Radomiroviq: As sot nuk është sitatë e mirë për gazetarët në Kosovë, Perëndimi fsheh vështrimin para të vërtetës
Mendoj se egziston arsye se përse nuk insistohet më shumë në hulumtimin e vrasjeve të gazetarëve në Kosovë, e kjo sepse Perëndimi thjesht fsheh vështrimin para së vërtetës se në atë territor-ku ata pretendojnë se lulëzojnë të drejtat e njeriut dhe demokracia-janë vrarë kaq shumë gazetarë saqë dhe sot e kësaj dite situata për gazetarët e atjeshëm nuk është e mirë, veçanërisht nëse je gazetar sërb në Kosovë, thotë për Kosovo Onlajn gazetari dhe ish-kryetari i SHGS Vlladimir Radomiroviq.
Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë (UNS) i ka dorëzuar Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ) propozime për dy rezoluta-për hetimin e vrasjeve të gazetarëve në Kosovë dhe Shërbimin e pavarur Publik në gjuhën sërbe në Kosovë, por më herët kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në asamblenë e EFJ që do të mbahet në fund të majit në Prishtinë.
Radomiroviq thekson se kur dorëzohet rezoluta “zakoni e do të jesh aty për të mbrojtur rezolutën dhe propozimin tënd” dhe shton se nuk e di se si do të duket tani dhe kush do t'i përfaqësojë interesat e shoqatës së gazetarëve aty.
“Por të gjitha mundësitë që kjo lloj rezolute-nëse SHGS nuk do të jetë në vendin e ngjarjes-me shumë mundësi nuk do të kalojë” vlerëson Radomiroviq.
Ky i fundit kujton se tashmë egziston rezoluta për hetimin e vrasjeve të gazetarëve në Kosovë dhe se në vitin 2018, kur ai ishte kryetar i SHGS u miratua rezoluta e parë. Sikurse bën të ditur atëherë kanë marrë mbështetje dhe punuar bashkarisht me kolegët nga shoqata shqiptare në Prishtinë, ndërsa rezoluta u mbështet nga Sindikata e Gazetarëve dhe SHPGS. Bashkarisht shton ai, shkuan në Lisbonë ku ishte asambleja dhe morën mbështetjen e të gjithë anëtarëve të tjerë.
“Megjithatë as në vitin 2018 e as më vonë-kur u miratua edhe një rezolutë tjetër-nuk pati pasoja në kuptimin që Federata Europiane e Gazetarëve të ndërmerrte ndonjë iniciativë, që të insistonte në Bruksel dhe Nju Jork përmes Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve që të niste ndonjë hulumtim ndërkombëtar për të përcaktuar përfundimisht se kush është përgjegjës për vrasjet e gazetarëve në K&M që ndodhën prej vitit 1998 deri në vitin 2005 ku në pjesën më të madhe janë të lidhura kryesisht me aktivitetet e UÇK pra pasardhësve të saj pas luftës. Këtu kanë qenë vrasjet e gazetarëve që ishin në shënjestër të atyre kriminelëve dhe terroristëve ndaj është e rëndësishme të ekspozohen të gjitha rrethanat pasi Kosova është territori në Evropë ku kanë vdekur më shumë gazetarë” bën të ditur Radomiroviq.
Parë nga kjo distancë, Radomiroviq vlerëson se egziston arsye përse nuk insistohet në hulumtimin e vrasjeve të gazetarëve në Kosovë.
“Kjo sepse Perëndimi thjesht shmanget t’a shikojë të vërtetën në sy dhe fsheh vështrimin para së vërtetës në atë territor të K&M-ku ata pretendojnë se lulëzojnë të drejtat e njeriut dhe demokracia-janë vrarë kaq gazetarë as sa dhe sot e kësaj dite situata për gazetarët e atjeshëm nuk është e mirë, sidomos nëse je gazetar sërb në K&M, situata është e vështirë dhe këtë Perëndimi nuk e shikon.
Ndërsa sigurisht që gjatë asamblesë së EFJ vëmendje të veçantë do të marrin gazetarët ukrainas që kanë fituar azil faktik në Kosovë të cilët jetojnë aty prej disa vitesh dhe ata do të jenë yjet e asamblesë. Kështu që sërish historia do të shkojë në një tjetër drejtim ndërsa do të lihen në harresë gazetarët që janë vrarë në Kosovë” thotë bashkëbiseduesi ynë.
Sipas fjalëve të tij Shoqata e Gazetarëve të Kosovës, shoqatë shqiptare, ka përkrahje nga perëndimi dhe shton se në Prishtinë ka njerëz dhe aktivistë të gatshëm për lirinë e fjalës në Prishtinë.
"Aty ka njerëz që i kuptojnë nevojat e gazetarëve dhe kuptojnë akoma më mirë se si t'ia shesin atë histori Perëndimit. Duhet të lavdërohen disa gjëra që ata bëjnë, por mendoj se shoqatat tona në përgjithësi kanë qenë shumë pasive në periudhën e fundit dhe se diçka mund të janë bërë aty, po ky kuvend i EFJ do të përdoret për të vënë në dukje qëndrimin e gazetarëve sërbë në K&M”, beson Radomiroviq.
Ky i fundit kujton se kanë kaluar gjashtë vite nga rezoluta e parë e iniciuar nga SHGS dhe e cila u miratua në asamblenë e EFJ në Lisbonë.
“Ajo kishte afërsisht të njëjtat kërkesa që ka ky propozim i SHGS: të konfirmohet përgjegjësia, që përfundimisht të nisin hetimet, që prokuroritë nga Beogradi dhe Prishtina të gjejnë mënyrën për të shkëmbyer prova dhe informacione, që gjykata në Hagë të merret me vrasjet e gazetarëve. Pra, kërkesat janë të njëjta, por pas gjashtë vitesh nuk ka ndodhur asgjë dhe jam shumë skeptik ndaj asaj që EFJ dëshiron dhe do të bëjë diçka më shumë”, thotë ai.
Duke komentuar shanset që rezolutat e propozuara të miratohen, Radomiroviq vlerëson se rezoluta për vrasjet e gazetarëve ka më shumë shanse se ajo për Shërbimin Publik në gjuhën sërbe.
“Kemi pasur më herët rezoluta me temën e vrasjes së gazetarëve që janë miratuar, ndërsa çështja e kanaleve në gjuhën sërbe është diçka që njerëzit që përfaqësojnë SHGS e kanë kërkuar prej kohësh, por unë nuk e shikoj të nevojshme që SHGS të merret me faktin se plani i Ahtisarit duhet të zbatohet dhe të njihet Kushtetuta e Kosovës. Me atë duhet të merret ai që e njeh Kushtetutën e Kosovës, ndërsa SHGS nuk duhet të njohë Kushtetutën e Kosovës”, konkludon ai.
0 komentet