Banorët e Shtërpcës: Shpresojmë tek e ardhmja më e mirë

Në orët e mbasdites ka patur prezencë të dukshme në qendrat e votimit në Shkollën Fillore “Staja Markoviq” në Shtërpcë. Zgjedhësit për Kosovo onlajn thonë se pas zgjedhjeve shpresojnë në një të ardhme të mirë.
Banori i Shtërpcës Stanko Cvetkoviq pas votimit tha se shpreson në të ardhme të mirë.
“Presim që të jetë gjithçka mirë” ka thënë një tjetër banore e Shtërpcës.
Mirjana Nikoliq thotë se pret të nesërme më të mirë për popullin sërb.
“Pritshmëritë e mia janë që të jetë mirë për popullin sërb në Kosovë e Metohi” ka thënë Nikoliq.
“E drejta demokratike është që çdokush të votojë për kë të dojë. Pres që të fitojë më i miri” ka thënë një banor tjetër.
Dushan Mërgjinac thekson se pret që të vendoset paqja dhe që të gjithë të jetojnë në harmoni.
“Pres që të punojmë në pajtimin mes sërbëve dhe shqiptarëve pasi të gjithë së bashku jetojmë në këto vise” ka thënë Mërgjinac.
Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor Komunal në territorin e Komunës së Shtërpces deri në orën 15:00 kanë votuar 5053 zgjedhës, ose 39,2% të numrit të përgjithshëm të gjedhësve që figurojnë në listën zgjedhore.
0 komentet