Biznesmeni shqiptar Gjergj Luca: Rroftë Ballkani i Hapur!

Đerđ Ljuca
Burim: Print Screen/Facebook

Biznesmeni i njohur nga Shqipëria, Gjergj Luca, ka mirëpritur marrëveshjen mes Presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, e arritur në Ohër dhe ka vlerësuar se është një lajm i mirë për të gjithë Ballkanin dhe shtoi se Ballkani i Hapur është një iniciativë fantastike.

Luca, një nga biznesmenët më të suksesshëm shqiptarë, pronari i kompanisë ë peshkimit dhe përpunimit të prodhimeve të detit “Rozafa” prej kohësh e mbështet publikisht nismën “Ballkani i Hapur” në postimet e tij në faqen e Facebook “Fish City”.

Shpesh postimet e tij priten me pakënaqësi dhe komente negative. Ata që reagojnë negativisht për “Ballkanin e Hapur” janë përshëndetur nga Luca në një video të postuar në Facebook.

“Përshëndes të gjithë ata njerëz që kanë qenë skeptikë ndaj Ballkanit të Hapur, i përshëndes dhe i them: miqtë e mi, unë e kuptoj kur filloni korrjen e argumentave dhe sharjeve drejt meje, e kuptoj që shpirti juaj është plakë, është copë, jo vetëm i juaji në Kosovë por edhe i boshnjakëve, malazezëve, shqiptarëve, serbëve, sepse jane copëtuar dhe janë kundërshtuar për shekuj mes njëri-tjetrit. Por ajo që u bë në Ohër është një lajm i mirë për të gjithë Ballikanin, për Balkanin e fuqisë së barutit që kushdo që ka kaluar nga fuqitë të mëdha ka ndez çakmakun dhe ka vënë flakën sa herë që ka dashur”, tha Luca.

Luca shtoi se Ballkani është i vetmi vend ku miqtë mirëpriten si miq, i vetmi vend ku pi kafe me të tjerët dhe me dashamirës. 

“Dhe i paguan një njeri dhe jo secili brenda një familje në xhep të vet, i vetmi vend që është mbrojtjësi më i madh familjes dhe i integritetit të familjes. Në Europë ne e dimë miq se çfarë ndodh nga dita në ditë me ligjet e tmerrshme, prindi numër 1 e prindi numër 2 që duan të shkatërrojnë familjen dhe kombin. Ne duhet të mburremi si ballkanas që ruajmë traditën, ruajmë familjen dhe jemi të fortë, jemi e fundit kështjellë në Europë që e bën këtë. Europa ka nevojë për ne. Ka nevojë për gjak të rinj, të fortë, për temperamentin e ballkanase, ka nevojë për novitetin e ballkanase, ka nevojë shumë që ne të hapemi, të jemi më të fortë dhe të gjithë bashkë, të çojmë ekonominë atje ku duhet”, tha Luca.

Ai shtoi se ka një pyetje për “skeptikët që presin dhe nuk i heqin kufijtë në kokë”.

“Të gjithë familjet, të gjithë fëmijët kërkojnë ekonomi, ne vrapojmë drejt Evropës për ekonomi, dhe duhet ta kuptoni që duke hequr kufijtë, duke dalë në Europë, duke u bashkuar me njeri-tjetrin, jemi më të fortë. Plotësojmë njëri-tjetrin - rroftë Ballkani i Hapur”, tha Luca në një video-mesazh në Facebook.