Petkoviq: Në deklaratë nuk ka term “të zhdukur me forcë”, e prishëm planin e Prishtinës

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se në tekstin e deklaratës për personat e humbur e cila dje u harmonizua në Bruksel falë përpjekjeve të Beogradit, u hodh poshtë termi "të zhdukur me forcë" (enforced disappearances) ku kategoria juridike e përcaktuar me konventën ndërkombëtare, do të nënkuptonte përgjegjësinë direkte juridike të shtetit të Sërbisë për të gjitha rastet e zhdukjeve gjatë konfliktit në Kosovë.

Petkoviq në deklaratë, ka nënvizuar se në vend të këtij termi, u vendos termi "i zhdukur me forcë" (forcibly disappeared) e cila nuk është kategori juridike dhe nuk gjendet në asnjë konventë ndërkombëtare, por përshkruan ekskluzivisht rrethanat në të cilat ka ndodhur zhdukja dhe për këtë arsye, nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik në interes të shtetit të Sërbisë e as në përgjegjësinë e saj. 

Sipas tij, si pasojë e kësaj, është qartësisht e dukshme që Prishtina dhe Andin Hoti mashtrojnë dhe dekurajojnë opinionin me interpretime të pasakta se termi "zhdukje me forcë" është i pranuar dhe se do të mund të kërkojnë përgjegjësi shtetërore, kjo është absolutisht e pa saktë dhe ai e di këtë.

“Përveç politizimit të dukshëm të kësaj teme mjaft humane, është e kuptueshme edhe pakënaqësia e Prishtinës, e cila dështoi në planin e saj për të akuzuar Sërbinë për të gjitha rastet e zhdukjeve në Kosovë e Metohi dhe për t'ia atribuar asaj mizoritë e të ashtuquajturës UÇK, çka ishte qëllimi i tyre që në fillim, të cilin e diktuam dhe e penguam" nënvizon Petkoviq.

Ky i fundit shton se grupi negociator sërb arriti në Bruksel të mbronte interesat e Sërbisë kur është çështja e personave të zhdukur por edhe qysh prej fillimit të këtij procesi, kemi treguar gatishmëri që këto çshtje të rëndësishme, të zgjidhen dhe që familjet e të gjitha viktimave të pafajshme të binden thellësisht sepse meritojnë paqen pa asnjë politizim.

"Fatkeqësisht Prishtina vazhdon që këtë temë të politizojë dhe shfrytëzojë në përplasjet e përditshme politike, por ne do të udhëhiqemi ekskluzivisht nga faktet dhe argumentet, ashtu sikurse më parë" ka thënë Petkoviq.