Anketa: Qytetarët e Prishtinës me përshtypje të ndryshme në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë

Šetalište u Prištini
Burim: Kosovo Online

Prishtina po feston sot në një atmosferë festive 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në rrugë, me masa të dukshme sigurie dhe një numër të madh të pjesëtarëve të policisë dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Banorët e Prishtinës dolën në numër më të madh në rrugë për shkak të motit me diell dhe shumë të këndshëm për këtë periudhë të vitit. Komentet e tyre për përvjetorin e sotëm janë ndryshe.

Xhemila Berisha, infermiere me 34 vite përvojë pune, thotë se nuk është e kënaqur me gjendjen aktuale në Kosovë.

"Është një jetë e keqe, nuk është mirë këtu. Nuk ka punë, nuk ka paga", tha Berisha për Kosovo Online.

Në anën tjetër, Ilir Hamidi nga Prishtina na tha se është i kënaqur.

“Për mua është shumë mirë, jemi të kënaqur me gjithçka. Ditën do ta kaloj me familjen në Prishtinë”, na tha Hamidi.
Ngjashëm i sheh gjërat edhe bashkëqytetari i tij Ismet Çitaku.

"Gjithçka është mirë, jeta po vazhdon. Sot do ta kaloj ditën duke u kënaqur", tha shkurtimisht Çitaku për Kosovo online.
Edhe nga diaspora erdhën në Prishtinë për të festuar 17 shkurtin.

"Dhëntë Zoti që situata të përmirësohet, të ketë paqe, të mos ketë grindje, që njerëzit të jetojnë të lirë. Kjo është Evropa, nuk di çfarë t'ju them tjetër", tha një qytetar i Kosovës i cili jeton në Zvicër.