Daçiq: Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk ndal rrugën e Kurtit, ai me siguri do të ndezë luftën

Ivica Dačić
Burim: Kosovo Online

Albin Kurti është gjeneruesi kryesor i krizës dhe problemi më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe nëse atij nuk i pritet rruga-ai me siguri do të ndezë luftën, paralajmëroi sot ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq.

"Kurtit vetëm kjo i intereson. Atij nuk i intereson as jeta e paqtë, as pajtimi, as bashkëpunimi ekonomik, rrugët, tregtia, as edhe zhvillimi i infrastrukturës. Atij i intereson veçse sesi të realizojë politikën e tij ekstremiste” ka thënë Daçiq i ftuar në TV Pink.

Duke thënë se qëllimi i Prishtinës është që Sërbia të pajtohet dhe të njohë pavarësinë e shpallur njëanshmërisht të Kosovës, Daçiq tha se Sërbia e ka thënë qartë se kjo kurrë nuk do të ndodhë.

Për këtë, thekson Daçiq, nga Prishtina po sulmohen ndërmjetësuesit ndërkombëtarë se nuk e kryejnë mirë punën e tyre, pasi nuk po arrijnë t’a detyrojnë Sërbinë të njohë Kosovën.

Kurti nuk di për kufirin, nuk e di se deri ku mund të shkojë në fabrikimin e eskalimeve që shkaktojnë destabilitet tha Daçiq.

"E dëgjuat Mirosllav Llajçakun, i cili tha se zgjedhjet në katër komuna ishin mina shkelëse. E çfarë kemi thënë gjatë gjithë kohës? Tani ju kujtohet se kjo ishte minë shkelëse?" konstaton Daçiq.

Ky i fundit ka theksuar se çdo lëvizje e Kurtit është minë shkelëse-formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe ndalimi i shitjes së mallrave sërbe.

Daçiq vërren se askush nuk reagon ndaj kësaj që mallrat sërbe nuk munden të hyjnë në Kosovë.

"E kur sërbët protestojnë për këtë, atëherë pyetja është se përse sërbët protestojnë. Kur bojkotojnë zgjedhjet-përse sërbët bojkotojnë... Dhe kur Kurti bojkotoi institucionet e Jugosllavisë dhe kur shqiptarët në Kosovë luftuan për shkëputje nga Jugosllavia, atëherë kjo ishte pasqyrim i demokracisë dhe luftës për liri” ka theksuar Daçiq dhe ka kujtuar se UÇK ishte në listën e organizatave terroriste në SHBA, por më vonë u “riemërua si luftëtare për liri”.

Daçiq ka ripërsëritur se Kurti nuk është vetëm problem i Prishtinës dhe Beogradit, por i mbarë komunitetit ndërkombëtar.

"Nëse dikush mendon të ruajë paqen dhe stabilitetin në këtë zonë, duhet t'i presë atij rrugën. Nuk mundet të lejohet pogrom dhe terror ndaj sërbëve në Kosovë. Sërbia nuk mund t’a tolerojë, e as nuk do t’a lejojë" tha Daçiq.

Duke komentuar për furnizimin e Prishtiunës me dronët turq, Daçiq konstaton se këto nuk janë fare të dhëna të fshehta dhe se është i vetdijshëm që Turqia këtë pjesë të rajonit beson-si rajon që historikisht ka qenë e interesuar.

"Ata thanë se nëse ndodh diçka në Sarajevë, duhet të shkohet në reagim në Stamboll. Por atëherë nuk mund t’a kuptoj si, nëse diçka ndodh në Banja Lluka, nuk mund të kihet reagim prej Beogradit” theksoi shefi i diplomacisë sërbe.

Ky i fundit ka thënë se duhet kuptuar roli i Sërbisë në rajon, pavarësisht se simpatitë turke janë gjithmonë në anën e Kosovës, por edhe të boshnjakëve.

"Por një është çështje simpatie. Ky (furnizimi i dronëve) është çështje e ndihmës direkte ndaj atyre që ushtrojnë terror ndaj sërbëve" tha Daçiç.

Siç thotë ai, Beogradi sigurisht nuk e interpreton në kuptimin pozitiv dhe do të nevojiten një sërë bisedimesh për këtë temë, pasi Sërbia ka bërë shumë për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë.

“Kur Erdogani ishte me kokë të varur, telefononte Vuçiqin. Nuk telefonoi as Thaçin e as Haradinajn...” ka thënë Daçiq, duke shtuar se në Kosovë, B&H dhe në Shqipëri “po rriten kundërshtarë të Erdoganit”.

Me rastin e vizitës së sotme të presidentit të Ugandës Joveri Kagutu Museveni në Sërbi, Daçiq ka thënë se ky vend nuk e njeh Kosovën.

“Museveni ka thënë se Uganda do t’a njohë Kosovën kur këtë t’a bëjë Vladimir Putini”, tha ai.

Daçiq thekson se kjo është deklarata zyrtare e shefit të shtetit të Ugandës.