Banorët e Hoçës së Madhe: Shpresojmë në përmirësim dhe të qëndrojmë në vatrat tona

Meštani Velike Hoče
Burim: Kosovo Online

Banorët e Hoçës së Madhe, të cilët e kanë ushtruar detyrën e tyre qytetare dhe kanë dalë për të votuar, në një prononcim për Kosovo online kanë theksuar se presin që këto zgjedhje të jenë më të mira në periudhën e ardhshme dhe se do të qëndrojnë në vatrat e tyre.

Në Hoçën e Madhe, votuesit votuan në shkollën fillore "Svetozar Markoviq".

Jovan Gjuriçiq, i cili ka shfrytëzuar të drejtën e votës, thotë se pas këtyre zgjedhjeve pret të përmirësohet situata për popullin serb në Kosovë.

"Unë pres që të jetë shumë më mirë për të gjithë popullin e Kosovës dhe Metohisë, veçanërisht për pakicën kombëtare serbe, sepse besoj se ata kanë qenë pa të drejta në këtë periudhë të fundit. Unë sinqerisht shpresoj se me këto zgjedhje gjithçka do të bjerë në vend", thekson Gjuriçiq.

Ai shton se ka 80 vite që jeton në Kosovë dhe se dëshiron të qëndrojë dhe të jetojë me familjen në të ardhmen në këtë rajon.

“Unë pres përmirësim dhe që ne të qëndrojmë këtu. Nuk dua që ne të ikim nga këtu. Unë jam 80 vjeç. Nëse kam jetuar këtu për 80 vjet, do të jetoj ndoshta edhe 20 të tjera, me familjen time”, tha Gjuriçiq.

Zoran Iliq shpreson se gjërat do të përmirësohen pas këtyre zgjedhjeve.

"U bëftë më mirë, faleminderit Zotit dhe me ndihmën e Zotit për të gjithë, përfshirë edhe neve.Të gjithë jemi kalimtarë në këtë botë”, tha Iliq.

Në Hoçën e Madhe në listën zgjedhore janë të regjistruar 926 votues.