Vllajiq: Banorët e Leshkës dhe Drenit të cilëve i’u zaptua trualli, t’a apelojnë në Gjykatën e Lartë të Kosovës

Advokat Nebojša Vlajić
Burim: Kosovo Online

Avokati Nebojsha Vllajiq ka thënë se banorët e Leposaviqit toka e të cilëve është uzurpuar me vendim të qeverisë së Prishtinës përmes shpronësimit, t’a apelojnë atë në Gjykatën e Lartë të Kosovës.

Për Kosovo onlajn Vllajiq konfirmon se do të përfaqësojë banorët e komunës së Leposaviqit tokat e të cilëve qeveria në Prishtinë dëshiron t’ua rrëmbejë dhe të ndërtojnë bazë të re policore.

Ai theksoi se momentalisht ka prokurat dhe shton se ankesa do të dorrëzohet deri në fund të javës.

Qeveria në Prishtinë më 16 janar mori vendimin për shpronësimin e më shumë se 80 hektarëve tokë në komunën e Leposaviqit.

Përfaqësuesit e Listës Sërbe, kanë zhvilluar takim me pronarët e parcelave në të cilën u dakordësua se do të angazhohet një skuadër juristësh ku do të apelohet vendimi i paligjshëm që u rrëmben sërbëve tokat përmes dhunës ligjore dhe se për këtë, do të informohet Zyra e BE në Prishtinë, UNMIK, OSBE, KFOR dhe përfaqësuesit e Pesëshes.

Sot në rrugën që të çon nga aksi kryesor prej Leposaviqit në fshatin Zaselje të Leshkos dhe më tej në majën e kodrës ku sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës është kryer shpronësim i paligjshëm i tokës, filluan punimet në hapësirën e rrugës së fshatit përmes përdorimit të mjeteve të rënda.

Banorët e Drenit kanë thënë se pronat e tyre janë uzurpuar. Ata kanë vendosur të kalojnë natën në rrugë pranë vendit ku po kryhen punimet.