Vuçiq: Nisma “Ballkani i Hapur” është e ardhmja
President i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte se e konsideron “Ballkanin e Hapur” si të ardhme dhe shtoi se ka shumë më tepër pasion për të sesa për BE-në, për të cilën beson se Serbia duhet të qëndrojë në atë rrugë pavarësisht presioneve dhe gjithçkaje tjetër.
Vuçiq ka theksuar se “Ballkani i Hapur” e ka iniciuar atë sepse beson se është e nevojshme që dy kombet më të mëdha në Ballkan, shqiptarët dhe serbët, të bashkëpunojnë.
“Duhet të jetojmë me njëri-tjetrin ose pranë njëri-tjetrit. Kryeministrin shqiptar Edi Rama e gjeta rastësisht dhe ai mua, për të bërë takimin e parë, ndaj më sulmuan për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, shpjegoi ai.
Vuçiq shtoi se, ndonëse ka më shumë pasion për “Ballkanin e Hapur”, nuk mund të udhëhiqet nga emocionet dhe të dëbojë përfaqësuesit e BE-së nga zyra e tij, sepse Bashkimi është shumë i rëndësishëm.
Vuçiq ka theksuar se ka dhjetëra shqiptarë nga Kosova me të cilët flet për politikën dhe për të gjitha dallimet mes dy kombeve, por kjo nuk do të thotë se do t'i harrojë ndonjëherë interesat kombëtare.
0 komentet