Devenport: Ende punë për promovimin e pozitës së pakicave në Kosovë
Mbetet mjaft punë për t'u bërë për të përmirësuar pozitën e komuniteteve të pakicave në Kosovë, ndonëse është shkuar drejt përparimeve në respektimin e të drejtave dhe mbrojtjen e interesave të tyre, tha Majkëll Davenport shefi i Misionit të OSBE në Kosovë në një bisedë për Juronjuz Sërbia.
Si probleme, Davenport përmend ato të shpronësimit të trojeve në Leposaviq e Zubin Potok, refuzimin e regjistrimit në kadastër të tokës së manastirit të Visoki Deçanit dhe respektimin e ligjit për përdorimin e gjuhës. Ai thekson rëndësinë e integrimit të sërbëve në institucionet e Kosovës, duke thënë se është shumë e rëndësishme që në institucione të kthehen gjykatësit, policët dhe në këtë kontekst si një prej problemeve më të mëdha përmend daljen e sërbëve në zgjedhje në veri të Kosovës.
Si është pozita aktuale e pakicave në Kosovë?
Mendoj se mund të themi se është bërë paksa përparim përsa i përket respektimit të të drejtave dhe interesave të komuniteteve të pakicave nga ana e institucioneve të Kosovës, por duhet të përmendim se ka ende shumë punë për sfidat e tjera aktuale. Mbrojtja e të drejtave të komuniteteve është e përfshirë në të gjitha aktivitetet e misionit tonë si dhe në angazhimin e Misionit të OSBE në Kosovë. Po përmend një shembull konkret-Misioni i OSBE në Kosovë mbështet Zyrën e Komisionerit për Gjuhët.
Po në lidhje me ligjin e përdorimit të gjuhës. Ju dhe ne që jetojmë këtu e dimë që ky ligj nuk respektohet. Një sasi e madhe të hollash është investuar nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë misionin tuaj dhe respektimi i këtij ligji ende nuk është në nivelin e kërkuar?
Respektimi i ligjit në përdorimin e gjuhëve, është një fushë e rëndësishme në të cilën misioni i OSBE ka punuar për mjaft vite. E përmenda bashkëpunimin me komisionerin për gjuhët të kryeministrit. Ne e mbështesim shumë aktivisht punën e komisionerit dhe madje mund t'ju them se bashkë me ambasadoren e Zvicrës që takova të premten së bashku me kryeministrin për të shtyrë bashkërisht procesin e krijimit të një njësie të re qeveritare për përkthimin dhe harmonizimin e gjuhës së legjislacionit.
Ju në përgjigjen tuaj në pyetjen e parë thatë se të drejtat e komuniteteve të pakicave relativisht kanë njohur përmirësim. Mirëpo, këtë vit kemi pasur mjaft sulme ndaj pjesëtarëve të komunitetit sërb, po ashtu ka probleme edhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore-ju e dini se ka pasur grabitje e plaçkitje të objekteve fetare e kulturore sërbe. Si e interpretoni këtë dhe çfarë mund të bëjë OSBE?
Si Mision i monitorojmë të gjitha këto incidente dhe i raportojmë rregullisht tek të gjithë anëtarët e OSBE në Vjenë. Kur ndodhin incidente të këtij lloji, bëjmë çështë e mundur që të ndiqen penalisht në kuadër të legjislacionit të Kosovës. Sa i përket trashëgimisë kulturore, mund t'ju them se vitin e kaluar ne si mision publikuam, ku me siguri e keni ndjekur, një raport mjaft të plotë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë ku kemi bërë rekomandimet e nevojshme në këtë drejtim.
Kur bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore, është e lidhur, ju monitoroni edhe punën e gjyqësorit. Kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kthimin e tokës në Manastirin e Visoki Deçanit.
Qëndrimi i misionit është plotësisht i qartë lidhur me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Që nga viti 2016 e në vazhdimësi, kemi bërë thirrje për zbatimin e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese dhe dua të përsëris ankesën edhe tani që kjo tokë të hyjë sa më shpejt në librat kadastralë.
Situata u komplikua mjaft në veri të Kosovës-sërbët braktisën policinë dhe institucionet politike. Mendoni se është e nevojshme prania e një numri kaq të madh të efektivëve të policisë speciale në veri?
Pas vendimit për daljen e policëve e gjyqtarëve nga institucionet e Kosovës, egziston një situatë e re e keqe në veri të Kosovës. Integrimi i policisë dhe gjyqësorit është rezultat shumë i rëndësishëm i dialogut mes Prishtinës e Beogradit dhe më vjen shumë keq që u mbërrit në këto vendime. Mendoj se është shumë e rëndësishme që policët dhe gjyqtarët të kthehen në institucione.
Kur flisni për kthim, a po prisni që sërbët të dalin në zgjedhjet në veri?
Mendoj se ky është një prej prioriteteve më të mëdha tani, pra të kthehen, me qëllim që të vijojë procesi i integrimit të përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve të Kosovës, në këtë kontekst-sërbëve të Kosovës.
Probleme shkaktoi edhe shpronësimi i trojeve në komunat e Leposaviqit e Zubin Potokut.
Na ka shqetësuar çështja e respektimit të të drejtave pronësore në kuadër të shpronësimit të trojeve. E kam ngritur këtë çështje dhe e kam shprehur shqetësimin tim para qeverisë.
Gjithashtu kam ndarë pikëpamjet e misionit të OSBE me liderët sërbë të Kosovës. Mund t'ju them se i‘a kam vënë në dukje qeverisë rëndësinë e dhënies së informacionit zyrtar për këto shpronësime dhe presim prej saj të bëjë ashtu siç e kërkon legjislacioni në këtë fushë.
Të gjithë sytë ishin në drejtim të Ohrit të shtunën e kaluar. A keni ndonjë mendim për formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe, duke qenë se ajo është pengesa kryesore dhe bëhet fjalë për të drejtat e komunitetit?
E di që ishte një nga temat më të mëdha dhe më të rëndësishme në Ohër. Mendoj se nuk mund të shtoj asgjë rreth kësaj. Duhet të zbatohet, natyrisht, ky është mesazhi i Ohrit.
komentet