ndarë nga politika. Kjo është forma më e madhe e diskriminimit. Sinqerisht, ne do të vazhdojmë të veprojmë në marrëveshje me FSF. Kemi shtyrë për këtë fundjavë ligën derisa të shohim se çfarë do të bëjmë dhe si do t’a bëjmë. Për sa i përket kategorive më të reja, ata vazhdojnë të stërviten, të paktën deri tani” ka thënë Uljareviq.