Petkoviq: Populli serb nga KdheM ka treguar edhe një herë se është besnik ndaj vendit të tij Serbisë
Drejtori i zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, tha se dje populli serb nga Kosova, duke votuar në numër të madh dhe përkundër pengesave të shumta nga Prishtina, tregoi se nuk ka forca apo pengesa që mund t'i ndalojnë ta mbështesin vendin e tyre Serbin dhe presidentit të tyre Aleksandar Vuçiq.
Petkoviq përmes një deklarate ka falënderuar bashkombasit e tij në Kosovë e Metohi për përpjekjet dhe sakrificat e tyre, sepse siç thotë ai, i kanë treguar gjithë botës se sa besnikë janë ndaj shtetit të tyre të vetëm Serbisë dhe sa kujdesen për Kosovën dhe Metohinë tonë.
Në të njëjtën kohë, siç thekson ai, mbështetja madhështore dhe bindëse për listën “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet” me më shumë se 73 për qind të mbështetjes është një tjetër dëshmi se serbët nga Kosova dhe Metohia mbështesin politikën shtetformuese të presidentit Vuçiq dhe se e njohin luftën e tij këmbëngulëse dhe të palëkundur për interesat kombëtare në Kosovë e Metohi.
“Në të njëjtën kohë, serbët dërguan një mesazh të qartë për të gjithë ata që i kujtojnë vetëm para zgjedhjeve, të mos bien në parulla boshe. Populli ynë nga Kosova dhe Metohia edhe një herë tregoi se së bashku, duke ruajtur unitetin, ne mund të jemi diga dhe mburoja më e fortë për të gjithë ata që duan ta prishin emrin dhe ekzistencën serbe në Kosovë e Metohi”, tha ai.
Ai vlerësoi se Albin Kurti, duke ia pamundësuar popullit serb që të ushtrojë të drejtën e votës në Kosovë dhe Metohi, sërish goditi të drejtat themelore njerëzore dhe qytetare serbë, të cilët i treguan qartë se vullneti dhe vendosmëria e tyre për të vendosur për të ardhmen është e pathyeshme.
"Dhe ky është një mesazh që duhet kuptuar mirë në Prishtinë dhe në bashkësinë ndërkombëtare. Shteti i Serbisë do të vazhdojë të mbështesë ekonomikisht popullin tonë në krahinë edhe më fuqishëm dhe të luftojë për paqen dhe sigurinë e tyre! Rroftë Serbia!", tha drejtori i Zyrës së Qeverisë.
komentet