A do të qetësojë gjykata në Tiranë tensionet mes Berishës dhe PD-së?
Ndonëse kanë mbetur më shumë se dy muaj deri në ditën e zgjedhjeve, fushata parazgjedhore në Shqipëri tashme ka filluar. Partitë politike po mobilizojnë forcat e tyre, po zgjedhin kandidatët dhe po hartojnë strategji për zgjedhjet e ardhshme vendore, të cilat sipas analistëve vendas nuk do të ndryshojnë ndjeshëm balancën e forcave politike në Shqipëri.
Sipas njoftimeve nga Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës, në zgjedhjet e ardhshme vendore më shumë se 40 bashki do t'i përkasin asaj partie. Edhe pse ende nuk janë bërë të ditur emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie, thuajse çdo ditë në opinion po spekulohet se kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj do të kandidojë për mandatin e ri. Megjithatë, ende nuk dihet se kush do të jetë kundërshtari i tij.
Partia Demokratike e kujt është?
Partia Demokratike më e madhe opozitare është ende duke u përballur me ndarjet e saj të brendshme, kështu që ende nuk dihet ligjërisht se kush është lideri zyrtar i saj dhe kujt i përket partia. Qoftë i përket anëtarëve që mbështesin ish-presidentin dhe kryeministrin e vendit dhe PD, Sali Berisha, apo presidentin e zgjedhur të vitit të kaluar Enkeled Alibejaj.
Kujtojmë se ndarja në PD ndodhi në vitin 2021 kur SHBA shpalli Sali Berishën si persona non grata. Kreu i partisë në atë kohë, Lulzim Basha, e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së, ndaj Berisha vendosi të merrte në dorë partinë dhe të hakmerrej, gjë që pjesërisht ia doli.
Ai organizoi Kuvendin Kombëtar në dhjetor të atij viti, ku u zgjodh kryesia e re dhe u ndryshua statuti. Në atë asamble morën pjesë mbi 4500 anëtarë të PD-së. Një javë më vonë, kreu i atëhershëm i PD-së Lulzim Basha mbajti Kuvendin e tij, me rreth 3000 anëtarë.
Beteja për menaxhimin e partisë vazhdoi më vonë në gjykatë, e cila në shkallë të parë, më 25 mars 2022, vendosi në favor të fraksionit të Berishës. Pala e Bashës u ankua në Gjykatën e Apelit për një vendim të tillë, por vendimi ende nuk është marrë.
Gjykata njoftoi se seanca për shqyrtimin e ankesës së fraksionit që nuk e mbështet Berishën do të mbahet më 3 mars.
Ndërkohë, për shkak të dështimit të zgjedhjeve vendore të vitit të kaluar, të cilat u përsëritën në gjashtë bashki, pjesa e PD-së e drejtuar nga Lulzim Basha përjetoi një debakli për të cilin ai dha dorëheqjen. Në vend të tij, u zgjodh kreu i grupit parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë, Enkleid Alibejaj.
Avokati dhe analisti politik vendas, Redi Ramaj, nuk është optimist se vendimi i gjykatës do të mund të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve të Partisë Demokratike.
“Pritet që Gjykata e Apelit të zgjedhë midis dy grupimeve, midis dy lidershipeve, se kush do të marrin pësipër drejtimin e PD-së, ky është një problem i cili do të reflektohet edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi nëse njëri grup nuk arrin dot të marrë zgjedhje nga Gjykata e Apelit, atëherë në asnjë rast nuk mund të propozojë kandidat e vetme për zgjedhje si parti. Kështu që sigurisht është e nevojshme, siç u bë në zgjedhjet e fundit të marsit të vitit 2022, që kandidatët të shkonin nëpërmjet një koalicionit, pra duke u rreferuar me një partie tjetër, siç u bë herën e fundit me partinë LSI, tani Partinë e Lirisë. Në këtë moment dhe për sa i përket kryetareve, të dyja grupet kanë propozuar kandidatët e tyre. Mendoj se vendimi i gjykatës do të jetë decisiv, por 70 ditë përpara zgjedhjet duhet të regjistrohen partitë, 60 ditë para zgjedhjeve është regjistrimit të kandidatëve, por në të njëjtën kohë koalicionet duhet të regjistrohen 50 ditë para zgjedhjeve. Ky është një problem që lidhet drejtpërdrejt me grupin e Alibejajit dhe Berishës”, tha Ramaj.
Analistët vendas komentojnë ndryshe se si do të zgjidhet nyja gordiane rreth Partisë Demokratike përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale. Për një gjë bien dakord: Berisha është sinonim i trazirave, kaosit, i gatshëm të mos marrë pjesë në zgjedhje ose nëse merr, të mos i njohë.
Në një prononcim për Kosovo online, analisti politik Frrok Çupi kujton se opozita bojkotoi zgjedhjet e fundit lokale. Ai beson se edhe këtë herë, ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, Partia Socialiste e Edi Ramës do të fitojë në shumicën e bashkive me shumicë absolute, pikërisht si është balanca e fuqive në parlament.
“Për sa i përket Partisë Demokratike, ndodhet në një situatë shumë të rrëndë ku një pjesë e saj është legale, e njohur me ligji, ndërsa pjesa tjetër rreth Sali Berishës është jashtë ligjit përsa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje. Megjithatë, ata bëjnë shumë presion mbi gjykatat dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe bëjnë shumë presion mbi publikun për t’u pranuar edhe pse janë jashtë ligjit. Berisha ka premtuar tranzira, ka premtuar konflikte, ka premtuar demonstrata. Para pak ditësh partitë e tjera u regjistruan në KQZ dhe Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë së Ilir Metës dhe Partia Demokratike, e cila është e ligjshme dhe e njohur me ligj, por regjistrimi i grupit të Sali Berishës nuk u pranua”, thotë Çupi.
Çupi nuk e sheh sjelljen aktuale të PD-së së Berishës dhe vetë Berishës si problem politik, por si problem sigurie.
“Nuk ka peshë në aspektin politik, por ka peshë për sigurinë e vendit, mund të shkaktojë trazira, mund të shkaktojë konflikte, mund të dieg qendra votimit, mund të vrasë njerëzit, ky është një problemi, problemi është dhuna, nuk është problem që Berisha ushtron politikë. Berisha dhe grupimi i tij janë gati të përdërojnë dhunë siç kanë përdorur në të gjitha momentet kur kanë dashur të marrin pushtetin të pamerituar apo të mbrojnë familjen e tyre nga gjykata, prokuroria, etj. Ky është problem”, tha Çupi.
0 komentet