Lista Sërbe: KQZ vendosi sërish në dëmin tonë, sërish do t’a ankimojmë

Srpska lista
Burim: Kosovo Online

Lista Sërbe deklaron se Komisioni Qëndror Zgjedhor sot sërish mori vendimin në dëm të kësaj partie në lidhje me komisionet zgjedhore për të cilën tha se sërish do t’a ankimojë.

“Pas anulimit të vendimit të paligjshëm dhe të falsifikuar të KQZ rreth komisioneve zgjedhore, nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresime, Komisioni u urdhërua të miratojë vendim të ri në përputhje me aktet ligjore, KQZ mbajti sot mbledhjen dhe mori sërish vendim të paligjshëm në dëm të Listës Sërbe dhe me shkelje të qartë të rregullave zgjedhore dhe favorizim ndaj partisë së të preferuarit të Kurtit, Nenad Rashiq. Lista Sërbe ndaj saj do të ankohet” bëhet e ditur në njoftimin e Listës Sërbe.

Thuhet se e tillë dhunë institucionale dhe ligjore është reflektim i politikës antisërbe të regjimit në Prishtinë, nën udhëheqjen e Albin Kurtit, i cili, theksojnë, shkel të gjitha aktet ligjore për të penguar popullin sërb të zgjedhë përfaqësuesit e vet, pra të pengohet që Lista Sërbe që të mbajë në duart e popullit sërb të 10 mandatet në parlamentin e Prishtinës.

“Ndonëse e kuptojmë dashurinë e zbuluar të Albin Kurtit ndaj Nenad Rashiqit dhe urrejtjen që të dy ndjejnë ndaj Listës Sërbe dhe gjithçka sërbe, nuk do të lejojmë që me shkeljen e ligjeve, manipulimeve, inxhinierisë zgjedhore dhe veprimeve të papranueshme, Kurti të fitojë mandate të deputetëve sërbë përmes shërbëtorëve të tij të cilët fatkeqësisht vijnë edhe nga radhët e popullit sërb” shtohet në Listën Sërbe.