Millatoviq për Ballkanin e Hapur: Prioriteti i Malit të Zi është bashkëpunimi ekonomik rajonal
Burim: Kosovo Online
Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, duke folur për nismën Ballkani i Hapur, tha se prioritet i Podgoricës është bashkëpunimi ekonomik rajonal që zhvillohet në kuadër të procesit të Berlinit, i cili lidh ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, dhe që lidh Ballkanin Perëndimor me BE, raporton RTCG.
“Por në fund si ekonomist dhe politikan unë mbështet të gjitha iniciativat e tjera. Ballkani i hapur ka përparësitë e veta dhe Mali i Zi, si pjesëmarrës aktiv në atë proces, mund t'i japë vlerë atij procesi, me kusht që të vihet në fokusin e integrimeve tona evropiane”, tha Millatoviq.
Millatoviq tha gjithashtu se ka marrë ftesa të shumta nga liderët e vendeve dhe se shumë shpejt do ta vizitojë Beogradin.
“Kam marrë ftesa të shumta, kam thënë se mendoj se është e rëndësishme dhe domethënëse demokratike të vizitoj Beogradin shumë shpejt, pas Brukselit. Serbia është partneri ynë më i madh ekonomik dhe kam marrë një ftesë verbale kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte në inaugurim”, tha Millatoviq.
komentet