Cvijanoviq: Ballkani i Hapur iniciativë e mirë, B&H duhet t’i bashkohet
Burim: BN TV
Anëtarja sërbe e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës dhe kryesuesja e kësaj presidence Zhelka Cvijanoviq, vlerëson se iniciativa e Ballkanit të Hapur është e mirë dhe do të donte që dhe B&H t’i bashkohej, transmeton RTRS.
Cvijanoviq thotë se nuk është e qartë se përse Sarajeva politike ka refuzuar t’i bashkohet iniciativës së Ballkanit të Hapur dhe që ka qëndrime të ndryshme për këtë çështje nga Republika Sërbe e Bosnjës.
Sipas saj, dikush në Ballkanin e Hapur e shikon si "Sërbinë e Madhe" apo "Shqipërinë e Madhe” çka është tërësisht perceptim i gabuar.
0 komentet