Takimi në Bruksel ka kuptim nëse Kurti pranon detyrimet rreth BKS
Rezultati i takimit të së hënës në Bruksel mes presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit kosovar Albin Kurti, varet nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, si dhe nëse përfaqësuesi i Prishtinës do të pranojë pa pengesë bisedime me temën e Bashkësisë së Komunave Sërbe, konsiderojnë bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn, diplomatët e suksesshëm Zoran Millivojeviq dhe Millovan Bozhinoviq.
I dërguari special i BE për dialog Mirosllav Llajçak është shprehur ditët e kaluara se të hënën pret që Beogradi dhe Prishtina të pranojnë planin franko-gjerman, por çështja qëndron sesi do të shprehet Kurti në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të arritura, më saktësisht për formimin e BKS e cila pret qysh prej vitit 2013.
Qëndrimet e palëve janë diametralisht të kundërta-presidenti Vuçiq thekson se Beogradi qëndron në “linjat e veta të kuqe” dhe insiston në formësimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe para çfarëdolloj bisedimesh të mëtejshme, ndërsa Kurti nuk largohet prej qëndrimit se mbi gjithçka, për të interes është njohja e dyanshme.
Në rrethana të tilla, duket se shumë do të varet nga synimet, por edhe nga aftësia dhe vullneti i ndërmjetësueve evropianë.
Diplomati Zoran Millivojeviq thotë për Kosovo onlajn se nuk është optimist pasi takimi në fjalë, duke pasur parasysh se Kurti ende këmbëngul në synime maksimale dhe kësisoj suksesi i takimit, varet nga ndërmjetësuesit.
Ai thekson se Bashkësia e Komunave Sërbe duhet të jetë në tryezën e takimit, si kusht për ndonjë përparim në dialog.
“Kur të finalizohet në tërësi marrëveshja e Brukselit, kur të formohet BKS, atëherë mund të presim ndonjë përparim dhe diskutim për tema të tjera, përfshirë edhe planin evropian. BE dëshiron të rrisë dinamikën, të arrijë ndonjë rezultat dhe të sigurojë me çdo çmim aprovimin e Sërbisë për të startuar diskutimin e planit europian. Siç tha vetë Llajçak, po ndërmerren procese paralele, BKS dhe plani europian. Për Sërbinë kjo është e papranueshme”, ka theksuar Millivojeviq.
Ky i fundit shton se për Beogradin është e papranueshme idea që çështja e BKS të jetë e çimentuar në planin europian dhe të përfaqësohet si një e vetme.
“Çfarë do të ndodhë të hënën-do ta shohim por varet nga ndërmjetësuesit, pra nga ata të BE, por edhe Uashingtoni i cili po investon autoritetin dhe kredibilitetin e vet politik për formësimin e BKS, ashtu sikurse dhe me çështjet e mëparshme. Nga këto varet çfarëdolloj suksesi të hënën. Nëse Kurti këtë nuk do t’a pranojë dhe qëndrojë në të tijën se nuk bëhet fjalë për BKS dhe që kjo temë most ë jetë në rendin e ditës, përfundimi i vetëm është, se ai ka mbështetje prej ndonjë faktori perëndimor për të bërë këtë lloj politike, si dhe nëse në të ardhmen kryesisht mund të llogarisë tek ndonjë dialog serioz diskutimi rreth normalizimit”, thekson Millivojeviq.
Ky i fundit nënvizon se qëndrimi i Kurtit mbetet rrezik serioz për sigurinë dhe stabilitetin në këto vise dhe për të gjitha proceset pas të cilave qëndron perëndimi ku zotohet në funksion të paqes e stabilitetit.
“E gjithë kjo vihet në pikëpyetje nëse Kurti lejohet të zbatojë politikën e tij dhe të përpiqet të realizojë qëllimet e veta”, paralajmëron Millivojeviq.
Sipas tij, duke pasur parasysh qëndrimet e Kurtit, të hënën nuk pritet ndonjë marrëveshje".
“Fakti që e lidhin me qëllimet e tyre, sepse dhe Uashingtoni e BE duan t’a zgjidhin problemin duke patur parasysh luftën e stërzgjatur ruso-ukrainase, në mënyrë që t’a finalizojnë dhe ta mbyllin patjetër këtë rajon për t’a shndërruar në sferën e tyre të influencës të komunitetit transatlantik-kjo është tjetër gjë. Por Sërbia ka interesat e veta kombëtare nga të cilat nuk do të heqë dorë dhe nuk ka mundësi të ndryshojë qëndrimin e vet për të hequr dorë nga BKS dhe për të lejuar hyrjen në dialog ku i duhet të jetë instrument për krijimin e kushteve në njohjen e Kosovës”, përfundoi Milivojeviq.
Ish ambasadori i Sërbisë në Gjermani Millovan Bozhinoviq, vlerëson se takimi në Bruksel është përgatitur të jetë “i gjatë dhe kontrovers” sepse në qoftë se del se bashkëbiseduesit ende nuk mund të flasin konkretisht, atëherë do të ishte një goditje e madhe për procesin dhe pyetja do të ishte sesi do të vijonte.
Ai thekson se BE ka investuar autoritet të mjaftueshëm politik dhe çfarëdolloj autoriteti pasi duke pasur parasysh se BKS është negociuar dhe premtuar, duhet që dikush nga Unioni të thotë se do të kryhet.
“Sepse nëse nuk thuhet kjo, Kurti mbetet i prirur në anën e vet me qëndrimet maksimale dhe egzibicioneve verbale çka duhet të shqetësohemi për dialogun. Unë do të thoja se BE e ka parasysh këtë. Rreziqet janë të mëdha që kjo bisedë të humbasë në një moment jopremtues. Por është diçka që shihet dhe duhet të parandalohet”, tha Bozhinoviq.
Ky i fundit shton se njëlloj përfitimi nga takimi i ardhshëm, do të jetë startimi i një dialogu konkret për BKS por thotë se kjo do të zgjasë shumë.
![]()
“Themelore është se pritet që pasi të dyja palët të pranojnë planin Scholc-Makron dialogu do të jetë më serioz dhe më kuptimplotë, pasi deri tek një vizion i të ardhmes, nuk mundet të mohohet në fillim dhe kjo është ajo që Kurti është i prirur për të bërë. Duhet të përgatiteni për një dialog më të vështirë se deri tani, bazuar në premisat e këtij plani”, tha Bozhinoviq.
Nëse BE do të jetë e palëkundur çka është e vetmja gjë e arsyeshme dhe insiston tek BKS, atëherë do të pasoheshin me të gjitha implikimet e planit Sholc-Makron.
“Afati deri në fund të vitit për një marrëveshje është shumë optimist, ndoshta deri në mesin e vitit të ardhshëm, por nuk kam guxim të pres nga negociatorë të tillë nga ajo që kemi parë gjithçka. Çdo gjë është e mundur nëse të dyja palët bëhen serioze çka tani është shanci” ka thënë Bozhinoviq.

0 komentet