Ellek: Lista Sërbe fitoi 90% të votave në zonat sërbe dhe të 10 mandatet

Zlatan Elek
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Listës Sërbe Zllatan Ellek shpalli fitoren e kësaj partie në zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme dhe tha se sipas rezultateve paraprake në bazë të votave nga zonat sërbe, kjo parti ka fituar 90% të votave dhe 10 vende deputetësh. U shpreh se në raport me rezultatet e shkurtit, Lista Sërbe ka 3.000 vota më shumë.

“Do të doja të falenderoja popullin sërb në territoriin e Kosovës dhe Metohisë i cili tregoi unitet, kuvendim dhe ka qenë me Sërbinë e vet dhe që i dha Listës Sërbe 90% të votave, theksoi Ellek në konferencën për gazetarët.

Ellek tha se po të krahasohen me rezultatet e shkurtit, Lista Sërbe ka marrë 3.000 vota më shumë.

“Përsa i përket zonave sërbe, Lista Sërbe ka marrë 41.850 vota, ndërsa Nenad Rashiq 3.840, çka do të thotë momentalisht se në duart e popullit sërb janë të 10 mandatet” ka thënë Ellek.

Ai informoi dhe rezultatet paraprake sipas komunave ku populli sërb është shumicë.

Kështu, Lista Sërbe në Mitrovicën e Veriut mori 5.220 vota, ndërsa partia e Nenad Rashiqit 203, ndërsa raporti i votave në Zveçan është 3.330 për Listën Sërbe me 69 vota që ka marrë Partia për Liri, Drejtësi dhe Egzistencë e Nenad Rashiqit.

Për Listën Sërbe në Lleposaviq kanë votuar 5.791 zgjedhës, ndërsa për partinë e Nenad Rashiqit 496, ndërsa në Zubin Potok, Lista Sërbe mori 2.891 vota, ndërsa për Lirinë, Drejtësinë dhe Egzistencë-53 vota.

Në Graçanicë raporti i votave është 6,562 kundrejt 1,182 votave në favor të Listës Sërbe dhe në Shtërpcë ndryshimi është edhe më i madh-4,245 kundrejt 296 votave.

Kur është fjala për Novo Bërdon, në këtë komunë Lista Sërbe ka fituar 3.178 vota, ndërsa për Liri e Drejtësi e Egzistencë 104 vota.

Në Kllokot 914 zgjedhës i dhanë votë Listës Sërbe, ndërsa 164 për Liri e Drejtësi e Egzistencë.

Për Listën Sërbe në Partesh votuan 1.708 zgjedhës, ndërsa për partinë e Nenad Rashiqit 155, ndërsa në Ranillug Lista Sërbe mori 2.176 vota përkundrejt 300 që mori Liri e Drejtësi e Egzistencë.

“Fituam në të 10 komunat në të cilat Lista Sërbe ka kryekomunarët dhe 2/3 në kuvendet komunale” ka thënë Ellek.

Ky i fundit tha se pavarësisht suksesit të zgjedhjeve të shkurtit, në bazë të të dhënave që kemi, Albin Kurti sërish e ndihmoi Nenad Rashiqin në fitoren e një numri të caktuar votash, ku duhet të priten rezultatet finale nga KQZ që do të konfirmojë numrin e mandateve të fituara.

Në këtë kuptim, tha se Rashiq në Prizren ku jetojnë dhjetëra sërbë, në zonat e “pastra” shqiptare, mori 332 vota.

E njëjta gjë dhe në Gjakovë ku mori 52 vota, në Ferizaj mori 33 vota, apo dhe në Komunën e Hanit të Elezit ku për Rashiqin votuan 17 zgjedhës, ndonëse aty nuk ka sërbë.

Ellek përmendi se në qendrat e votimit në të cilat Rashiq fitoi vota, Lista Sërbe nuk pati kontrollorët e vet në proçesin zgjedhor.

Edhe një herë Ellek falenderoi të gjithë që sot votuan për Listën Sërbe.

“Faleminderit mbështetësve tanë, simpatizantëve dhe mirënjohja më e madhe i takon Aleksandar Vuçiqit dhe Sërbisë sonë e cila na mbështeti”, shtoi Ellek.

Anëtari i Kryesisë së Listës Sërbe Igor Simiq përmendi se pritet ende numërimi i votave të kushtëzuara ku janë më shumë se 1000 të tilla dhe se fjala është kryesisht për votat e sërbëve të zhvendosur, të cilat po numërohen ende, ndaj të gjitha rezultatet duhet të shikohen si paraprake.