Macut: Zgjedhjet vendore në Kosovë kanë rëndësi të madhe për sërbët që jetojnë aty

Đuro Macut
Burim: Vlada Srbije/Slobodan Miljević

Kryetari i Qeverisë së Sërbisë prof. dr Gjuro Macut është shprehur se zgjedhjet vendore në Kosovë, kanë rëndësi të madhe për popullin sërb që jeton aty dhe u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më shumë në numër në zgjedhje duke shprehur pritshmëri se do të jetë i respektueshëm vullneti i qytetarëve.

“Zgjedhjet e sotme vendore në Kosovë e Metohi kanë rëndësi të madhe për popullin tonë që jeton aty por dhe për të gjithë ne” ka thënë Macut në Instagram.

Ai shprehu pritshmëritë se do të respektohet vullneti i qytetarëve shprehur në mënyrë të lirë e demokratike.

“Ndoshta për herë të parë në shumë vite të fundit, egziston shans real që të shkohet deri në verifikimin e vullnetit të sërbëve që jetojnë në Kosovë e Metohi, që më në fund të vendoset autonomia e tyre në përputhje me marrëveshjet e hershme të arritura në Bruksel”, ka thënë Macut.

Ky i fundit tha se Qeveria e Sërbisë ngelet e përkushtuar tek dialogu, paqja dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve institucionalisht nën mbështetjen e plotë të së drejtës dhe interesave të popullit sërb.

“Kjo është rruga e vetme që të çon drejt stabilitetit të përhershëm dhe së ardhmes në të cilën sërbët në Kosovë e Metohi mund të jetojnë të lirë dhe me dinjitet. Ndaj, u bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje sa më shumë në numër dhe apelojmë që të sigurohet ditë e qetë zgjedhore” ka thënë Macut.