KQZ: Ndryshimet në listat e zgjedhësve janë të lidhura me aktivizimin e sistemit të adresave

CIK
Burim: Kosovo Online

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve theksoi se përbërja e listës së zgjedhësve për secilën komunë në zgjedhjet e ardhshme vendore të 12 tetorit, është proces i rregulluar me ligj dhe akte nënligjore. Sipas KQZ, ndryshimet në lidhje me listat e zgjedhësve, kanë të bëjnë me aktivizimin e sistemit të adresave nga ana e Agjencisë së Regjistrit Civil dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Për rastin e thënieve të mediave që një numër i madh zgjedhësish nga Prishtina janë transferuar në listën e Graçanicës, KQZ duke e konsideruar se nevojitet të sqarohet situata, në deklaratën për Kosovo Onlajn, theksohet se vendosja e listës së votuesve për secilën komunë në Kosovë, është një proces i rregulluar me ligj dhe akte nënligjore.

"Pas raportimeve në media në lidhje me përpilimin e Listës së zgjedhësve dhe shpërndarjen e zgjedhësve sipas Qendrave të Votimit për Zgjedhjet Vendore 12 tetorit 2025, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve beson se është i nevojshëm sqarimi i kësaj situate. Sipas informacioneve të publikuara, qytetarë të ndryshëm, të cilët në proceset e kaluara zgjedhore kanë votuar në një komunë të caktuar dhe kësaj here kanë vënë re se do të votojnë në një komunë tjetër, KQZ sqaron se përpilimi i Listës së zgjedhësve për secilën komunë në Republikën e Kosovës, është proçes i rregulluar me ligj dhe akte nënligjore", theksohet nga KQZ.

Sikurse shtojnë, për disa vite raportet vjetore rreth punës së KQZ, kanë theksuar rëndësinë e integrimit të sistemit unik adresash në Regjistrin Qendror Civil, përmes të cilit do të ishte e mundur shpërndarja e votuesve sa më afër vendbanimit të tyre, sikurse përcaktohet nga ligji për zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas KQZ, ndryshime të caktuara në listat e zgjedhësve, janë pasqyrim i aktivizimit të sistemit të adresave që nisi në tetor të vitit të kaluar, çka çoi deri në përcaktimin e vendit të votimit sipas adresës së vendbanimit të qytetarëve dhe kjo, shtojnë, ndikoi në mjaft komuna në Kosovë.

"Në bazë të Ligjit Nr. 08/L-228 për zgjedhjet e përgjithshme, KQZ menaxhon dhe përditëson listën e zgjedhësve në bazë të të dhënave të sakta dhe nga Regjistri Qëndror Civil. Në këtë proçes, lista pastrohet sistematikisht nga personat që kanë vdekur, ose kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Ndryshimet e vërrejtura janë të lidhura me aktivizimin e sistemit të adresave nga Agjencia për Regjistrim Civil dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës, e nisi në tetor të vitit 2024. Ky proces u reflektua natyrshëm në përcaktimin e Qendrës së Votuesve sipas adresës së banimit të secilit qytetar dhe kjo ndikoi në një sërë komunash në Republikën e Kosovës", tha KQZ.