Banorët e Graçanicës: Më shumë se 20 vite jetojmë nën “holokaustin modern”, formimi i BKS e nevojshme

Gračanica
Burim: Kosovo Online

Për sërbët e Kosovës qysh kur parlamenti shpalli deklaratën e pavarësisë, jeta e tyre nga viti në vit shkon keq e më keq, thonë banorët e Graçanicës.

Ndërkohë që në Prishtinë mbizotëron atmosferë festive, në Graçanicë situata është krejtësisht ndryshe. Në rrugën kryesore të Graçanicës mund të ndeshësh vetëm disa autovetura me flamuj shqiptar dhe kosovar. Sërbët e këtij qyteti, të cilët pranuan të bisedonin me gazetarin tonë, thonë se mbi ta për më shumë se 20 vitesh, është kryer një “holokaust modern”.

"Sërbët e Kosovës momentalisht ndodhen në pozitë shumë të keqe qysh prej egzistensës së shtetit sërb. Kjo vetëpavarësi, kjo grabitje, uroj të mos përfundojë në mënyrë katastrofike për sërbët. Po zhdukemi dalëngadalë për shkak të situatës në të cilën ndodhemi. Fatkeqësisht presioni i madh ndërkombëtar ndaj shtetit dhe qeverisë sonë, ka bërë të vetën. Ky është një holokaust modern të cilin po e përjetojmë prej 23 vitesh", shprehet për Kosovo onlajn Zorica Veliq.

Me të pajtohet edhe Predrag Iliq, i cili thekson se pa formimin e BKS, sërbët qëndrojnë të pasigurtë.

"Këtu sërbët jetojnë më keq qesa në vitin 1999. Jemi në një pozitë të vështirë derisa mosformimi i BKS, do të silte pasiguri", shprehet Predrag Iliq.