Votuesit në Graçanicë: Votimi është detyrë e jona qytetare
Votuesit e parë në Graçanicë kanë mbërritur herët në mëngjes në vendvotimet. Ata për Kosovo online thonë se votimi në zgjedhje është detyrë qytetare që duhet ta kryejnë të gjithë.
“Ne kemi ardhur për të përmbushur detyrën tonë qytetare. Shpresojmë për më të mirën”, tha një banore e Graçanicës.
Nemanja Mihajoviq thotë se ka votuar herët sepse ka obligime përpara.
“Është e diel, por gjithmonë ka punë për të bërë në shtëpi. Ne presim dhe shpresojmë gjithmonë për më mirë”, tha Mihajloviq.
Duke dashur të shmangë turmat, Momir Miciq ka ardhur më herët.
“Të shmangim turmat dhe të bëjmë detyrën tonë qytetare. Gjithçka varet nga fuqitë e mëdha, ne do të donim të ishte më e mira, por disa të tjera, të mëdha, diktojnë çfarë dhe si”, tha Miciq.
Sot në mëngjes ka votuar edhe Petar Gjorgjeviq.
“Unë pres që politikanët të fillojnë të merren me njerëzit dhe të bëjnë diçka konkrete për njerëzit që jetojnë këtu, jo vetëm për veten e tyre”, tha ai.
0 komentet