Beogradi angazhon lobista në SHBA: Përse është e rëndësishmë që pikërisht tani zëri sërb dëgjohet dhe në Kapitol?

Kongres SAD
Burim: N1 Info

Angazhimi i dy shtëpive lobuese për të përfaqësuar interesat e Sërbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vjen në momentin kyç të komplikimit të krizës së shkaktuar prej autoriteteve të Prishtinës në veri të Kosovës, besojnë bashkëbiseduesit e Kosova Onlajn dhe tregojnë se është me rëndësi të madhe që zëri sërb të dëgjohet më saktësisht në vendin ku merren vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë jo vetëm me sërbët e Kosovës, por edhe me Sërbinë dhe mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori i Sërbisë në SHBA, Marko Gjuriq, në emër të Qeverisë së Sërbisë, ka nënshkruar kontratë me dy firma lobuese në SHBA. Një prej tyre është “KARV Komjunikejshën” e cila drejtohet prej Endrju Frank dikur operativ i rangut të lartë në administratën e Bill Klinton. Kontrata prej 720,000 dollarëshe, është lidhur për një vit, me mundësi zgjatjeje dhe siç thuhet në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, detyra e shtëpisë lobuese të lartpërmendur, do të jetë promovimi dhe spegimi i “politikave të ndryshme të Qeverisë së Sërbisë. dhe iniciativat mes kontaktit me mediat dhe grupet përkatëse me qëndrim në SHBA”.

Ambasadori Gjuriq tha se është e nevojshme "të punohet në ndryshimin e imazhit që është ndërtuar për ne prej dekadash" për të cilin "u paguan nga rivalët rajonalë të Sërbisë në periudhën e mëparshme":

-Sot po punojmë atë që nuk është bërë në dekadat e kaluara dhe po krijojmë parakushtet që Sërbia në SHBA të ketë bazë të fortë. Tek kjo na ndihmojnë njerëzit e origjinës sonë dhe Kisha jonë. Por për këtë, çelësi është vizioni që vjen nga Sërbia, e kjo është se vendi ynë duhet të riformësojë pozicionin e vet në arenën ndërkombëtare. Ashtu sikurse në dhjetë vitet e fundit kemi filluar me ekonominë dhe infrastrukturën, kështu në këtë plan po e ndryshojmë dhe forcojmë pozitën e Sërbisë.

Ai po ashtu theksoi se është e qartë se pozicioni nuk është i lehtë, sepse “nisemi nga minusi i madh që nënkupton faktin se pikërisht ata para 25 vitesh, mbështetën krijimin e Kosovës së pavarur”. Ai theksoi se “mund të mos jetë gjithmonë e lehtë të arrihet marrëveshje me Sërbinë, por miqësia e ndërtuar është shumë më e besueshme sesa miqësia me ata që dinë të flasin vetëm në gjuhën e lajkave, të dëgjuarit dhe të zbatimit të urdhrave", Dhe sot në Uashington, si në adresat e tjera, ka njerëz që e njohin këtë.

Presidenti i Shoqërisë lobuese të Sërbisë Nenad Vukoviq, nënvizon për Kosovo Onlajn se është jashtëzakonisht e rëndësishme të forcohet prania diplomatike e Sërbisë në Uashington në rrethanat e situatës gjithnjë e më të tensionuar në veri të Kosovës, nga ku vijnë informacione të ndryshme, kontradiktore dhe shpesh të udhëzuara me qëllim që nuk përfaqësojnë të vërtetën dhe nuk dëshmon për nivelin real kërcënues të sërbëve që jetojnë aty.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme deri tek njerëzit kyç në SHBA të mbërrijnë informacione të sakta. Paralajmëruam se lobistët prishtinas nuk pushojnë dhe se po bëjnë gjithçka për t’a kthyer Sërbinë dhe sërbët në ‘bangën e të akuzuarve” dhe që vetes t’i heqin fajin për krizën në veri. Ndaj është e rëndësishme që Sërbia të mos humbasë “momentin” pra këtë moment në të cilin SHBA qartësisht janë njohur se pala shqiptare është gjeneratorja e krizës, e ekspozuar ndaj presionit dhe prej saj kërkohet ndalja e dhunës dhe të de-eskalohet situata” thotë Vukoviq.

Ky i fundit tregon se përdorimi i lobimit si mjet i njohur në politikën ndërkombëtare është veçanërisht i rëndësishëm në SHBA, ku lobimi ka ekzistuar në praktikën demokratike dhe politike për 200 vite.

“Kjo është gjuhë dhe mjet që ata e njohin. Sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën, pala shqiptare e përdor këtë mjet fjalë për fjalë prej një shekulli të tërë. Organizatat më të vjetra lobuese shqiptare, si Vatra, ekzistojnë prej 100 vitesh dhe janë jashtëzakonisht serioze dhe me përkushtim punojnë në drejtim të kësaj. Sërbia në të kaluarën nuk i ka kushtuar vëmendje të mjaftueshme lobimit, çka na kushtoi në disa periudha të hershme” thekson ai.

Ai shton se në arkitekturën e angazhimit dhe ndërtimit të pozitës sa më të mirë të vendit, krahas diplomacisë, individëve të shquar nga komuniteti shkencor, diaspora, sportistët-lobimi është pjesë e pazëvendësueshme.

"Lobistët munden në mënyrë direkte dhe eksplicide të merren me disa gjëra dhe e dyta është natyra e informacionit që ata u japin vendimmarrësve për t'i bindur ata për korrektësinë e lëvizjeve të tyre. Kur bëhet fjalë për SHBA, duhet të kihet parasysh se jo vetëm amerikanët e thjeshtë, por edhe kongresmenët mesatarë, edhe kur vijnë të informuar, gjërat nuk janë plotësisht të qarta për ta ose, aq më keq, janë të keqinformuar. Ndaj është shumë e rëndësishme që të dëgjohet e vërteta sërbe" thekson ai.

Ai gjithashtu thekson se gjatë lobimit në SHBA është e rëndësishme që të “mbulohen” të dy palët-demokratët dhe republikanët-dhe thekson se kompanitë që tani janë të angazhuara në SHBA janë jashtëzakonisht serioze.

Ish-ambasadori Millovan Bozhinoviq thekson se angazhimi i firmave lobuese sot është standart modern i veprimeve politike të kryera nga shtetet dhe se Sërbia ka arsye që t'i përdorë këto instrumente edhe në situatën e ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës.

Missing media item.

“Kurti po drejton luftë propagandistike kundër Beogradit dhe sërbëve në veri, duke i shpallur kriminelë, tenton të imponojë disa nga narrativat e tij për atë që po ndodh atje. Ndihma e një firme të mirë lobuese, është shumë e rëndësishme këtu, mbi të gjitha, për të lehtësuar kontaktet me faktorë të rëndësishëm amerikanë. Nuk është dhe aq problem që Kurti apo ndonjë nga ministrat e tij, thonë se sërbet në Kosovë janë kriminelë, kjo pritet nga ata. Problem është kur kjo narrativë merret përsipër nga ndonjë kongresmen apo senator. Ky është roli i agjencive lobuese, që të ofrojë formate të tilla që ata të flasin me mirëkuptim për palën sërbe dhe interesat e saja. Kjo është punë e mundimshme, e në fund të fundit, nuk është as e lirë, por është e nevojshme në këtë moment” thekson ish-ambasadori.

Ai thekson se lobimi në vetvete nuk do t’a kthejë situatën në favor të Sërbisë, por duhet të drejtohet dhe politika shtetërore në drejtim të forcimit të marrëdhënieve me SHBA, ku siç thotë, momentalisht po ndodh.

"Sërbia po forcon dialogun e dobësuar me vendet perëndimore për çështjen e Kosovës dhe kjo është e rëndësishme për të respektuar sa më shumë interesat e Sërbisë. Lufta e Ukrainës e shtyu Amerikën, e cila përndryshe është dominuese në NATO, edhe më shumë në plan të parë dhe e bëri atë në forcë që "praktikisht të gjitha vendet e tjera të Perëndimit madje kultivojnë një lloj marrëdhënie vasale. Është shumë e rëndësishme dhe jo pa rezultate që ne të përpiqemi të vendosim dialog dhe mirëkuptim me Amerikën" ka qenë mesazhi i Bozhinoviqit.

Edhe juristi Millan Antonijeviq beson se çdo përmirësim i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Uashingtonit, duhet të kalojë mes mekanizmave të cilat njihen nga SHBA, e këto janë kompanitë të cilat merren me përfaqësimin e asaj çfarë po ndodh në rajonin tonë, në Sërbi.

"Angazhimi i kompanive që mund të përmirësojnë imazhin e Sërbisë është i mirë. Natyrisht ky imazh përmirësohet paralelisht me atë që po ndodh në terren. Pra, nuk mund të keni eskalim dhe konflikte dhe që në Uashington të flitet se kjo nuk po ndodh. Angazhimi i lobistëve është mirë në momentin kur Sërbia, ndryshe nga Prishtina, ka qasje konstruktive ndaj problemit kosovar, mirë është që për këtë të flitet në Uashington. Në interes të Beogradit është që Uashingtoni t’a shikojë Sërbinë si partnere solid që ndan vlerat e SHBA, dhe që ka aftësinë për të vendosur çështje kyçe si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe në Kapitol dhe në të gjitha pjesët e administratës amerikane. Për këtë mund të kontribuojë edhe angazhimi i firmave që kanë përvojë në lobime" thotë ai.

Antonijeviq thekson se është e rëndësishme që informacioni i duhur nga Ballkani Perëndimor të arrijë në vendet ku merren vendimet kyçe.

“Ne kemi një konflikt që është shumë afër nesh, në Ukrainë, i cili mund të turbullojë dhe disi të largojë vëmendjen nga ajo që është interesi i Ballkanit Perëndimor dhe kjo është marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Beogradit dhe Prishtinës dhe normalizimi përfundimtar i marrëdhënieve dhe kthimi i plotë. vetëm për çështjet ekonomike dhe zhvillimin, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Duhet të angazhohen lobistët jo vetëm në SHBA, por edhe në qendra të tjera, në BE, Britaninë e Madhe. Të gjitha këto mund të bëjnë që Sërbia të dalë nga ajo periudhë gri. në të cilën shumë ende e shikojnë edhe në Uashington. Dhe flet më shumë për disa suksese të tjera, nga sporti, Novak Gjokoviqi dhe Nikola Jokiqi, deri tek këto gjëra që Sërbia po punon, të cilat janë konstruktive" përmbylli Antonijeviq.