Në cilën mënyrë ngjarja në Banjskë do të ndikojë në të ardhmen e sërbëve në veri?

Policija u Leposaviću
Burim: Kosovo Online

Pas ngjarjeve të fundit tragjike në Banjskë, sërbët mund të përballen me vazhdueshmërinë e represionit policor dhe presione të panumërta prej të cilave tashmë është çështje kyçe sesi do të stabilizohet veriu i Kosovës, ruajtja e paqes dhe sigurisë për të gjithë që jetojnë në këtë hapësirë, shprehen bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn.

Njohësit e situatës nuk kanë dilemë se ngjarjet në Banjskë, procesi i normalizimit të marrëdhënieve i cili ishte totalisht i pasuksesshëm, na kanë kthyer disa vite pas dhe se sot në lëvizje janë aktorët ndërkombëtarë sesi të qetësojnë pasionet dhe të ndalin incidente të ngjashme në të ardhmen. E për këto incidente shumëkush dyshon sepse Prishtina bën të ditur vijimin e represionit ndaj sërbëve dhe aktivitet të mëtejshëm të forcave speciale policore.

Madje ende nuk ka informacion të detajuar dhe të besueshëm në atë se çfarë ka ndodhur realisht në Banjskë, presin presion të madh si ndaj Beogradit ashtu edhe ndaj sërbëve në Kosovë, sepse në interpretimin e ngjarjeve dramatike të deritashme, si në Prishtinë ashtu edhe në Perëndim, kryesisht flitet rreth përgjegjësive të tyre.

Sërbët ne Kosovës nuk e fshehin se pas ngjarjeve në Banjskë, ka mbetur frika dhe se nuk përjashtohen incidente të reja. Kështu, analisti politik nga Graçanica, Aleksandar Guxhiq thotë se pas “skenave të luftës” në Banjskë, ku u vranë katër sërbë dhe një polic shqiptar, të gjithë janë në humbje dhe duke e ditur gjithçka që ka bërë Prishtina prej muajsh e vitesh, nuk përjashtohen incidente dhe konflikte të reja, sepse njëra dhunë çon tek tjetra.

Dhe mesazhi i Kurtit se pas Banjskës “asgjë nuk mund të jetë e njëjtë” për sërbët në Kosovë tingëllon ogurzezë, veçanërisht duke pasur parasysh se vetëm disa ditë më parë, pas dështimit të raundit të dialogut në Bruksel, i’u tha atyre se do të “vuajnë dhe paguajnë". Menjëherë pas kësaj u pasua me arrestime dhe sulme me bomba nëpër shtëpinë e përfaqësuesit të komunitetit sërb.

Beogradi, nga ana tjetër, tregon se sërbët në Kosovë prej vitesh po vuajnë terrorin e Kurtit, se kanë paralajmëruar se situata mund të përshkallëzohet dhe se është e nevojshme urgjentisht që KFOR të marrë kontrollin e sigurisë në veri për të ndalur dhunën e mëtejshme.

Koordinatori i Konventës Kombëtare për BE për kapitullin 35 Dragisha Mijaçiq thotë për Kosovo onlajn se ngjarjet në fshatin Banjskë të dielën, ishin me të vërtetë tragjike dhe fatkeqe dhe kujton se sot është ditë zie dhe në zonat sërbe në Kosovë por edhe në Prishtinë.

"Çdokush vajtojnë të vdekurit e tyre, ndihem dhe personalisht i dekurajuar që diçka e tillë ndodhi dhe që shkoi deri tek incident i tillë ku ne na ktheu vite shumë pas. Tani çështja kryesore është sesi të stabilizohet veriu, si të arrihet paqja sepse e dimë se edhe para kësaj ngjarjeje ka pasur shumë sfida në arritjen e paqes, krijimin e sigurisë në veri. Me të gjitha këto, do të jetë edhe më e vështirë”, tha ai.

Mijaçiq beson se tani rolin kryesor, mbi të gjitha, e kanë aktorët ndërkombëtarë për të ndaluar çdo formë dhune në veri.

Megjithatë, thekson Mijaçiq, i rëndësishëm është roli i Beogradit dhe Prishtinës dhe kjo në drejtim të qetësimit të pasioneve dhe qasja në këto ngjarje në mënyrë të hapur, në mënyrë që incidente të ngjashme të mos ndodhin në të ardhmen.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Allbin Kurti se asgjë nuk do të jetë më si më parë pas këtyre ngjarjeve, Mijaçiq thotë se fatkeqësisht ka të drejtë.

“Pas këtyre incidenteve me të vërtetë nuk do të jetë e njëjtë. Ne kjo ndoshta nuk na pëlqen sepse e dëgjojmë prej Kurtit, por pas këtij incidenti, pas vrasjes së policit kosovar, pas gjithë këtyre vdekjeve tragjike të të rinjve sërbë, më nuk do të jetë si më parë dhe lind pyetja sesi do të vazhdohet më tej. Egziston mundësia se kjo të vijojë përmes represionit policor, kërkimeve të ndryshme, kontrolleve të ndryshme, numër të madh të forcave të efektivave speciale policore-nëse kjo ndodh, sërish do të egzistojë ndonjë reagim, fatkeqësisht. Nuk është zgjidhja përmes dhunës, këtu është zgjidhje në diplomaci, në kërkim të zgjidhjes politike e paqësore" ka thënë Mijaçiq.

Siç shton ky i fundit, historia na ka mësuar se përmes aplikimit të formacioneve të sigurisë dhe paramilitare nuk mund të shkojmë drejt paqes, përveçse në tryezën e negociatave.

"Këtu është dhe diplomacia kyçe dhe dëshira dhe vullneti për të krijuar paqe në këtë hapësirë” thotë Mijaçiq.

Ky i fundit thekson se bashkësia ndërkombëtare do të reagojë pas këtyre ngjarjeve, ashtu sikurse reagimi i tyre do të lidhet para së gjithash me presionet ndaj Beogradit.

“Deri diku dhe Beogradi është përgjegjës për të tilla ngjarje dhe këtu mund të shikohet dhe përmes komunikatave që kanë dhe emisarët ndërkombëtarë dhe përfaqësuesit e presidencave diplomatike dhe zyrtarëve të Perëndimit politik” thotë ai.

Duke theksuar se Beogradi është në pozitë fort të vështirë, Mijaçiq i referohet edhe kërkesës së përsëritur të presidentit sërb Aleksandar Vuçiq drejtuar përfaqësuesve të vendeve të Pesëshes që KFOR të marrë kontrollin e plotë të sigurisë në veri dhe thotë se kjo kërkesë egziston prej shumë vitesh.

“Pas këtij incidenti nuk jam i sigurt se kjo kërkesë do të pranohet, por duhet kërkuar zgjidhje për të qetësuar situatën në terren. Në momentin kur policët sërbë u larguan nga institucionet, nga ky moment sërbët nuk mund që përmes aksioneve të dhunshme të zgjidhnin çfarëdolloj problemi, por veçse me rrugën e paqes, rezistencën paqësore, mjete demokratike dhe diplomaci mund të kërkohet zgjidhje e favorshme dhe përmes përdorimit të formacioneve policore, parapolicore apo çfarëdolloj formacioni tjetër, askush nuk do të përfitojë asgjë, sidomos sërbët në veri të Kosovës nuk do të fitojë asgjë” përmbyll Mijaçiq.

Në rrethanat që u krijuan pas ngjarjeve tragjike në Banjskë, mund të pritet vazhdimi i politikës së njëjtë të Kurtit që çoi derti tek ky incident, si dhe vazhdimin e represionit të Prishtinës, beson ish diplomati Zoran Millivojeviq, duke shtuar se nuk është i bindur se prej komunitetit ndërkombëtar të mund të priten hapa të rëndësishëm që do të çonin në qetësimin e situatës.

“Ndodhi ajo çfarë patëm paralajmëruar prej gjashtë muajsh, fatkeqësisht kësaj radhe me viktima. Kjo është pasojë direkte e zbatimit të një politike dhe represionit të Prishtinës e cila mesa duket nuk mund të tolerojë më. Duke marrë parasysh reagimet e qendrave të fuqive perëndimore, është e qartë se Kurti ka mirëkuptimin e asaj që po ndodh dhe se të gjitha vlerësimet për këtë ngjarje, janë në anën e tij. Në të tilla rrethana mund të presim veçse vijim të kësaj politike, represion dhe pasiguri të plotë kur vjen fjala për pozitën e popullit sërb, për të mos folur për dialogun apo cilindo variant politik të zgjidhjes së këtij problemi” thotë Millivojeviq për Kosovo onlajn. 

Ai tha se për tani e vetmja që dëgjon është dënimi i palës sërbe dhe askush nuk përmend viktimat sërbe.

Një nga argumentet se represioni do të vazhdojë sipas Millivojeviqit është se Prishtina ka shpallur katër komuna në veri të Kosovës si “zona të operacioneve antiterroriste”.

“Kjo është tashmë kornizë ligjore dhe e sigurisë për vazhdimin e represionit, dhe të mos harrojmë se ka ende armë tytëgjata dhe gjithë ato struktura, nuk ka asnjë reagim nga KFOR, faktori ndërkombëtar, kështu që në të tilla rrethana, e vetmja për vazhdimin e represionit dhe ngritja e nivelit të eskalimit të cilën derimë tani e kemi pasur” thotë Millivojeviq.

Sipas fjalëve të tij tashmë ka mungesë të plotë besimi dhe çështja është se a ka diçka për të diskutuar, duke pasur parasysh se kjo paraqet mbështetje për Kurtin dhe se është alibi e tij për politikën që ka udhëhequr, që nuk bëhet fjalë që ai të ndryshojë qëndrim rreth Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe të diskutojë diçka që mund të jetë kthim tek dialogu.

“Kur është fjala për palën sërbe-dialogu nuk ka alternativë, kjo është bazë racionale dhe reale, gjithçka tjetër është konflikt. Sërbia nuk do të mbajë përgjegjësi për lëvizjet e ardhshme, e rëndësishme është që edhe këtë herë nuk ka marrë pjesë dhe nuk mban përgjegjësi. Tashmë gjithçka është në duart e qendrave perëndimore-në Uashington dhe shumica në Bruksel” thotë diplomati.

Siç thotë ai, është e qartë se çfarë mund të pritet nga deklarata e të dërguarit special të Gjermanisë, Manuel Zaracin, i cili në bisedë me Kurtin në Prishtinë pas incidentit në Banjskë, ka thënë pa mëdyshje se Berlini mbështet palën prishtinase.

Milivojeviq thekson se situata aktuale e vendos Sërbinë në pozicion tjetër, e kjo është se nuk ka më diskutime për çështjet e statusit.

“Kjo histori ka përfunduar dhe çdo përpjekje që në këtë plan diçka të ndërtohet ndonjë pozicion, mendoj se nuk ka asnjë bazë”, tha ai.

Millivojeviq beson se kjo duhet të jetë në rendin e ditës, siç thotë ai, të atyre që janë kompetentë dhe ky është Këshilli i Sigurimit të KB, KFOR, faktorëve ndërkombëtarë që absolutisht e kanë situatën në Kosovë nën kontroll dhe gjithçka që do të ndodhë në periudhën e ardhshme do të varet prej tyre.

Millivojeviq shprehet se ende nuk kemi informacion të plotë për atë që ka ndodhur në Banjskë.

"Ne kemi vetëm informacione nga njëra anë, përfshirë interpretimin e tyre të ngjarjeve. Nuk ka korrigjim për këtë, përshtypja është se edhe Perëndimi e mbështet një qasje të tillë, por kjo nuk është e vërtetë në të gjithë këtë histori. Është fort e rëndësishme të shihet kush qëndron pas saj, çfarë synohej, cili është qëllimi, sepse është e qartë se Beogradi ishte i përjashtuar nga kjo në çdo kuptim dhe ka një rastësi jashtëzakonisht domethënëse-deri tek kjo ndodhi në një moment kur Prishtina ishte në pozicion mbrojtës, në problem serioz, pas bisedimeve të dështuara në Bruksel, e sidomos pas verifikimit të parimeve në Asamblenë e Përgjithshme të KB. Pas kësaj ndodhi Banjska. Është e pashmangshme që të ketë ndonjë korrelacion. Ajo koincidencë dhe korrelacion është e dukshme sepse nuk është i çmendur askush në këtë vend që të “qëllojë veten në këmbë”. Nuk jam i bindur se do t’a zbulojmë të vërtetën pikërisht sepse nuk i shkon për shtat dikujt t’a zbulojë", tha ai.

Duke komentuar deklaratën e Albin Kurtit se asgjë nuk do të jetë si më parë pas këtyre ngjarjeve, Millivojeviq thotë se synon t’a pushtojë plotësisht veriun e Kosovës, të ndryshojë tërësisht gjendjen faktike.

“Do të thotë se ka pasur të drejtë kur ka folur për kriminelët, se ka argumente për politikën që po udhëheq dhe dy gjëra-se nuk do të heqë dorë nga politika e tij e pushtimit të plotë të veriut dhe së dyti, se nuk ka ndërmend t'i falë sërbët për asgjë. Ky është mesazh i tmerrshëm, i rrezikshëm, duhet që të tjerët të mendojnë për këtë mesazh, sepse nuk jam i sigurt as se sërbët do të largohen kaq lehtë nga vatrat e tyre, as që Sërbia do të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj” ka thënë Millivojeviq.