"Heshtja ulëritëse": Një minut heshtje për lirinë e medias në Kosovë

Gračanica, mediji
Burim: Kosovo Online

Rreth asaj se në çfarë atmosfere po pritet Dita Botërore e Lirisë së Medias, mund të flitet më së miri në një nga pikat e Proklamatës së sotme të Shoqatës së Gazetarëve të Sërbisë, në të cilën kërkohet që institucionet kosovare dhe administrata ndërkombëtare në Kosovë të formojnë urgjentisht Komisionin Ndërkombëtar të Ekspertëve për të hulumtuar vrasjet dhe rrëmbimet e gazetarëve në Kosovë nga viti 1998 deri në vitin 2005. Kaluan më shumë se dy dekada, fjala “urgjente” është bërë gjithnjë e më e pakuptimtë me kalimin e kohës dhe 19 fate tragjike presin ende të zbardhen.

Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë (UNS) i dorëzoi para disa ditësh Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ) propozime për dy rezoluta-rreth hulumtimeve për vrasjet e gazetarëve në Kosovë dhe Shërbimin e pavarur Publik në gjuhën sërbe në Kosovë. por më herët ishte njoftuar se “për shkak të diskriminimit” nuk do të marrin pjesë në kuvendin e EFJ në fund të majit në Prishtinë.

Pak a shumë nisje kontroverse tema që janë në vetvete të vështira dhe kontroverse, vëren një prej bashkëbiseduesve tanë.

Në rezoluta, përveç kërkesës për formimin e komisionit ndërkombëtar të ekspertëve, kërkohet bashkëpunim i prokurorive të Beogradit dhe Prishtinës, konfirmimi i përgjegjësisë së EULEKS dhe UNMIK madje edhe të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë çeljen e hetimeve për gazetarët e vrarë dhe të zhdukur.

Mirëpo, sikurse parashikoi kryetari i mëparshëm i Shoqatës së Gazetarëve të Sërbisë ajo rezolutë do të miratohet por jo kërkesa për shërbim publik në gjuhën sërbe në Kosovë, çka nuk është për t'u habitur duke pasur parasysh se gazetarëve ende i’u ndalohet hyrja në Kosovë, mohohet përkthimet në gjuhën sërbe e shumë mënyra të tjera. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë dënim për ata që ndezën zjarrin me kallëzim të rremë.

A do të thotë liria e medias për gazetarët në Kosovë liri për të heshtur, për të mos kuptuar, liri për t'u zhdukur dhe për t'u larguar?

Dhe këtë vit në të gjitha anët e botës dialogu vdiq, vdiqën kolegët tanë, biseda me njerëzit, gjithçka që trashëgojmë si vlerat më të rëndësishme të njerëzimit, vlerëson kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Sërbisë, Zhivojin Rakoçeviq.

“A ka kuptim të thuhet se sot është dita e zezë e këtij profesioni, nëse e dimë se një komunitet i tërë dhe profesioni i frikësohet përdorimit të gjuhës amtare në Kosovë e Metohi, nëse sot pas 20 vitesh kuptojmë se disa kolegë tanë po rishikojnë ngjarjen tragjike të 17 marsit sikurse asgjë mos të kishte ndodhur? pyet Rakoçeviq në kremtimin e Ditës NDërkombëtare të Lirisë së Medias para Shtëpisë së Kulturës në Graçanicë.

Kryetarja e Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës dhe Metohisë (DNKiM) Ivana Vanovac kujtoi “heshtjen ulëritëse” në të cilën shkelen të drejtat e gazetarëve dhe redaksive sërbe në Kosovëë.

“Kjo është heshtja në të cilën ajo ndodh me mediat në Kosovë, në të cilat ligjvënësi mundohet të miratojë në heshtje ligje që do të nënkuptojnë zhdukjen e mediave sërbe në Kosovë. Heshtje në të cilën sërbët në Kosovë lexojnë shtypin sërb që nuk e kanë. Kjo është e heshtja në të cilën lirishëm t’a harroni për objektivitetin, tërësinë për gjithçka që përbën një përmbajtje cilësore gazetareske sepse për këtë nuk duhet të përgjigjesh”, tha Vanovac.

Kosova momentalisht është hapësira me numrin më të madh të rasteve të pazgjidhura të vrasjeve dhe rrëmbimeve të gazetarëve, kujton për Kosovo Onlajn kryetari i Komisionit për Hulumtimin e Vrasjeve të Gazetarëve Veran Matiq dhe shton se është “dramatike” që institucionet ndërkombëtare dhe qeveritë e huaja të mos e trajtojnë këtë si problem serioz që kërkon zgjidhje.

Tashmë egziston problem me asamblenë e ardhshme të EFJ pra problemi qëndron tek SHGS e cila vendosi të mos marrë pjesë, thotë Matiq dhe shton se nuk mund t’a kuptojë plotësisht se përse nuk po prezantohet rezoluta dhe kërkohet miratimi i saj kur dihet se për të propozuar rezolutë është e nevojshme pjesëmarrja në kuvend.

"Ndoshta është e mundur që ndonjë delegat tjetër nga ndonjë shoqatë tjetër mund t’a propozojë, por mua kjo më duket pak si diçka në start që krijon pak polemika rreth rezolutës. Mendoj se këto tema janë të tilla që nuk duhet të kenë asnjë një lloj polemika shtesë, sepse vetë ato janë të vështira në vetvete”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Komisioni ndërkombëtar i ekspertëve që do të merrej me hulumtimin e vrasjeve të gazetarëve u përmend për herë të parë në një takim në vitin 2018 në Prishtinë dhe Graçanicë në të cilën mori pjesë dhe SHGS dhe Bashkësia e Gazetarëve të Kosovës nën kujdesin e OSBE dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës Hashim Thaçi, thotë Matiq.

“Që komisioni të marrë mandat ndërkombëtar, por të njihet nga autoritetet e përkohshme dhe autoritetet sërbe dhe të punohet në të, duhet që të mos humbet kohë. Sepse Kosova aktualisht është zona me numrin më të madh të rasteve të pazgjidhura të vrasjeve dhe rrëmbimeve të gazetarëve Dhe kjo është dramatike që institucionet ndërkombëtare dhe qeveritë e huaja nuk e trajtojnë atë si problem serioz që kërkon zgjidhje, sepse me kalimin e kohës ka gjithnjë e më pak shanse që të zgjidhet” paralajmëron Matiq.

Megjithatë, beson se rezolutat në vetvete nuk sjellin asgjë.

Mendoj se këtu rreth këtij koncepti të hulumtimit të vrasjeve të gazetarëve është fort e rëndësishme që egziston konsensus dhe gazetarëve nga Kosova nga ndonjë shoqatë dhe SHGS dhe SHPGS. Sepse nëse brenda komunitetit gazetaresk nuk ka një lloj marrëveshjeje, atëherë ajo që duam si pikënisje nuk do të ndodhë-pra formimi i organit të caktuar, sepse presioni nuk do të jetë bindës, do të hyjë në ato shabllone të politizimit dhe ajo çfarë nuk çon në zgjidhjen e këtij rasti”, bën të ditur Matiq.

Është shumë e rëndësishme, thekson ai, që të nisë procesi i zbulimit të asaj se çka ka ndodhur me të vërtetë në kuadër të kësaj pune sigurisht që do të preken aspekte të përgjegjësisë së institucioneve të ndryshme për shkak të mosveprimit dhe pengimit.

Patjetër që është problem i madh kur është fjala rreth atyre që kanë udhëhequr Kosovën-edhe UNMIK dhe EULEKS prandaj nuk kanë pasur as evidenca të rregullta të gazetarëve të vrarë dhe as nuk kanë mbledhur dokumentacion në këtë dosje rreth gazetarëve të vrarë. Këto janë të gjitha gjërat të cilat tani nuk duhet të vendosen në plan të parë, për të mos penguar proceset”, vlerëson ai dhe shton se është thelbësore të vendoset bashkëpunimi mes prokurorive, i cili është “i parashkruar dhe i mundshëm”, ndonëse tani është “i ftohtë”. 

Mendoj se egziston arsye se përse nuk insistohet më shumë në hulumtimin e vrasjeve të gazetarëve në Kosovë, e kjo sepse Perëndimi thjesht fsheh vështrimin para së vërtetës se në atë territor-ku ata pretendojnë se lulëzojnë të drejtat e njeriut dhe demokracia-janë vrarë kaq shumë gazetarë saqë dhe sot e kësaj dite situata për gazetarët e atjeshëm nuk është e mirë, veçanërisht nëse je gazetar sërb në Kosovë, thotë për Kosovo Onlajn gazetari dhe ish-kryetari i SHGS Vlladimir Radomiroviq.

“Por të gjitha mundësitë që kjo lloj rezolute-nëse SHGS nuk do të jetë në vendin e ngjarjes-me shumë mundësi nuk do të kalojë” vlerëson Radomiroviq.
Ky i fundit kujton se tashmë egziston rezoluta për hetimin e vrasjeve të gazetarëve në Kosovë dhe se në vitin 2018, kur ai ishte kryetar i SHGS u miratua rezoluta e parë. 

“Megjithatë as në vitin 2018 e as më vonë-kur u miratua edhe një rezolutë tjetër-nuk pati pasoja në kuptimin që Federata Europiane e Gazetarëve të ndërmerrte ndonjë iniciativë, që të insistonte në Bruksel dhe Nju Jork përmes Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve që të niste ndonjë hulumtim ndërkombëtar për të përcaktuar përfundimisht se kush është përgjegjës për vrasjet e gazetarëve në K&M që ndodhën prej vitit 1998 deri në vitin 2005 ku në pjesën më të madhe janë të lidhura kryesisht me aktivitetet e UÇK pra pasardhësve të saj pas luftës. Këtu kanë qenë vrasjet e gazetarëve që ishin në shënjestër të atyre kriminelëve dhe terroristëve ndaj është e rëndësishme të ekspozohen të gjitha rrethanat pasi Kosova është territori në Evropë ku kanë vdekur më shumë gazetarë” bën të ditur Radomiroviq.

Parë nga kjo distancë, Radomiroviq vlerëson se egziston arsye përse nuk insistohet në hulumtimin e vrasjeve të gazetarëve në Kosovë.

“Kjo sepse Perëndimi thjesht shmanget t’a shikojë të vërtetën në sy dhe fsheh vështrimin para së vërtetës në atë territor të K&M-ku ata pretendojnë se lulëzojnë të drejtat e njeriut dhe demokracia-janë vrarë kaq gazetarë as sa dhe sot e kësaj dite situata për gazetarët e atjeshëm nuk është e mirë, sidomos nëse je gazetar sërb në K&M, situata është e vështirë dhe këtë Perëndimi nuk e shikon.

Ndërsa sigurisht që gjatë asamblesë së EFJ vëmendje të veçantë do të marrin gazetarët ukrainas që kanë fituar azil faktik në Kosovë të cilët jetojnë aty prej disa vitesh dhe ata do të jenë yjet e asamblesë. Kështu që sërish historia do të shkojë në një tjetër drejtim ndërsa do të lihen në harresë gazetarët që janë vrarë në Kosovë” thotë bashkëbiseduesi ynë.

Duke komentuar shanset që rezolutat e propozuara të miratohen, Radomiroviq vlerëson se rezoluta për vrasjet e gazetarëve ka më shumë shanse se ajo për Shërbimin Publik në gjuhën sërbe.

“Kemi pasur më herët rezoluta me temën e vrasjes së gazetarëve që janë miratuar, ndërsa çështja e kanaleve në gjuhën sërbe është diçka që njerëzit që përfaqësojnë SHGS e kanë kërkuar prej kohësh, por unë nuk e shikoj të nevojshme që SHGS të merret me faktin se plani i Ahtisarit duhet të zbatohet dhe të njihet Kushtetuta e Kosovës. Me atë duhet të merret ai që e njeh Kushtetutën e Kosovës, ndërsa SHGS nuk duhet të njohë Kushtetutën e Kosovës”, konkludon ai.