Ellek dhe Simiq me kryekomunarët e Anëmoravës Kosovare: Bashkarisht deri në kushtet më të mira jetese për sërbët

Zlatan Elek, Igor Simić i predsednici opština Kosovskog Pomoravlja
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Listës Sërbe Zllatan Ellek dhe anëtari i Kryesisë së partisë Igor Simiq kanë biseduar sot me kryekomunarët e Ranillugut, Novo Bërdos, Partesh-Pasjanit dhe Kllokotit rreth sfidave, prioriteteve të përbashkëta dhe hapave konkrete për përmirësimin e jetës së popullit sërb në Anëmoravën Kosovare.

Mikpritëse e takimit ka qenë kryekomunarja e Ranillugut Tanja Antiq, ndërsa në takim morën pjesë kryekomunarët e Novo Bërdos Sasha Millosheviq, i Parteshit Dragan Petkoviq dhe i Kllokotit Bozhidar Dejanoviq.

Sikurse informoi gazetarët anëtari i Kryesisë së Listës Sërbe Igor Simiq, në takim është folur për problemet e popullit sërb dhe përmirësimit të kushteve të jetesës së sërbëve në Anëmoravën Kosovare.

“Biseduam për problemet e popullit tonë dhe nevojës që me forca të bashkuara të operojmë për të përmirësuar kushtet në të cilat jeton, por dhe për vendet e punës, përmirësimin e statusit social të popullit sërb“, tha Simiq.

Ky i fundit tha se pa mbështetjen e Sërbisë, populli sërb nuk do të mbijetonte në hapësirën e Kosovës.

“Në këtë kuptim, do t’u japim nxitje të veçantë të gjithëve, jo vetëm kur diskutohet sektori privat apo publik, që të punësojmë sa më shumë të rinj dhe si ata të qëndrojnë në këto vise dhe të ardhmen t’a planifikojnë në Anëmoravën Kosovare, por dhe në mbarë Kosovën“, tha Simiq.

Kryekomunarja e Ranillugut Tanja Antiq shprehu kënaqësinë që sot ftoi lidershipin e Listës Sërbe dhe kolegët e komunave të tjera të Anëmoravës Kosovare.

“Biseduam për bashkëpunimin mes nesh, si të plotësojmë, të forcojmë ekonomikisht katër komunat tona në periudhën e ardhshme, të investojmë në infrastrukturë, shkolla, spitale. Që popullsinë tonë t’a fuqizojmë edhe më ekonomikisht. Shpresoj që do të vijnë kohë më të mira për komunat në jug të Ibrit” tha Antiq.