Forca simbolike e Pashkës më e forta në Kosovë e Metohi
Pashka për mbarë sërbët ortodoksë është festa e shenjtë më e madhe, por fuqia simbolike e saj askund nuk mund të ndjehet si në Kosovë e Metohi ku në ditët festive mbarë populli i bashkon besimi për atë që e pamundura është e mundur. Dhe shumë të zhvendosur nga krahina jonë jugore e kalojnë festën me shpresën e përtërirë se do të kthehen aty ku i rreh zemra.
Megjithatë, ka një sërë arsyesh përse shkalla e kthimit të personave të zhvendosur në K&M është më e ulëta në krahasim me të gjitha zonat moderne të pasluftës, ndërsa vullneti dhe gatishmëria e njerëzve për t'u kthyer në vatrat e tyre nuk është një prej tyre.
Sigurisht pengesa e parë dhe më e madhja për t'u rikthyer, është se nuk egzistojnë për një gjë të tillë parakushte sigurie. Vetëm për të moshuarën trime Rumena Ljubiq në qendër të Pejës dhe fatkeqësitë e saj mund të shkruhet një histori e tërë e golgotës humane.
Të kthyerit e organizuar me vullnetin e tyre, sulmohen vazhdimisht dhe si rregull, një praktikë e tillë nuk dënohet, çka vërteton se ka një veprim sistematik të Prishtinës për ngrirjen e pasojave të spastrimit etnik të kryer ndaj popullit sërb.
Fenomen i ngjashëm është abuzimi i gjyqësorit si instrument frikësimi, pasi të kthyerit ndeshen me mosmarrëveshje të pafundme pronësie, arrestime për krime të supozuara dhe një sërë masash pseudo-ligjore që në thelb nuk janë gjë tjetër veçse ngacmim në baza etnike e fetare.
Arsyeja e dytë është se nuk mund të ketë një kthim të qëndrueshëm pa përmbushur supozimet themelore sociale. Njerëzit nuk mund të mbijetojnë pa mjete jetese dhe akses në kujdesin shëndetësor apo arsim, kjo nëse flasim për familje të kthyera me fëmijë. Për këtë është arsyeja përse kthimi është më realist dhe më i arritshëm në zonat ku sërbët janë shumicë dhe ku shteti i Sërbisë ka instrumente të forta për të ndihmuar në krijimin e këtyre kushteve.
Nga kjo ide logjike elementare është dhe ideja e të kthyerve në vendbanimin e "Luginës së Diellit" në Zveçan, ku përmbush të gjitha kërkesat e sigurisë, ekonomike e sociale për jetën e njerëzve. Deri më sot aty janë ndërtuar 118 objekte banimi me gjithsej 289 njësi banimi dhe objekte të tjera publike.
Pikërisht falë përpjekjeve të shtetit tonë nga viti 2014 deri në vitin 2023, janë ndërtuar 4342 njësi banimi, të rindërtuara dhe të përshtatura për nevojat e kujdesit për banim për popullatën vulnerabël nga K&M, në mesin e tyre një numër i konsiderueshëm i të kthyerve.
Për vite me radhë, Zyra për K&M, ka bërë përpjekje të mëdha për të ndihmuar njerëzit që, duke sfiduar të gjitha fatkeqësitë dhe sfidat, vendosën të ktheheshin. Vetëm prej vitit 2014 deri në vitin 2023, familjeve të kthyera u është dhënë ndihma financiare me vlerë prej 362 milionë dinarësh. Kur kësaj i shtohet puna për forcimin e ekonomive bujqësore, investimet në arsim dhe shëndetësi dhe përfitime të tjera të shumta, shihet qartë se për Sërbinë kthimi i të shpërngulurve në K&M nuk ka qenë kurrë një qëllim për të cilin nuk i’a vlen të luftohet.
Sponsorët ndërkombëtarë të separatistëve në Prishtinë flasin për fëmijën e tyre si demokracinë më të re europiane, duke bërë sikur nuk e shikojnë se retrograditeti dhe mizoria e kësaj shoqërie, reflektohet pikërisht në qëndrimin e saj ndaj sërbëve të kthyer. Procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, përveçse ka dimension politik dhe ekonomik, për të qenë i suksesshëm duhet të ketë edhe fytyrën e vet njerëzore. Dhe dimensioni njerëzor i normalizimit nënkupton ndalimin e praktikës së frikësimit dhe sulmeve ndaj njerëzve vetëm për shkak se janë të një kombësie dhe feje tjetër-kështu që duhet të përfshijë pajtimin në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nuk jam i sigurtë se kjo është e mundur në momentin kur konkurrimi në ekstremizëm, vazhdon të jetë sporti i preferuar i politikanëve në Prishtinë, por politika është një proces i gjallë dhe kufijtë e të mundshmes po shtyhen vazhdimisht.
Dhe për këtë si Pashkët shtyjnë kufijtë e asaj që është e mundur dhe përfaqëson fitoren e jetës së përjetshme mbi asgjënë edhe përfshirja jonë në procesin e normalizimit shoqërohet me besimin se njerëzimi dhe drejtësia, janë vlera universale njerëzore dhe se bashkëpunimi është parimi që fiton ndaj armiqësisë.
Dhe me këtë rast, duke u uruar festën të gjithë të kthyerve dhe të shpërngulurve tanë, theksoj se Sërbia nuk i ka harruar dhe se do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’i ndihmuar ata që janë kthyer në shtëpitë e tyre, apo dhe ata që dëshirojnë. për t’a bërë këtë-për të strehuar kandilat në mbarë Kosovën e Metohinë tonë që të shkëlqejnë nën lavdinë e tyre të hershme.
Shkruar nga: Petar Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovë e Metohi
komentet