Matiq: Komisioni për hulumtimin e vrasjeve të gazetarëve në Kosovë duhet të ketë mandat ndërkombëtar
Kosova momentalisht është hapësira me numrin më të madh të rasteve të pazgjidhura të vrasjeve dhe rrëmbimeve të gazetarëve, kujton për Kosovo Onlajn kryetari i Komisionit për Hulumtimin e Vrasjeve të Gazetarëve Veran Matiq dhe shton se është “dramatike” që institucionet ndërkombëtare dhe qeveritë e huaja të mos e trajtojnë këtë si problem serioz që kërkon zgjidhje.
Tashmë egziston problem me asamblenë e ardhshme të EFJ pra problemi qëndron tek SHGS e cila vendosi të mos marrë pjesë, thotë Matiq dhe shton se nuk mund t’a kuptojë plotësisht se përse nuk po prezantohet rezoluta dhe kërkohet miratimi i saj kur dihet se për të propozuar rezolutë është e nevojshme pjesëmarrja në kuvend.
"Ndoshta është e mundur që ndonjë delegat tjetër nga ndonjë shoqatë tjetër mund t’a propozojë, por mua kjo më duket pak si diçka në start që krijon pak polemika rreth rezolutës. Mendoj se këto tema janë të tilla që nuk duhet të kenë asnjë një lloj polemika shtesë, sepse vetë ato janë të vështira në vetvete”, thekson bashkëbiseduesi ynë.
Komisioni ndërkombëtar i ekspertëve që do të merrej me hulumtimin e vrasjeve të gazetarëve u përmend për herë të parë në një takim në vitin 2018 në Prishtinë dhe Graçanicë në të cilën mori pjesë dhe SHGS dhe Bashkësia e Gazetarëve të Kosovës nën kujdesin e OSBE dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës Hashim Thaçi, thotë Matiq.
Komision i tillë sipas fjalëve të tij, është mënyra e vetme për të bërë disa gjëra.
“Të hulumtohen rrethanat se përse nuk ka pasur hetime apo përse ka pasur hetime të pasuksesshme nëse ka pasur? Çfarë ndodhi me dokumentacionin që lidhet me secilën prej këtyre vrasjeve? Në cilën mënyrë do të mund të dëmshpërbleheshin familjet? Përse këto vrasje nuk u trajtuan si krime? Për çfarë këto vrasje nuk trajtohen si vrasje gazetarësh, por si vrasje të zakonshme, rrëmbime etj”, thotë Matiq dhe shton se me ato tema duhet të merret edhe një komision neutral dhe serioz, ashtu sikurse në mbledhjen e dokumentacionit dhe krijimin e konceptit për hetimet e ardhshme.
Ai kujton se “vitet kalojnë”, dhe se do të duhet shumë kohë që të normalizohet situata mes institucioneve në Sërbi e Kosovë, sesi të punohet eventualisht bashkarisht në këto hetime dhe shton se nuk beson se madje edhe atëherë fokusi dhe prioriteti do të jenë gazetarët investigativë.
“Që komisioni të marrë mandat ndërkombëtar, por të njihet nga autoritetet e përkohshme dhe autoritetet sërbe dhe të punohet në të, duhet që të mos humbet kohë. Sepse Kosova aktualisht është zona me numrin më të madh të rasteve të pazgjidhura të vrasjeve dhe rrëmbimeve të gazetarëve Dhe kjo është dramatike që institucionet ndërkombëtare dhe qeveritë e huaja nuk e trajtojnë atë si problem serioz që kërkon zgjidhje, sepse me kalimin e kohës ka gjithnjë e më pak shanse që të zgjidhet” paralajmëron Matiq.
Megjithatë, beson se rezolutat në vetvete nuk sjellin asgjë.
“Ne kemi rezolutën e Lisbonës dhe atë të Zagrebit. Kjo rezoluta e Zagrebit është miratuar me pak vështirësi, Bashkësia e Gazetarëve të Kosovës ka qenë abstenuese në atë kohë. Mendoj se këtu rreth këtij koncepri të hulumtimit të vrasjeve të gazetarëve është shumë e rëndësishme që egziston konsensus dhe gazetarëve nga Kosova nga ndonjë shoqatë dhe SHGS dhe SHPGS. Sepse nëse brenda komunitetit gazetaresk nuk ka një lloj marrëveshjeje, atëherë ajo që duam si pikënisje nuk do të ndodhë-pra formimi i organit të caktuar, sepse presioni nuk do të jetë bindës, do të hyjë në ato shabllone të politizimit dhe ajo çfarë nuk çon në zgjidhjen e këtij rasti”, bën të ditur Matiq.
Ky i fundit shton se gjatë themelimit të Komisionit për hetimin e vrasjeve të gazetarëve në Sërbi ka pasur dilema të ngjashme.
“Mendoj se nuk duhet të paragjykojmë fajin e dikujt dhe të kërkojmë menjëherë gjithçka. Në këtë moment është shumë e rëndësishme të formohet një institucion që do të nisë të merret me të, i cili do të fillojë të hetojë se çfarë ka ndodhur me personat e zhdukur, në çfarë mënyre janë vrarë, ku është dokumentacioni që ka egzistuar. Ne kemi një pjesë të dokumentacionit në Sërbi, sepse Sërbia deri në qershor të vitit 1999 ishte përgjegjëse për këto vrasje-në atë kohë ka patur gjashtë. Një pjesë e dokumentacionit është tek UNMIK dhe EULEKS. Do të ishte fort e rëndësishme për t’a koncentruar dokumentacionin në një vend” thotë bashkëbiseduesi ynë.
Është shumë e rëndësishme, thekson ai, që të nisë procesi i zbulimit të asaj çka ndodhur me të vërtetë ndërsa në kuadër të kësaj pune, sigurisht që do të preken edhe aspekte të përgjegjësisë së institucioneve të ndryshme për shkak të mosveprimit dhe pengimit.
“Patjetër që është problem i madh kur është fjala rreth atyre që kanë udhëhequr Kosovën-edhe UNMIK dhe EULEKS prandaj nuk kanë pasur as evidenca të rregullta të gazetarëve të vrarë dhe as nuk kanë mbledhur dokumentacion në këtë dosje rreth gazetarëve të vrarë. Këto janë të gjitha gjërat të cilat tani nuk duhet të vendosen në plan të parë, për të mos penguar proceset”, vlerëson ai dhe shton se është thelbësore të vendoset bashkëpunimi mes prokurorive, i cili është “i parashkruar dhe i mundshëm”, ndonëse tani është “i ftohtë”.
Matiq kujton se dhe në Sërbi është mbledhur pjesë e dokumentacionit, por thekson se të gjitha këto dokumente marrin kuptim vetëm kur kombinohen. Sikurse thotë, ka shumë pengesa, por është e rëndësishme që të egzistojë vullnet politik.
“Mendoj se rruga për të përfituar komision ndërkombëtar është një lobim i fortë në BE, në Bruksel, në Këshillin e Europës, në të gjitha institucionet ku egzistojnë disa lloje mandatesh të cilat mund të lidhen me këtë temë: sigurisht në SHBA dhe kjo me ndihmën e partnerëve tanë në Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve Amerikanë, që është organizatë e fortë lobuese në Europë me Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve e cila përmendet edhe në këto rezoluta”, thotë Matiq.
Ky i fundit beson se është e rëndësishme të krijohet klimë tek faktorë të rëndësishëm politik, se është e rëndësishme të shkohet deri tek formimi komisionit të tillë, thotë se gjithçka do të jetë më e lehtë.
“Paralelisht është fort e rëndësishme që shoqatat dhe komunitetet gazetareske të punojnë për krijimin e atij konsensusi. Më e keqja është kur këto bëhen paravotime dhe kur këto kthehen në ndonjë temë politike, atëherë kjo gjë shembet, mund të merrni çfarëdolloj rezolute që të doni”, vlerësoi.
Ai shton se roli i Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë mund të jetë i dobishëm, ashtu sikurse mund të jetë i dobishëm edhe roli i Tribunalit të Hagës tani për raste të shumta të personave të zhdukur në B&H, Kroaci, etj.
"Arkivi i gjykatës është vërtet jashtëzakonisht i pasur. Hetuesit që janë marrë me krimet e luftës kanë mbledhur arkiv impresionues të dokumentacionit nga Sërbia, Kroacia etj. Jam i sigurt se një hulumtues i mirë, i cili di se çfarë të kërkojë, mundet që në këto arkiva të gjejë dokumentacion të caktuar që mund të ndihmojnë në disa prej rasteve. Këtu do të ishte e rëndësishme që të përfshihet gjykata dhe prokuroria, nëse kjo është e mundur” thotë Matiq.
Ky i fundit beson dhe se ajo gjykatë ka më shumë mundësi për të mbrojtur informacionet që merr, veçanërisht ato që nuk duhet të raportohen rregullisht në prokurorinë e përkohshme në Kosovë, duke pasur parasysh historikun e vrasjeve të dëshmitarëve në Kosovë.
0 komentet