Lista Sërbe: Kurti pranoi se dha urdhër që KQZ të n’a ndalonte pjesmarrjen në zgjedhje
Lista Sërbe deklaroi se Albin Kurti në konferencën për mediat pranoi publikisht se vetë personalisht i dha urdhër antiligjor Komisionit Qëndror Zgjedhor që kësaj partie t’i ndalohej pjesmarrja në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Këtë, shtohet, e konfirmoi para tij direkt dhe Vjosa Osmani.
Sikurse bëhet e ditur në deklaratë, Kurti urdhëroi pamëdyshje tentativën për eliminimin e Listës Sërbe në zgjedhje, i vetëdijshëm se është mburoja më e fortë që mbron interesat e popullit sërb në këto hapësira dhe se nuk mund t’a mposht me asgjë dhe në parlament “të instalojë shërbëtorët e tij”.
“Kurti publikisht para të gjithëve, tregoi sesa i gatshëm është në luftën ndaj Listës Sërbe dhe popullit sërb shkon dhe kundër kushtetutës dhe ligjeve të miratuara në Prishtinë duke konfirmuar kështu atë që të gjithë e dimë mirë, se regjimi i tij nuk di gjë për demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, as ligjshmërinë... por di shumë mirë për autokracinë, diktaturën, korrupsionin dhe anarkinë", thuhet në Listën Sërbe.
Thuhet dhe se fjalimi i sotëm para mediave është dëshmi që Kurti nuk do të zgjedhë asnjë mjet në përballjen e tij me sërbët në Kosovë.
“Tentativat e pabaza për kriminalizimin e Listës Sërbe dhe shpikjen e disa skenarëve fantastiko-shkencor janë dëshmi më shumë që Kurti nuk do të zgjedhë mjet në përballjen me partinë tonë dhe popullin sërb dhe do të përdorë edhe gënjeshtrat më të ashpra”, shtohet në deklaratë.
Lista Sërbe kujton dhe se përfaqësuesit e SHBA kanë thënë qartë se nuk ka asnjë bazë apo provë për akuzat ndaj sërbëve dhe Sërbisë për sulmin në kanalin Ibër-Lepenc, sikurse dhe FBI është përfshirë në hetim.
“Ndaj mezi presim të shikojmë rezultatet e hetimit që Prishtina ka sabotuar prej fillimit” thekson Lista Sërbe.
Thonë dhe se ata Kurti nuk i frikëson, por që gëzohen që i njohu si kundërshtarin e vetëm të shtypjes së sërbëve dhe përpjekjes për të hequr të drejtën e popullit sërb dhe si mburojë që lufton për ruajtjen e popullit sërb në këto hapësira.
“Sulmi i tij histerik ndaj Listës Sërbe, direkt apo përmes fillestarëve të tij është dëshmia më e madhe e korrektësisë së vendimit tonë për të marrë pjesë në këto zgjedhje, për të mbledhur popullin sërb nën një flamur dhe me të gjitha mjetet demokratike dhe politike të kundërshtojmë shtypjen dhe terrorin ndaj popullit sërb” bëhet e ditur nga Lista Sërbe.
Kjo e fundit beson se deklarata e tij “më në fund do t’i çelë sytë” dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë:
“Që Kurti është shovinist dhe ekstremist lakuriq, i cili kurrë nuk do të jetë i gatshëm të respektojë të drejtat e njeriut dhe vlerat multietnike në Kosovë e Metohi”.
0 komentet