Petkoviq: Nervozizëm në Prishtinë për shkak të detyrimeve të cilat duhet t‘i përmbiushë, Sërbia përmbushi të gjitha kërkesat
Nervozizmi në Prishtinë si pasojë e rezultatit të takimit të fundit në Ohër, po përshkallëzohet dita-ditës dhe tregon se aktorët e atjeshëm politikë ndjejnë panikun jo për shkak të detyrimeve me të cilat përballet Beogradi, por për shkak të detyrimeve që ka Prishtina, të cilat deri më tani pafatyrësisht ka refuzuar t’i përmbushë, ka theksuar mbrëmjen e sotme drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq.
"Një prej këtyre detyrimeve është puna për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe e dyta siç u tregua dhe sot e thënë me butësi, deklarata e papërshtatshme e kryetarit të parlamentit të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, Glauk Konjufca, për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur. Ekstremistët e Prishtinës e bazojnë ideologjinë e tyre kapriçoze separatiste në gënjeshtrën se shqiptarët nuk kanë kryer krime dhe akte terroriste në Kosovë e Metohi, ndonëse faktet e padiskutueshme flasin pikërisht të kundërtën ndaj ish-udhëheqësit e UÇK tani janë objekt i hetimeve penale në proceset gjyqësore ndërkombëtare" ka thënë Petković në deklaratë.
Nga ana tjetër Beogradi është i vetëdijshëm për faktin se përcaktimi i fatit i të zhdukurve, është në radhë të parë çështje humanizmi, e jo politikës ditore, nënvizoi Petkoviq.
“Kemi treguar përgjegjshmëri dhe konstruktivitet absolut dhe vepruam sipas të gjitha kërkesave të palës tjetër-që do të thotë se hulumtuam në 23 lokacione në Sërbinë qendrore për të përcaktuar nëse eshtrat e personave të zhdukur mund të preheshin aty. Konjufca duhet të dijë se, për dallim nga Beogradi, Prishtina ka hetuar vetëm njërën prej lokacioneve dhe sot e kësaj dite jemi duke pritur kërkesën tonë për të hetuar edhe nëntë lokacione në Kosovë e Metohi” tha Petkoviq.
Ky i fundit kujtoi se presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, në disa raste përmes mesazheve publike, por edhe me veprime konkrete, ka konfirmuar se për Sërbinë, përcaktimi i fatit i të zhdukurve, është segment i rëndësishëm i procesit të pajtimit dhe ndërtimit më të mirë të marrëdhënieve sërbo-shqiptare, kështu që të gjitha akuzat e çmendura të Konjufcës bien në ujë para fakteve.
"Konjufca do të dëshmojë përkushtimin e vet në procesin e stabilizimit të situatës në rajon e atëherë kur bën thirrje publikisht dhe inkurajon në hulumitimin e lokacioneve të cilat sipas dyshimeve të bazuara, gjenden eshtrat e personave të vrarë nga separatistët shqiptarë. Mbetemi të mendimit se përcaktimi i fatit i të zhdukurve, është një nga kushtet për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës dhe nuk dëshiroj t'i përgjigjem Konjufcës me një gjuhë më të qartë, edhe pse e meriton, pasi çështja e të zhdukurve, nuk është diçka që njerëzit e denjë munden t’a keqpërdorin për qëllime politike” ka thënë Petkoviq.
Konjufca për TV1 ka thënë se "nëse bashkësia ndërkombëtare thotë se Vuçiq nuk e di vendodhjen e të zhdukurve, atëherë gënjen pasi Vuçiq di se ku është".
Konjufca ka kërkuar që presidenti i Sërbisë të akuzohet si Vladimir Putini.
"Duke fshehur krimet dhe genocidin e kryer në Kosovë, presidenti sërb Aleksandar Vuçiq, meriton të gjykohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, siç po bëhet aktualisht ndaj presidentit rus Vladimir Putin”, tha Konjufca, duke shtuar se po kryen një krim të rëndë kundër njerëzimit.
0 komentet