Vuçiq me Llasikun: Faleminderit njësive të KFOR-it amerikan për sjelljen e tyre profesionale
Burim: instagram buducnostsrbijeav
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot drejtorin e Strategjisë, Planifikimit dhe Politikës së Komandës Evropiane të SHBA-së, gjeneralmajor Daniel Llasik, të cilin e ka falënderuar për sjelljen racionale, të matur dhe profesionale të njësive të KFOR-it gjatë periudha e krizës.
“Një takim shumë korrekt me gjeneralmajor Llasik, të cilët veçanërisht i falënderova për sjelljen racionale, të matur dhe profesionale të njësive të KFOR-it gjatë periudhës së krizës dhe shpreha besimin se do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë bilateral ndërmjet Ushtrisë së Serbisë dhe SHBA-së”, ka thënë Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.
komentet