Ristovski: Sërbët e Kosovës janë ruajtës të zjarrit dhe vatrave sërbe

Lazar Ristovski
Burim: Kosovo Online

Aktori i njohur, regjizori dhe producenti Llazar Ristovski ka theksuar gjatë vizitës në Kosovë se sërbët e kësaj treve janë ruajtës të vërtetë të vatrave sërbe dhe “vatrës së sërbizmit”, duke theksuar në nevojshmërinë e unitetit të popullit sërb.

“Kam shumë kohë pa qenë në Kosovë e Metohi, për ndonjë aktivitet. Jam i nderuar që jam sot këtu, sepse ju, sërbët e K&M, besoj se jeni ruajtës të zjarrit dhe të vatrës sërbe, kudo që të jenë sërbët. Ndaj përkulem thellë. Mendoj se të gjithë sërbët në botë duhet të heqin kapelet dhe të përkulen para jush në K&M" tha Ristovski për Kosovo Onlajn.

Duke folur për dallimet mes Beogradit dhe Kosovës, thotë se kryeqyteti i Sërbisë “ngelet hipokrit dhe i mbyllur në vetvete”, ndërsa sërbët në Kosovë udhëheqin luftë të vërtetë për mbijetesë.

“Bravo ju qoftë për energjinë dhe mënyrën për të cilën luftoni për veten, tokat sërbe dhe mbijetesën këtu. Kjo është për t’u respektuar. Beogradasit dhe sërbët nga pjesë të tjera të Sërbisë duhet të vijnë shpesh dhe të shikojnë se çfarë do të thotë luftë e vërtetë për sërbizmin” tha Ristovski.

Ai foli për nevojën për unitet të popullit sërb në Kosovë dhe ftoi për t’i dhënë mbështetje Listës Sërbe.

“Fatkeqësisht, egzistojnë lista të tjera që qëndrojnë disa sërbë. Por u them-nëse janë në dilemë tani, le t’a lëshojnë dorën dhe stilolapsin dhe do të dinë t’a rrumbullakosin tek Lista Sërbe” përfundoi Ristovski.