“Ballkani i Hapur” konsolidon paqen në rajon dhe kontribuon në rritjen ekonomike të vendeve anëtare
"Ballkani i Hapur" është iniciativë vizionare e presidentit të Republikës së Sërbisë Aleksandar Vuçiq që për vendet anëtare është mjaft e rëndësishme si në planin politik ashtu dhe në atë ekonomik. Rëndësia e iniciativës reflektohet në forcimin e bashkëpunimit rajonal, integrimin e mëtejshëm në një zonë të vetme ekonomike, rritjen ekonomike të vendeve anëtare, por edhe forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Nisma do të lehtësojë biznesin midis vendeve falë fluksit të avancuar të mallrave dhe shërbimeve, krijimit të një tregu unik të punës dhe kushteve më të mira biznesi për kompanitë, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të çojnë në zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe forcimin e ekonomive tona, çka do të pasqyrohet në rritjen e rajonit në tërësi në një standard më të lartë jetese për të gjithë qytetarët.
Integrimi ekonomik i rajonit duhet të sjellë krijimin e një hapësire unike ekonomike, ku do të tërheqë investime afatgjata në degët e ekonomisë që kanë vlerë të shtuar ku do të rezultonte me një fluks më të madh investimesh, përmirësim të aktivitetit sipërmarrës, tregti dhe çelje të vendeve të reja të punës. Marrëveshjet të cilat janë nënshkruar në kuadër të iniciativës së “Ballkanit të Hapur” janë zgjidhje për çështje të rëndësishme për ekonominë dhe qytetarët. Kjo është mjaft e rëndësishme sot në kohën e krizës globale pasi bashkëpunimi është i nevojshëm kur punohet rreth çështjeve të rëndësishme që janë në interes të vendit tonë dhe rajonit në tërësi.
Falë kësaj iniciative kemi krijuar akses dhe lirshmëri në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor qëllim i të cilës është mundësia për punësim në të tre vendet pa patur nevojë për leje pune. Gjithashtu, vendosja e korsive të shpejta në pikat kufitare, lehtësojnë biznesin dhe ekonominë duke avancuar qarkullimin e mallrave. Synimi ynë është që kamionët të mos presin me orë të tëra në kufi, por të gjitha procedurat e nevojshme, të realizohen me shpejtësi dhe efikasitet, çka është një tjetër mënyrë që ndikon në përmirësimin e mjedisit ekonomik.
Si pjesë e nismës, ne kemi marrëveshje të tjera, të cilat i referohen, për shembull, bashkëpunimit në fushën veterinare, fitosanitare, sigurisë ushqimore dhe ushqimit të kafshëve në Ballkanin Perëndimor, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe reduktimin e kohës së qëndrimit të mallrave për shkak të zbatimit të procedurave kufitare gjatë eksport-importit dhe tranzitit të tyre. Shumë e rëndësishme është edhe Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave akademike në arsimin e lartë, e cila do të lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e njohjes reciproke të tyre mes shteteve nënshkruese.
Për mua, si ministër i financave, është veçanërisht i rëndësishëm memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin e administratave tatimore të Ballkanit Perëndimor dhe qëllimi ynë i përbashkët, është përparimi dhe modernizimi i punës së administratave tatimore, shkëmbimi i përvojave dhe përmirësimin e punës për parandalimin, zbulimin dhe zhdukjen e evazionit fiskal në rajon.
Duhet të theksoj se megjithëse rezultatet e bashkëpunimit, si iniciativa e “Ballkanit të Hapur”, janë të dukshme, gjithmonë ka vend që ato të jenë edhe më të mira dhe besoj se në të ardhmen bashkëpunimi do të arrijë një nivel edhe më të lartë.
Zbatimi i masave të ndryshme të parashikuara në marrëveshjet e nënshkruara, do të sjellë para së gjithash rezultate të qarta dhe konkrete të cilat do të jenë të dukshme për qytetarët tanë, kompanitë tona, në qarkullimin e një fluksi më të lartë mallrash dhe njerëzve duke reduktuar kostot e biznesit dhe rritjen e konkurrencës së kompanive vendase apo të huaja. E gjithë kjo do të kontribuojë në një zhvillimin të shpejtë e të qëndrueshëm të ekonomive tona.
Shkruar nga Sinisha Mali, nënkryetar i qeverisë së Sërbisë dhe ministër i financave.
komentet