BE: Pranimi i propozimit evropian do të nënkuptonte pranim automatik të BKS-së
Nëse Beogradi dhe Prishtina e pranojnë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve gjatë bisedimeve në Bruksel të hënën, kjo do të thotë se automatikisht do të pranohet krijimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, tha sot një zyrtar i lartë i BE-së pa emër, transmeton Tanjug.
Sipas një zyrtari të BE-së i cili ka dashur të mbetet anonim, BE-ja vendosi të organizojë takimin në Bruksel si pjesë e dialogut të nivelit të lartë, sepse nga Beogradi dhe Prishtina po vijnë sinjale se të dyja palët do të mbështesin propozimin e BE-së, që ishte thënë disa herë në bisedime me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.
Kjo sjell optimizëm se propozimi evropian mund të pranohet të hënën, tha përfaqësuesi i BE-së para raportuesit në Bruksel.
Zyrtari thotë se të hënën nuk do të diskutohet për përmbajtjen e propozimit, por vetëm për zbatimin e tij, i cili trajtohet veçmas në aneks. Ky zbatim do të zgjaste disa muaj dhe do të ishte nën monitorimin e BE-së, e cila do të krijojë një mekanizëm për zbatim.
Propozimi evropian është gjithëpërfshirës dhe çon në një "marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve", tha një zyrtar i BE-së.
Ai shtoi gjithashtu se pranimi i propozimit evropian është i mirë për të gjithë rajonin, se do të mundësojë më shumë investime dhe rritje të ndihmës financiare, si dhe do të çojë në më shumë stabilitet dhe parashikueshmëri.
BE beson se koha e përshkallëzimit duhet të lihet në të kaluarën dhe se krizat e vitit të kaluar duhet të marrin fund.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Xhosep Borel, ka thirrur më 27 shkurt, një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, ku pjesëmarrja është konfirmuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti.
Siç njofton Shërbimi i Jashtëm i BE-së, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Borel, me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me Vuçiqin dhe Kurtin, duke filluar nga ora 15:00, të cilat do të pasohen nga një takim i përbashkët.
Temë e takimit është propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. BE njoftoi se Borel do të mbajë një konferencë shtypi në fund të takimit.
0 komentet