Petkoviq: BKS është obligimi i parë dhe themelor i Prishtinës në dialog

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, theksoi se Serbia i ka përmbushur obligimet e saj dhe se ka 10 vite që është duke pritur formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, ndërsa shtoi se është e qartë se Prishtina nuk dëshiron dialogun, paqen dhe marrëveshjen, por, siç thotë ai, qartë insiston që me lëvizje të njëanshme të provokojë reagimin e papërshtatshëm të serbëve, shkruan Blic.

Në një intervistë për Blic, Petkoviq ka folur për takimin me përfaqësuesit e serbëve, problemin me targat, por edhe hapat e mëtejshëm për dialogun Beograd-Prishtinë.

Përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova erdhën në Beograd dhe biseduan me presidentin Aleksandar Vuçiq. Për çfarë biseduan gjatë takimit?

Serbët nga Kosova e Metohia folën para së gjithash për situatën në terren, me çfarë përballen çdo ditë. Ata folën për atë dhunë, politike dhe çdo dhunë tjetër që po ndodh nga ana e Prishtinës ndaj serbëve. Për incidentet, për sulmet, për arrestimet, për praninë ilegale të policisë ROSU në veri të Kosovës e Metohisë dhe shumë gjëra të tjera. Kur shikon atmosferën dhe vendimet e njëanshme, kur sheh se çfarë po bën në të vërtetë Prishtina, e ke të qartë se nuk duan dialog, nuk duan paqe, se nuk duan që ne të biem dakord për asgjë, por ata qartazi insistojnë vetëm në shkaktimin e reagimeve të papërshtatshme të serbëve, në mënyrë që populli serb apo Beogradi pastaj të akuzohen nga bashkësia ndërkombëtare apo kushdo tjetër se nuk është konstruktivë në dialog. Në fakt, gjatë gjithë këtyre viteve, madje edhe së fundmi, ai që është konstruktiv është Beogradi. Ai këmbëngul për paqen, këmbëngul për stabilitet. Pra, në takim u diskutuan shumë gjëra. Presidenti Aleksandar Vuçiq mendoi dhe ofroi sugjerimet e tij, si i sheh gjërat, me çfarë konkluzione do të ishte mirë të dalim, si të çohen gjërat përpara, të ecim në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve. Kur dëgjoi se çfarë thoshin të gjithë njerëzit tanë, kur dëgjoi kërkesat e përfaqësuesve politikë të serbëve nga Kosova e Metohia që ishin gjithnjë e më të fortë, donin të shkonin shumë më tej në disa masa, presidenti hoqi dorë nga propozimi i tij. Pra, marrëveshja është që ne duhet të vazhdojmë të flasim, të shohim se çfarë do të bëjmë në kuptimin politik, por edhe në atë ekonomik, para së gjithash, të shohim se çfarë mund të bëjë shteti i Serbisë edhe më shumë sot për të ndihmuar popullit të Kosovës e Metohisë. Ne do të përgatisim planin, masat dhe programin e zhvillimit ekonomik, kështu që marrëveshja është që të takohemi javën e ardhshme dhe të nxjerrim konkluzionet përfundimtare.

Në fillim të javës në Bruksel u mbajt një raund tjetër negociatash. Cilat hapa konkretë u diskutuan për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe?

Kemi insistuar, si çdo herë kur jemi në Bruksel, para së gjithash për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Ju e dini se ky është obligimi i parë dhe themelor në dialog, është obligim i Prishtinës. BE, Prishtina dhe Beogradi nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit. Ne i kemi përmbushur të gjitha obligimet tona dhe tani kemi 10 vite që presim formimin e BKS-së. E gjithë kjo që po ndodh në terren, çdo lloj dhune politike, institucionale dhe çdo lloj dhune tjetër që vjen nga Prishtina në drejtim të komuniteteve serbe, sipas serbëve, e gjithë kjo nuk do të ekzistonte nëse do të kishim një bashkësinë e komunave serbe. Hapi i parë në këtë drejtim është që ekipi menaxhues që ka hartuar statutin e BKS-së ta ketë atë punë, pra një prezantim, kur të caktohet takimi i radhës i nivelit të lartë, kur do të diskutohet në detaje statuti i BKS-së. Kjo do të thotë se duhet të jetë në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në 2013 dhe 2015. Kemi biseduar edhe për energjinë, për të zhdukurit, ekziston një tekst të dakorduar të deklaratës për të pagjeturit, që duhet të miratohet zyrtarisht në një takim të nivelit të lartë.

Negociatori i Prishtinës tha se në Ohër dhe Bruksel është rënë dakord për vetëqeverisje për komunitetin serb, jo për formimin e BKS-së. Si e komentoni këtë?

Kurti nuk dua të formojë BKS-në, nuk e do. Ata thonë çdo ditë se BKS duhet të jetë në përputhje me të ashtuquajturën kushtetutën e Kosovës, se nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive. Bislimi tani përmend në publik pesë kritere, të cilat as që u diskutuan. Pra, Kurti nuk foli asnjë fjalë për ndonjë kriter. Në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 janë përcaktuar kriteret se si duhet të duket bashkësia, cilat janë kompetencat e tij, kompetencat thelbësore, cili është qëllimi i bashkësisë, cila është struktura e saj, si do të funksionojë. Se Serbia ka të drejtë të financojë BKS-në, që është e përcaktuar në pikën 16d të parimeve të përgjithshme. Është shkurar mirë, thjesht duhet vullnet i mirë për ta zbatuar.

Një nga temat e rëndësishme që i shqetëson serbët në Kosovë janë targat. Çfarë propozimesh konkrete janë bërë për këtë çështje?

Kur flasim për targat, kemi pasur ato kriza që ka krijuar Kurti dhe më pas kemi pasur një marrëveshje më 30 shtator 2021. Në bazë të asaj marrëveshjeje, u ra dakord që të vendosen ngjitëse në të gjitha targat, përfshirë tabelat KM. Është një çështje e ndërlikuar. Pas kësaj, Kurti, në vend që ta respektojë, fillon sërish me vendime të reja të njëanshme, ju kujtohet futja e targave provuese RKS, të cilat serbët në veri të Kosovës nuk deshën ta pranojnë. Pra, përsëri një krizë e re. Ne po e zgjidhim atë krizë duke marrë vendim më 23 nëntor që Kurti të ndalet me të gjitha masat e tij ndëshkuese dhe se ne do të ndalemi, përkohësisht, derisa të gjejmë një zgjidhje të përhershme, siç është rënë dakord, me dhënien e targave të reja. Dhe në vend që ta respektojë atë, çfarë bën Kurti, ai merr një vendim të ri, ku do të ndalojë të gjitha automjetet me targa KM, regjistrimi i të cilave ka skaduar më 23 nëntor, kur është bërë ajo marrëveshje. Ai e mori atë në fakt si një lloj marrëveshjeje "dead line" për targa. Pas kësaj keni ndër të tjera deklaratën e Derek Sholles, këshilltarit special të Departamentit të Shtetit, i cili thotë se Kurti nuk ka të drejtë të ndalet makinat me targat KM. Për propozime konkrete për targat do të flasim kur të vijë koha, që të mos zbulojmë qëndrimin tonë të plotë tani, se çfarë dhe si të veprohet.

U bë e ditur se takimi i radhës i nivelit të lartë mund të zhvillohet pas datës 20 prill. A është rënë dakord për një datë të saktë dhe a do të takohen sërish ekipet negociuese para kësaj?

Tani gjithçka varet nga Bashkimi Evropian, ata janë mikpritësit e të gjitha atyre takimeve në Bruksel. Ata dërgojnë një ftesë zyrtare, ne i përgjigjemi. Natyrisht, është e nevojshme të bien dakord për të gjitha afatet e zotit Lajçak dhe Borel, veçanërisht kur bëhet fjalë për nivelin e lartë. Nga ana tjetër, zoti Vuçiq dhe Kurti. Kur të arrihet gjithçka, pres që në periudhën e ardhshme të vijë një ftesë e re për një takim të nivelit të lartë. Ne do t'ju njoftojmë si gjithmonë, kur kjo të ndodhë.