Zaev: Iniciativa "Ballkani i Hapur" është themel i perspektivës së re socio-ekonomike

Zoran Zaev
Burim: Klan Kosova

Marrëveshja e Prespës ishte pika e lëvizjes së forcës për iniciativën e re e cila deri atë kohë nuk ishte e mundur. Sot iniciativat rajonale dhe iniciativa si ajo e Ballkanit të Hapur, janë themelore dhe do të forcojnë perspektivën e re socio-ekonomike sepse ato rehatohen në dialog dhe mbështetje dypalëshe, shkruan ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në analizën e tij në revistën “Predizvici“ me temë "Demokracia rezistente".

Sipas tij, kjo pasi ato janë në thelb të demokracisë dhe liberalizmit, por janë kundërshtarë direkt të radikalizmit dhe regjimeve autoritare dhe të vetë-mjaftueshme.

“Si rjedhojë e kësaj, këto iniciativa për bashkëpunim dhe lidhje, si “Ballkani i Hapur”, kishin dhe kanë kundërshtarë mes nacionalistëve dhe autokratëve. Por kjo është koha e luftës mes të moderuarve dhe radikalëve dhe sa më parë liderët e majtë e të djathtë e qytetarët e moderuar të njihen, unifikohen e bashkohen sa më parë, më shpejt e më lehtë për të shpëtuar Ballkanin nga shkëndijat e nacionalizmit, që ndonjëherë madje e mbulojnë Prespën me tym dhe erë të pakëndshme” ka thënë Zaev.

Ish kryeministri në tekst shton se të majtët e të djathtët e moderuar, kanë përgjegjësi të bëjnë thirrje në aksionet e njëanshme dhe së bashku, të kundërshtojnë qendrat dhe tendencat radikale që bashkohen nga e majta dhe e djathta, duke përdorur metodat më të rrezikshme të manipulimit, duke shkaktuar konflikte e përplasje.