Ambasada e Gjermanisë: Bërëm thirrje për trajtim të barabartë të të gjitha mediave

zastava_kosovo_nemacka
Burim: Kosovo Online

Pavarësisht vendimit të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (IPŽP) për të pranuar ankesën e paraqitur nga VIM INFO, themeluesi i portalit Kosovo Onlajn dhe për të anuluar vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që raportuesve të portalit tonë u mohohej akreditimi për ndjekjen e zgjedhjeve vendore, KQZ as sot një ditë pas mbajtjes së raundit të parë të zgjedhjeve, në dallim nga gazetarët e mediave të tjera, sërish nuk është shqyrtuar akreditimi i portalit tonë. 

Për rjedhojë, reporterëve tanë në dallim nga gazetarët e mediave të tjera, nuk janë lejuar as sot që të ndjekin numërimin e votave. 

Nga Ambasada e Gjermanisë ka ardhur përgjigja pas pyetjes sonë se përse Kosovo Onlajn si e vetmja media nga të gjitha në gjuhën sërbe nuk i është miratuar akreditimi për ndjekjen e zgjedhjeve, ata u përgjigjën: 

“Ambasada Gjermane e ka ndjekur me vëmendje akreditimin nga ana e KQZ. Kemi bërë thirrje për trajtim të barabartë për të gjitha mediat dhe respektojmë vendimin final të KAZ rreth akreditimeve”,thuhet në përgjigjen me shkrim nga Ambasada e Gjermanisë.