Lista Sërbe: Rashiq abuzon institucionet dhe blen vota në prag të zgjedhjeve

Srpska lista
Burim: Kosovo Online

Lista Sërbe sot ka deklaruar se qytetarët me rastin e dhënies së subvencioneve nga Ministria për Komunitetet dhe Kthim në krye të së cilës është Nenad Rashiq, shpërndan dhe fletë votimi ku sikurse bëhet e ditur, paraqet provë për abuzim të institucioneve për blerje votash për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare.

“Duke parë uebsajtin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, mund të gjeni lajme rreth dhënies së subvencioneve individuale nga kjo Ministri dhe në foto tregohet qartë se së bashku me dhënien e kontratës, qytetarëve u shpërndahen dhe materiale zgjedhore në formën e fletës së votimit, ndërsa gjithçka u bë në ambientet zyrtare të kësaj Ministrie nga ana e zotit Igor Rashiq, vëllai i Nenad Rashiqit. Përkatësisht, duke shqyrtuar me kujdes fotot, mund të shikoni se së bashku me kontratën e subvencionit, qytetarëve i’u dorrëzua dhe kopje e fletës së votimit çka paraqet provë e abuzimit të institucioneve për blerje votash në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare, çka është kundër ligjit”, theksohet prej Listës Sërbe në deklaratë në të cilën në Instagram është shfaqur dhe video e dhënies së subvencionit.

Shtojnë se lajmi u publikua katër ditë më parë në uebsajtin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim çka do të thotë se materiali propagandistik është shpërndarë brenda institucionit edhe para nisjes zyrtare të fushatës.

Ndaj u bëhet thirrje autoriteteve kompetente të reagojnë urgjentisht dhe të proçesojnë në përputhje me ligjin përgjegjësit.

Kujtojnë se Neni 4 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme thotë se është rreptësisht e ndaluar të përdoren zyrat publike, burimet apo personat e çdo institucioni në nivel qëndror apo vendor me synim mbështetjen e subjektit politik në zgjedhje, ndërsa Neni 36 thotë se “personi që ushtron detyrë publike, i zgjedhur apo i emëruar, nuk mund të shfrytëzojë atë detyrë apo ndonjë pjesë të saj me qëllim fitimin e votave”.

“Asnjë nga burimet e cilido institucioni të administratës publike, qoftë në nivel qëndror apo vendor, apo të ndonjë ndërmarrjeje në pronësi ose nën kontroll nga autoritetet qëndrore ose vendore, nuk mund të përdoret apo të vendoset në mbështetje të ndonjë subjekti politik në zgjedhje. Asnjë subjekt politik gjatë periudhës së fushatës zgjedhore nuk inkurajon ose përfiton nga zyrtari publik duke përdorur pozitën e vet publike për të zhvilluar fushatën e subjektit politik. Me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj, burimet e institucioneve apo organeve publike në nivel qëndror apo vendor, ose të çdo lloji tjetër institucioni publik, nuk mund të përdoren apo të vendosen në mbështetje të subjekteve politike në zgjedhje” citon Lista Sërbe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.