Cilat janë qëllimet e bashkëpunimit të FSK me Gardën Kombëtare të Ajovas?

Pripadnici KBS u Ajovi
Burim: Facebook/ Ejup Maćedonci

Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në forca të armatosura sipas Qeverisë në Prishtinë do të përfundojë në vitin 2028. Qëllimi i qeverisë kosovare është që deri atëherë FSK të ketë 5.000 pjestarë aktiv dhe të jetë e pajisur me sistemet më moderne të armatimit sipas standarteve të NATO. Në këtë e ndihmon Turqia, Britania e Madhe, Shqipëria, SHBA….Pjesë të kontributit jep dhe Garda Kombëtare e Ajovas me të cilën po bashkëpunohet prej 13 vitesh. Ndërkohë vazhdon të jetë në fuqi Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB e cila njeh si të vetmen forcë të sigurisë në Kosovë misionin e KFOR.

Shkruar nga Dushica Radeka Gjorgjeviq

Garda Kombëtare e Ajovas shpesh në deklaratat e zyrtarëve kosovarë është shpallur si mbështetja kryesore në zhvillimin e FSK. Komandanti i kësaj garde gjeneral-major Stiven Ozborn vizitoi Kosovën mesin e muajit të kaluar me ftesë të komandantit të FSK Bashkim Jashari dhe në kuadër të kësaj vizite u dakordësua zbatimi i planit të përbashkët të bashkëpunimit për vitet 2025 dhe 2026. Bashkëpunimi i deritashëm është vlerësuar i shkëlqyer.

"Lidhja jonë me Forcat e Sigurisë Kosovare mundëson shkëmbim të eksperiencës, shkathtësi dhe eksperiencë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë“, ka thënë Ozborn vjeshtën që kaloi duke speguar se në cilat raste konkrete funksionon Programi i partneritetit shtetëror me SHBA.

Përveç lidhjes ushtarake, me Ajovan ndërtohen dhe raportet politike e kështu presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe guvernerja e Ajovas Kim Rejnollds vitin e kaluar nënshkruan marrëveshje për raporte vëllazërore të cilat duhet të kontribuojnë në përafrimin e Kosovës dhe këtij shteti amerikan dhe në fushën e arsimit, tregtisë, bujqësisë dhe energjitikës.

Kur është fjala për transformimin dhjetëvjeçar të FSK në Forca të Armatosura të Kosovës që është nisur prej vitit 2018, sipas vlerësimeve të bashkëbiseduesve të Kosovo onlajn, ekspertët për siguri, Gardën Kombëtare të Ajovas aty nuk e përfshijnë tek donacionet e pajisjeve luftarake apo trajnimet e pjestarëve të FSK për shfrytëzim të përdorimit të armëve të teknologjisë ofensive.  

Drejtori i përgjithshëm i Këshillit për strategji politike Nikolla Lluniq thotë për Kosovo onlajn se bashkëpunimi i Gardës Kombëtare të Ajovas me Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk ka kontribut shumë madhështor në transformimin e kësaj force në ushtri ku nënkupton investime në sistemet luftarake. Bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Ajovas sikurse thekson, ka lidhje me ngritjen e ndërveprueshmërisësë së pjestarëve të FSK dhe si do të jenë donacionet eventuale nga Amerika, këto do të jenë nga rezervat federale.

"Garda Kombëtare e Ajovas merr pjesë në ngritjen e ndërveprueshmërisë së pjestarëve të FSK për pjesmarrje mbi të gjitha në operacionet multinacionale në mbarë botën pavarësisht nëse kjo është nën çadrën e KB, BE apo involvimin e pavarur bilateral. Garda Kombëtare e Ajovas mund t’i ndihmojë dhe në ndërtimin e infrastrukturës civile dhe në asistencën humanitare në rastet e fatkeqësive natyrore por prej saj nuk mund të presësh ndonjë donacion të madh në dallim nga ndonjë vend sikurse Turqia apo potencialisht nga ndonjë tjetër që i ka njohur", thotë Lluniq.

Ky i fundit sqaron se bashkëpunimi i FSK me Gardën Kombëtare të Ajovas është pjesë e programit të partneritetit shtetëror i cili në Amerikë u prezantua në vitin 1993 si bashkëpunim me shtete të caktuara dhe gardat e tyre kombëtare me vendet që lindën pas shpërbërjes së BRSS dhe kjo nënkupton shkëmbimin e eksperiencave, njohurive, trajnime të përbashkëta dhe ndonjëherë asistencë teknike të cilit i dedikohen edhe sot programet e partneritetit shtetëror.

FSK sikurse bën të ditur Lluniq, vitin e kaluar prezantuan themelimin e rregjimentit të parë të këmbësorisë, këtë vit pason me rregjimentin e dytë të këmbësorisë ndërsa themelimi i rregjimentit të tretë të këmbësorisë është sipas planit për vitin 2025. Sërbia thekson ai, tashmë po përballet me sfidat e sigurisë: sesi këto forca të armatosura do të shikohen. 

"A do të jenë këto monoetnike apo shumëetnike forcat e armatosura dhe çfarë aftësish do të kenë? A do të zhvillojnë aviacionin apo njësinë e mekanizuar të mjeteve të rënda apo atyre kjo nuk u duhet? Do të ishte logjike që një vend i tillë me këtë madhësi, me të tillë prodhim të brendshëm bruto t'i drejtojë të ardhurat në aftësi të caktuara specifike dhe t'i zhvillojë ato. Megjithatë nuk duhen injoruar faktorët e jashtëm dhe interesat e tyre. Ndaj, liderët tanë politikë dhe vendimmarrësit sipas mendimit tim, duhet që në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, të përfshihet dhe faktori i sigurisë. Ne duhet të dimë se çfarë pritet në kontekstin e sigurisë dhe çfarë forcash do të jenë në Kosovë dhe Metohi, a do të jemi partnerë afatgjatë apo po krijojmë armiqësi dhe garë potenciale për armatim dhe eventualisht ngrijmë konfliktin” ? bën të ditur Lluniq, por dhe shton se në kontekstin ushtarak fraza konflikt i ngrirë nuk egziston, por ajo paraqet ekskluzivisht përgatitjen e gjithë shoqërisë, e veçanërisht ushtrisë, për luftë.

"Nëse mendojmë se sfidave të tilla të sigurisë do t'u përgjigjemi ekskluzivisht me armatim, mendoj se gabojmë. Mendoj se për këtë arsye duhet të përfshijmë kontekstin e sigurisë në negociatat me Prishtinën. Mendoj se duhet të bëjmë një ushtri partnere në Kosovë e Metohi e cila në kornizën e vet komanduese do të ketë edhe pjesëtarë të kombësisë sërbe, sikurse p.sh., zëvendësshefin e shtabit të përgjithshëm. Në këtë kontekst në afat të gjatë mund të jemi në gjendje të kemi marrëdhënie të besueshme partneriteti” vlerëson Lluniq.

Bashkëpunimin e FSK dhe Gardës Kombëtare të Ajovas studiuesi hulumtues Nikolla Vujinoviq thotë se ajo nga përbërja e forcave të armatosura nuk ka aq shumë domethënie sesa pesha e saj nëse e shikojmë në dimensionin politik.

"Ky program është mjaft domethënës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat bashkëpunojnë me 106 shtete në botë dhe përmes bashkëpunimit me Kosovën përcjell mesazh se ky është shtet demokratik dhe që respekton vlerat e botës perëndimore. Me thellimin e këtij bashkëpunimi, ata i përcjellin Kosovës mesazhin se 'jeni në rrugën drejt integrimit euroatlantik' por dhe mesazh Sërbisë e cila gjithashtu merr pjesë në këtë program në nivel shumë më të madh me Gardën Kombëtare të Ohajos. Për të mesazhi politik tingëllon se Kosova është shtet i pavarur dhe me të duhet të pajtoheni", thotë Vujinoviq për Kosovo onlajn.

Ai bën të ditur se bashkëpunimi i Gardës Kombëtare të Ajovas me Kosovën është dominues në fushën e mjekësisë, por vlen të vështrohen dhe ato stërvitjet e pjestarëve të FSK që do të ndikojnë në sigurinë e brendshme ku fjalën kryesore e udhëheqin disa vende të tjera. 

“Forcat e Sigurisë së Kosovës pa NATO nuk do të luftojnë me askënd në Ballkan por kanë patur rol në trazirat e brendshme në luftën ndaj mosbindjes qytetare, kundër demonstratave dhe aty merr një rol të veçantë Britania e Madhe. Ata trajnojnë forcat e sigurisë si ato policore si dhe ato të ashtuquajturat ushtarake të cilat nuk do të duhej të egzistonin sipas Rezolutës 1244 dhe marrëveshjes së Kumanovës. Britania e Madhe trajnon këto forca për luftën ndaj protestave dhe demonstratave” bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.

Garda Kombëtare e Ajovas, shton Vujinoviq, nuk trajnon FSK për përdorimin e armëve të teknologjisë ofensive pasi tashmë me këtë pjesë po merret Turqia e cila i ka furnizuar me dronët Barjaktar dhe autoblinda.

"Kjo është pak problematike por këtë nuk do të doja t’a konsideroja si problem të sigurisë për të cilën nuk e shikoj në perspektivën që Forcat e Sigurisë së Kosovës në thelb të jetë ndonjë ushtri që të luftojë, por kam frikë se mund të jetë ushtri që do të mbahet nën kontroll të banorëve të vet. Kushdo që t’a kenë si sërbët, shqiptarët apo ndokush tjetër. Kjo është problemore dhe çka mendoj se dhe institucionet tona e ndjekin me shumë kujdes pasi ajo çka KFOR ka bërë para një viti në Zveçan kur mbrojti komunat nga protestuesit sërbë, ajo është diçka që në perspektivë shikohet sesi do të punojë FSK. Duke patur parasysh sesi sillen forcat policore ndaj sërbëve në Kosovë e Metohii, mund veçse të supozojmë thellësinë e problemit që do të kemi nëse ato të ashtuquajtura forcat e sigurisë të bëjnë këtë gjë", ka thënë Vujinoviq.

Bashkëpunimin e FSK me Gardën Kombëtare të Ajovas eksperti i sigurisë Bedri Elezi e shikon si tregues të qartë të kontributit të SHBA për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake në Kosovë dhe mundësinë që FSK të zhvillohet profesionalisht sesi të shndërrohet në ushtri dhe që Kosova të bëhet pjesë e NATO.   

“FSK kanë pasur shumë vizita në Ajova e gjithashtu janë ndërmarrë dhe kryer stërvitje mes FSK dhe Gardës Kombëtare të Ajovas, komandanti i FSK vizitoi Ajovan në mars. Së fundmi vizita e komandantit të Ajovas dhe FSK janë dëshmi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë dhe do të kemi dhe realizimin e programit sipas planit", tha Elezi për Kosovo Onlajn.

Ai thotë se Garda Kombëtare e Ajovas ka marrë pjesë në armatosjen e FSK me armë të lehta.

"Ajova vazhdimisht ka mbështetur FSK me furnizim me armë të lehta, armë që janë të lejueshme nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë veçanërisht nga NATO. Nuk mund të flasim rreth asaj se cilat armë ka dhuruar Ajova, por besoj se në të ardhmen nga SHBA dhe Ajova do të sigurohen edhe mjete të tjera ushtarake përfshirë dhe armatim të rëndë të cilat janë armët kryesore në programet e organizimeve mbrojtëse", shtoi Elezi.

Sipas fjalëve të tij Ajova ka ndihmuar në masë të madhe FSK në transformimin e programeve e kështu që FSK ka dëshmuar se është "një nga strukturat më profesionale ushtarake në rajon".

"Garda Kombëtare e Ajovas deri më tani ka treguar performancë të jashtëzakonshme në përgatitjen e FSK për programet e transformimit, madje mund të besohet se FSK është një prej strukturave ushtarake më profesionale në rajon. Tek shumë stërvitje në terren që kanë organizuar vendet anëtare të NATO ku ka marrë pjesë dhe FSK, ka arritur të fitojë çmime ndërkombëtare e gjithashtu ka treguar performancë jashtëzakonisht profesionale", ka thënë Elezi.