Vuçiq: Ruajmë Kosovën pjesë përbërëse të Sërbisë, nuk japim atë që është jona

Aleksandar Vučić
Burim: Print Screen TV Vesti

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se vendin e presin presione të mëdha dhe probleme, pasi ruajmë Kosovën si pjesë përbërëse e vet dhe nuk dëshiron që të dorrëzojë atë çfarë i ka përkitur, i përket dhe do t’i përkasë përgjithmonë.

"Zgjedhjet në Sërbi nuk janë shaka. Përkundrazi, kurrë nuk kanë qenë më të rëndësishme dhe më serioze dhe kurrë nuk ka qenë e nevojshme kaq shumë përgjegjësi. Ndërsa këtë e them me të gjitha dijenitë se çfarë problemesh dhe presionesh na presin pasi ruajmë Kosovën si pjesë përbërese të Sërbisë. Sepse nuk duam të dorrëzojmë atë që është jona, çka na ka përkitur, çka n’a përket dhe do t’i përkasë Sërbisë”, ka thënë Vuçiq në fushatën elektorale të listës “Aleksandar Vuçiq-Sërbia nuk mund të ndalet” në Novi Sad.

Këto fjalë të tij u pasuan nga duartrokitje të mëdha dhe brohoritjet e tubuesve “Kosova është zemra e Sërbisë”.

Vuçiq shtoi se ky është një pjesë e gjithë presioneve që e presin Sërbinë, ndërsa për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe për gjëra të tjera, për të cilat siç tha, nevojitet shtet unik i fortë dhe politikë e njëjtë.

Ai shtoi se në të gjitha listat opozitare, synimi i vetëm i tyre është që atë t’a heqin nga pushteti, ndërsa nuk kanë politikë për asnjë çështje, pale më për Kosovën që nuk kanë.

"Për ta temë nuk është madje as Kosova, pasi të gjitha prioritetet janë të shembin Vuçiqin. Kjo është politika e tyre, nuk dinë as se çfarë do të bëjnë me Kosovën, me ekonominë tonë, me popullin e tyre” ka thënë Vuçiq.