Bërnabiq: “Ballkani i Hapur” kontribuoi mjaft në përmirësimin e marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut

Brnabić i Kovačevski
Burim: Kosovo Online

Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq, ka thënë se marrëdhëniet politike e ekonomike mes Sërbisë e Maqedonisë së Veriut janë të shkëqyera ku siç shtoi ajo, iniciativa e Ballkanit të Hapur kontribuoi mjaftueshëm.

Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, Bërnabiq ka thënë se Memorandumi i cili u firmos sot në fushën e infrastrukturës mundëson që së shpejti qytetarët përmes pagesave elektronike të rrugëve të mund të lëvizin si në Sërbi dhe Maqedoninë e Veriut pa vonesa shtesë pasi pagesa e tyre elektronike do të jetë e njëjtë si në njërën, ashtu dhe në vendin tjetër. 

“Ne po vazhdojmë diskutimet e mëtejshme në lidhje me harmonizimin e këtij faturimi elektronik të ndërveprueshëm, kemi 30 ditë për të harmonizuar dhe 60 ditë shtesë për të testuar këtë sistem. Presim që këtë sistem t’a vendosim në funksion gjatë sezonit veror” tha Bërnabiq.

Kjo e fundit theksoi gjithashtu se puna e përbashkët do të vazhdojë.

Bërnabić shpreson të zgjerojë këtë sistem në Shqipëri, sërish në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur, por edhe në Kroaci e Greqi.

Bërnabiq theksoi gjithashtu se Sërbia mbështet procesin e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut dhe tha se më 6 prill do të nënshkruhet një memorandum inovativ për bashkëpunim në fushën e integrimeve europiane, të cilin dy vendet e nënshkruan për herë të parë në vitin 2013. Gjithashtu, ajo tha se Sërbia sa herë që flet në Bruksel për interesat e veta në lidhje me integrimet europiane, në mënyrë të barabartë zotohet dhe për procesin e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sepse interesi i gjithë rajonit, është eurointegrimi sa më i shpejtë.

“Ajo çfarë është mirë për rajonin, është e mirë edhe për Sërbinë”, shtoi kryeministrja.

Duke folur për marrëdhëniet politike mes dy vendeve, Bërnabiq thotë se aktualisht është duke u rakorduar data e seancës së tretë të përbashkët mes dy qeverive, e cila do të mbahet në Sërbi. Kryeministrja thekson se gjatë takimeve të sotme, është diskutuar për bashkëpunimin reciprok në fushën e energjisë dhe thekson se bashkëpunimi në këtë fushë, është i rëndësishëm.

"Ky bashkëpunim ka të bëjë me linjën transmetuese të gazit që do të ndërtojmë mes Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Bërnabiq.

Kjo e fundit thotë se janë duke diskutuar për bashkëpunimin kufitar në drejtim të përmirësimit të vendkalimit Preshevë-Tabanovci dhe si të përmirësohet kalimi gjatë sezonit veror. Ajo shton se takimet teknike për këtë çështje do të mbahen javën e ardhshme. Kryeministrja sërbe theksoi se në shkurt të vitit të kaluar, pas 17 vitesh, është mbajtur mbledhja e parë e komisionit të përzier të dy vendeve për pakicat dhe shtoi se shpreson që takimi i radhës, të mbahet në Shkup deri në fund të vitit.

Ajo njoftoi se prej 1 korrikut do të fillojë shpërndarja e numrit identifikues për “Ballkanin e Hapur” dhe shtoi se eksportet e Sërbisë në Maqedoninë e Veriut u rritën me 16% në vitin 2022, ndërsa importet e Sërbisë nga Maqedonia e Veriut u rritën me 56%.

“Sërbia është aktualisht partneri i katërt tregtar i Maqedonisë së Veriut, pas Gjermanisë, Britanisë së Madhe e Greqisë”, tha Bërnabiq dhe shtoi se sot është biseduar edhe për përmirësimin e mëtejshëm të tregtisë dhe shkëmbimit të produkteve bujqësore.

Kur është fjala për bashkëpunimin kulturor mes dy vendeve, kryeministrja tha se Sërbia planifikon t’a shfrytëzojë qendrën e saj kulturore në Paris, për promovimin e Ballkanit të Hapur dhe shtoi se Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut ka dhënë pëlqimin e vet.

Siç tha ajo, ka biseduar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që edhe ata të japin pëlqimin, që të fillojë implementimi.

"Të fillojmë implementimin e kësaj që në qendrën kulturore sërbe në Paris të promovojmë kulturën e Sërbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë'' ka thënë Bërnabiq duke theksuar se kjo tregon sesa e rëndësishme është për Sërbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ruajtja reciproke e trashëgimisë kulturore.