Iniciativa e kongresmenes Teni: Cila është domethënia e propozimit që SHBA të ndalë ndihmën për Kosovën derisa të ndalet persekutimi i sërbëve dhe formimin e BKS

Kongres SAD
Burim: Kosovo Online

Iniciativa e kongresmenes Klaudia Teni e cila i dorëzoi në Dhomën e Përfaqësuesve projektligjin për mbështetjen e Marrëveshjes së Brukselit që nënkupton ndaljen e ndihmës për Kosovën deri në përmbushjen e detyrimeve pra deri në tërheqjen e forcave nga veriu, në ndaljen e persekutimit të sërbëve dhe formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, çka deri më tani nuk kemi pasur mundësi t’a shikojnë në organet kyçe të administratës uashingtonase dhe paraqet presion shtesë ndaj kryeministrit kosovar Albin Kurti, bëjnë të ditur bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn.

Kongresmenja Teni numëroi me detaje se në cilën mënyrë Prishtina prej vitesh shkel Marrëveshjen e Brukselit dhe të drejtat e sërbëve, duke kontribuar në destabilizimin e rajonit dhe rritjen e tensioneve, e megjithatë ka marrë mbështetje domethënëse nga Uashingtoni. Konstatohet se edhe pas një dekade, Kosova nuk e ka formuar BKS duke shkelur Marrëveshjen e Brukselit.

Shtohet se sërbët, të frustruar nga mungesa e përparimit në themelimin e BKS, protestuan për zgjedhjet vendore të prillit të kaluar të cilat i bojkotuan, dhe ku në komunat me shumicë sërbe, pjesëmarrja ishte dicka më shumë se 3%.

Përkundër pjesëmarrjes së pamjaftueshme, kryekomunarët-shqiptarë kosovarë, u emëruan nga policia speciale duke shkelur Marrëveshjen e Brukselit ku qëndron në aktin e kongresmenes Teni.

Në projektligj theksohet dhe se SHBA i ka siguruar Kosovës më shumë se dy miliardë dollarë ndihmë qysh prej vitit 1999, ndërsa Kosova shumë herë ka diskriminuar sërbët. Theksohet se diskriminimi i ndërmarrë nga Prishtina përfshin-sekuestron e automjeteve me targa sërbe, heqjen e rrobave me mbishkrime sërbe për sërbët; ngacmimi i sërbëve prej Forcave të Sigurisë së Kosovës, paragjykim ndaj sërbëve në shërbimin shtetëror dhe në tregun e punës, mohimi i gjykimit të drejtë publik dhe dënimet e gjata paraprake dhe moszbatimi i vendimeve gjyqësore që janë në favor të sërbëve, veçanërisht në mosmarrëveshjet pronësore.

“Refuzimi i Kosovës për të mbështetur Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, kontribuon tek destabilizimi i rajonit dhe rritjen e tensioneve në Ballkan”, qëndron në propozimin e këtij akti.

Për këtë beson Teni, pavarësisht nga çfarëdolloj dispozite tjetër ligjore, asnjë ndihmë e Shteteve të Bashkuara nuk duhet të ofrohet apo në mënyrë tjetër t’i vendoset në dispozicion Qeverisë së Kosovës derisa të përmbushen kushtet.

“Qeveria e Kosovës duhet të përmbushë kushtet-dhe këto janë-të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 përfshirë krijimin e BKS, që Policia Speciale të largohet nga veriu i Kosovës, të mbajë zgjedhje të reja për kryekomunarë në veri, të ndalohet uzurpimi i pronës private të sërbëve, sikurse automjetet dhe rrobat, të respektohet liria e shprehjes politike për të gjitha grupet etnike në Kosovë”, thuhet në propozimin e kongresmenes.

Propozimi i kongresmenes Klaudia Teni, ka domethënie të madhe pasi prej kësaj bëhet e njohur ushtrimi i terrorit institucional  ndaj sërbëve në Kosovë e Metohi, nën prezencën ilegale të forcave speciale nga veriu, çka është fakt që deri më sot nuk është mundur të dëgjohet nga ndonjë përfaqësues amerikan, shprehet për Kosovo Onlajn ambasadori i Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq.

Ky i fundit thekson se kushtëzimi i ndihmës amerikane qeverisë në Prishtinë me formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, për të cilin Teni pajtohet, do të thotë presion ndaj atyre që ushtrojnë terror ndaj sërbëve.

“Propozimi i kongresmenes Klaudia Teni e cila është bashkëdrejtuese e grupit sërb në Kongres dhe mike e sinqertë e popullit sërb, ka rëndësi të madhe. Ajo inicioi projektligjin për mbështetjen e marrëveshjes së Brukselit, por në fakt fjala është rreth propozimit që i mohon të gjitha ndihmat të ashtuquajturës Kosovë, pra institucioneve të Kurtit, derisa t'i japin fund represionit dhe dhunës ndaj sërbëve në Kosovë dhe Metohi”, tha Gjuriq.

Mes arsyeve se përse ky propozim është domethënës, ambasadori para së gjithash thekson se ky propozim pranon se në K&M po ushtrohet një terror institucional dhe fushatë ndaj sërbëve, çka nënkupton praninë e paligjshme të forcave speciale në veri, për të cilën shprehimisht flet edhe propozimi i Tenit.

“Ajo me këtë propozim kërkon që të tërhiqen të gjitha forcat speciale nga veriu i K&M çka është fakt madhor politik që nuk kemi mundur t’a dëgjojmë deri më tani nga cilido prej përfaqësuesve amerikanë, e më pas dhe ne atë që kushtet për të gjitha ndihmat amerikane karshi qeverisë së Prishtinës të jenë formimi i BKS, ndalja e terrorit dhe presionit ndaj sërbëve në K&M, çka nënkupton në vetvete masë të caktuar presioni ndaj atyre që e ushtrojnë atë terror”, theksoi Gjuriq.

Ky i fundit spegon se Kongresi momentalisht miraton ngadalshëm akte ligjore si pasojë e ndasive politike dhe diferencave mes demokratëve dhe republikanëve, pak nga projekt propozime ligjore “kalojnë” në atë organ.

“Por, pavarësisht nga fati i propozimit, fakti që një anëtar i shquar i Kongresit, që njëkohësisht është kryesyes i grupit sërb, qëndroi në mbrojtje të sërbëve në K&M në mbrojtje të mënyrës paqësore, normale dhe demokratike të zgjidhjes së problemit, por mbi të gjitha ngriti zërin kundër pranisë ilegale të forcave të Kurtit në veri të K&M, për ne ka rëndësi të madhe pozitive” ka treguar Gjuriq.

Ky i fundit është i bindur se po e vëzhgojnë me kujdes disa politikanë europianë, disa prej të cilëve, thotë ai, mund të mos kenë guxuar që në vendet e tyre të ndërmarrin iniciativa të ngjashme. Shton se politikanët nga strukturat qeverisëse në shtetet europiane padyshim po mendojnë për nisma legjislative që mund të shihen në Kongresin e SHBA.

Për të gjitha këto, shpreh mirënjohjen e madhe për Klaudia Tenin e cila, siç thekson, si pasojë e qëndrimeve të shfaqura, vuan presion të jashtëzakonshëm nga një pjesë e komunitetit në rrjetet sociale dhe është e ekspozuar ndaj sulmeve të mëdha politike, ndonëse nuk mund të ketë përfitim të menjëhershëm politik nga ajo që qëndron në anë të sërbëve.

Thekson se këtë e bëri pasi beson se kjo është gjëja e duhur dhe sepse është një mike e sinqertë e popullit sërb.

“Kjo iniciativë ofroi mundësi për mbledhjen e një numri anëtarësh të Kongresit, të cilët pres, se do t'i bashkohen iniciativës së Klaudia Tenit dhe vetëm për këtë, do të tërheqë vëmendjen e klasës politike amerikane dhe publikut për problemin e sërbëve në K&M. Besoj se mbështetja e projektligjit do të vijë edhe nga disa përfaqësues të Partisë Demokratike e jo vetëm nga Partia Republikane. Ky është hap i vogël por jo i parëndësishëm madje jashtëzakonisht domethënës për afirmimin e pozitës sërbe në institucionet politike në SHBA dhe në botën perëndimore në përgjithësi”, tha Gjuriq.

Ambasadori thekson dhe se presioni i madh ndaj të cilit është e ekspozuar Teni në rrjetet sociale, vjen kryesisht nga komuniteti shqiptaro-amerikan dhe globalisht nga komuniteti shqiptar.

“Në fjalimet e mia falënderova Klaudia Tenin në emër të qytetarëve të Sërbisë dhe popullit tonë në K&M, por do të doja të shikoja angazhim më të madh të popullit tonë në luftën për të vërtetën dhe zë më të fuqishëm të popullit dhe komunitetit tonë në SHBA në rrjetet sociale, si dhe mbështetje atyre që çojnë zërin në mbështetje të interesave sërbe. Nëse ne nuk e çojmë zërin për të mbështetur të tilla iniciativa, por që të dëgjohet vetëm zëri i shqiptarëve, në të ardhmen do të jetë shumë më e vështirë për njerëzit që të vendosin të mbajnë anën tonë për ndonjë çështje”, apeloi Gjuriq tek bashkëatdhetarët e vet.

Në konstatimin e Uashingtoni zbuti fjalët e ashpra ndaj Sërbisë dhe se deklaratat e ambasadorit amerikan në Beograd, Kristofer Hill, janë pozitive ndaj Sërbisë, Gjuriq thotë se pa dyshim, baza kryesore për të kuptuar më mirë pozicionin ndërkombëtar të Sërbisë-është politikë e përgjegjshme e udhëhequr nga lidershipi shtetëror.

“Fakti është se Sërbia arriti të bëjë metamorfozë të plotë të ekonomisë dhe se në më pak se një dekadë, nga vend që merrte hua për nevojat më elementare, u shndërrua në vend që ndihmon fqinjët e vet, partner i besueshëm në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes rajonale, ku prej vitesh ka fluksin më të madh të investimeve të huaja direkte në Europën Juglindore. Fakti është se Aleksandar Vuçiq ndërtoi profilin e burrështetasit tek i cili mund të mbështetet për të ruajtur stabilitetin rajonal dhe me përgjegjshmëri të merrej me probleme të ndryshme globale. Politika e shtetit të Sërbisë është pjesë e publikut madje edhe tek ata që nuk u pëlqen, të njohur si përgjegjëse dhe kjo e ka ngritur nivelin e besueshmërisë së vendit, jo vetëm në SHBA, por edhe në meridianë të tjerë”, tha Gjuriq.

Ky i fundit përmendi dhe se Sërbia është e rënduar nga trashëgimia e ndërlikuar e viteve ‘90, me të cilën po përballen dhe po luftojnë në SHBA, për të cilën është në diskutim çështja e rehabilitimit të imazhit të shtetit që është detyrë e përditshme në Uashington, në të cilën Sërbia ka investuar mjaft dhe ndërmerr gjithçka ku prej dekadash nuk ndërmori.

Ambasadori thotë se Sërbia për herë të parë ka angazhuar këshilltarë seriozë, lobistë, punë serioze me sektorin ekonomik, duke kujtuar se është themeluar Këshilli i biznesit Sërbo-Amerikan në Uashington i cili mbledh disa nga kompanitë kryesore amerikane.

“Vurëm në lëvizje diasporën sërbe, në mënyrën që nuk ishte bërë në dekadat e kaluara. E gjithë kjo është punë afatgjatë, e cila nuk ka përfunduar dhe që në afat të mesëm dhe afat gjatë do të sjellë rezultate edhe më të mira. Për këtë është e rëndësishme çka në Sërbi kemi politikë kontinuitive, politikë të qartë të jashtme dhe të brendshme dhe se hap pas hapi përmirësojmë dhe po e kthejmë pozicionin tonë në SHBA në vendin ku historikisht duhet të jetë”, tha Gjuriq.

Pikërisht si nxitje të sërbëve në SHBA që të lobojnë më shumë për Sërbinë, para disa muajve u mbajt konferenca në Uashington. Gjuriq thekson se në gjashtë muajt e fundit është bërë hap i madh përpara në organizimin e komunitetit sërb në SHBA dhe se për herë të parë pas shumë dekadash, shteti mblodhi organizatat sërbe dhe udhëheqësit e diasporës sërbe për të inkurajuar ndërveprimin e tyre me institucionet amerikane.

Gjuriq spegon se sërbët, qytetarët amerikanë, kanë të drejtë t'u shkruajnë kongresmenëve dhe senatorëve të tyre, për t'u bërë me dije se në komunitetet e tyre egzistojnë komunitete sërbe.

“Iniciativa jonë rezultoi me një numër të konsiderueshëm letrash drejtuar përfaqësuesve të administratës, por sërbët në SHBA u organizuan dhe zhvilluan disa ngjarje të suksesshme donatorësh për disa nga zyrtarët amerikanë, në të cilat ata kanë të drejtë. Më e dukshme është lobimi i përbashkët i përfaqësuesve të Sërbisë dhe sërbëve, qytetarëve amerikanë, të cilët në përputhje me ligjet e këtushme kanë të drejtë t'u drejtohen dhe të kërkojnë mbështetjen e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur", thotë ambasadori.

Ky i fundit thekson se në SHBA egzistojnë 137 tempuj të Kishës Ortodokse Sërbe, se numri i tyre po rritet, duke theksuar rolin dhe bashkëpunimin e rëndësishëm me tri Arqipeshkvitë e KOS në Amerikë.

"Kemi bashkëpunuar ngushtësisht në organizimin e dy konferencave të mëhershme me peshkopin e lindjes në Amerikë Irinein me të cilin kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer, ashtu sikurse dhe me peshkopin Longin dhe peshkopin Maksim. Shpreh bindjen se me veprime të përbashkëta dhe me ato kuvendore përmes institucioneve tona dhe me përmbledhje rreth shtetit tonë, rreth KOS e cila për sërbët në SHBA është më shumë se komunitet fetar, por qendër kulturore dhe arsimore, në të ardhmen do të vazhdojmë të shënojmë rezultate të mira” përmbylli Gjuriq.

Ish ambasadori i Sërbisë në SHBA Ivan Vujaçiq thotë se  iniciativa e kongresmenes amerikane është shfrytëzuese dhe paraqet presion shtesë ndaj Prishtinës. Ai shton se iniciativa tërheq vëmendjen tek problemi që egziston dhe ky është jofleksibiliteti i Kurtit kur mbi të gjitha është fjala rreth përmbushjes së kërkesave nga ky document rreth formimit të BKS.

"Kjon ë fund të fundit është dhe qëndrimi zyrtar i SHBA. Ata kanë qenë mjaft të shqetësuar me ‘kokfortësinë’ e Kurtit që të mos marrë çfarëdolloj hapi në këtë drejtim. Kongresmenia Teni është anëtare e kuvendit sërb i cili nuk është grup lobist, por grup joformal kongresmenësh të cilët tregojnë interes në ndonjë pjesë të botës apo në ndonjë problem. Vetë fakti që ajo në kuvendin sërb dëshmon se ka dijeni të madhe për situatën në këtë pjesë të botës mbi të gjitha kur është fjala rreth Sërbisë e jo vetëm për Kosovën. Kështu që kjo është iniciativë shfrytëzuese në kuptimin e presionit ndaj palës shqiptare" thotë Vujaçiq për Kosovo onlajn. 

Ai megjithatë thekson se nuk beson se ky ligj do të mund të aprovohet.

“Miratimi i ligjit është mjaft i komplikuar. Ndoshta do të ishte më mirë të shkohej në vendosjen e amendamenteve e ndarjeve buxhetore në të cilën përkundër qeveria zyrtare amerikane i jep Kosovës. Ndoshta kjo do të ishte më efektive, ndonëse çështja qëndron nëse kjo do të kalonte. Gjithësesi lëvizja e kongresmenes Teni është iniciativë e mirë për të tërhequr vëmendjen për këtë problem”, thotë Vujaçiq.

Atë që kongresmenia Teni në projektligjin që i paraqiti Dhomës së Përfaqësuesve, në mënyrë të detajuar renditi se në cilën mënyrë Prishtina prej vitesh ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe të drejtat e sërbëve, duke kontribuar në destabilizimin e rajonit dhe në rritjen e tensioneve e megjithatë sërish përfiton mbështetje të konsiderueshme nga Uashingtoni, sipas Vujaçiqit është një presion më shumë ndaj Prishtinës.

"Megjithatë, Kongresi nuk merret me politikën e jashtme dhe ka gamë të kufizuar veprimi ndaj administratës. Por megjithatë, duke pasur parasysh se qëndrimi i administratës është se detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit duhet të zbatohen, atëherë ky është ndoshta një argument më shumë që administrata ka mbështetjen e Kongresit të ushtrojë presion ndaj qeverisë së Kurtit që diçka të ndërmarrë”, thekson Vujaçiq.

Docenti i Fakultetetit të Shkencave Politike në Beograd Stevan Nedelkoviq thotë për Kosovo onlajn se Klaudia Teni e cila vjen nga Partia Republikane dhe demokrati Erik Svolvel në këtë moment janë miqtë më të mëdhenj të Sërbisë në Kongresin e SHBA. Thekson se iniciativat e tyre përfshirë dhe propozimin e fundit rreth mbështetjes për Marrëveshjen e Brukselit, kongresmenia Teni parashikon ndaljen e mbështetjes për Kosovën derisa të përmbushë detyrimet e ndërmarra prej dialogut me Beogradin, çka është diçka që nuk e kemi patur mundësinë t’a shikonim në të kaluarën.

“Ato iniciativa janë të favorshme ndaj Sërbisë dhe më duket se kujdesen shumë për interesat kombëtare të vendit tonë. Ky me të vërtetë është hap pozitiv dhe në ndonjë dorë sinjal i punës së mirë të Ambasadës së Sërbisë në SHBA”, vlerëson Nedelkoviq.

Ky i fundit shton se, në anën tjetër, Prishtina dhe më herët ka qenë në akull të hollë kur është fjala rreth SHBA dhe se ndihmat e caktuara janë pezulluar dhe nuk ka pasur takime të nivelit të lartë.

“Do të thoja se ngjarjet fatkeqe nga Banjska në një farë mënyre e kthyen atë rreth. Në këtë drejtim, iniciativa që erdhi prej kongresmenes Teni mund të jetë shtysë e mirë për përmirësimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe në anën tjetër, kthim në politikën e 'karrotës dhe shkopit' kur bëhet fjalë për Prishtinën. Nëse nuk i përmbushni detyrimet, e dini se çfarë mund të prisni dhe kjo nuk është 'dru', por është mohim i ndihmës që keni pasur deri më tani. Ky është ndryshim drastic dhe duhet theksuar në raport me politikën që egzistonte më parë. Sidomos në vitin 2008 kur mbështetja e SHBA për Prishtinën ishte pothuajse e pakufishme. Dhe kjo, për mendimin tim, është diçka që duhet të n’a bëjë të lumtur”, beson Nedelkoviq.

Ky i fundit thekson se domethënia e iniciativës së kongresmenes teni-është e dyfishtë. 

“E para është politike pasi në mënyrë domethënëse do të kemi njohjen e Kongresit të SHBA me të gjitha problematikat në të cilat sërbët përballen në K&M. e dyta, fjala është për aktin publiko-diplomatik në një farë mënyre njohja e publikut amerikan çka është shumë e vështirë të pozicionojë Sërbinë në harta, e këtu nuk flas shumë pasi na mbajnë mend në vitet ’90, mbajnë mend Sërbinë si dikush që ka qenë 'djalë i keq' në raport me hapësirën e Ballkanit. Tani do të thoja se është koha e inicimit të kësaj iniciative është më shumë sesa e mirëpritur", përmbyll Nedelkoviq. 

Miratimi i ligjit që prezantoi kongresmenia Teni mund të jetë një nga llojet e garancive ndërkombëtare për zbatimin e marrëveshjeve që egziston, ka thënë për Kosovo onlajn programuesja menaxhere e OJQ Iniciativa Shoqërore Millica Andriq Rakiq.   

“Është formë e një prej garancive të mundshme ndërkombëtare për zbatimin e marrëveshjeve egzistuese. Me faktin se SHBA nuk direkt të përfshira si ndërmjetëse në dialog, nuk jam e sigurt se do të jetë e thjeshtë të grumbullohet mbështetja e duhur brenda institucioneve legjislative amerikane, sesi me të vëtetë ky porjektligj të miratohet”, thekson ajo.

Andriq Rakiq thotë se kjo është mjaft e ngjashme me njoftimin e Bashkimit Europian për paketën e ndihmës për Ballkanin Perëndimor.

“Tashmë flitet rreth modelit të ngjashëm, ku paketat e mbështetjes financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, në të cilën përfshihen si Sërbia dhe Kosova, do të zhbllokoheshin vetëm kur të përmbushen kritere të caktuara. Shumica e tyre janë të lidhura me dialogun, por jo domosdoshmërisht të gjitha. Supozohet se në rastin e Kosovës kriteret do të ndërlidhen edhe me pozitën e komuniteteve të pakicave dhe të gjitha ato kundërshtime që BE ka, jo vetëm të shprehura në raportin e Komisionit Europian, por edhe në raportin paraprak të Këshillit të Europës. Kjo është mënyra në të cilën do të duken dhe trajtohen detyrimet nga dialogu, do të ketë kushtëzim të mbështetjes financiare, por ndoshta jo domosdoshmërisht nga SHBA, pasi ata nuk janë ndërmjetës direkt në dialog dhe as nuk kanë treguar ndonjëherë ndonjë qëllim për të marrë një rol më të madh, përveçse në kohën e Donald Trampit”, thotë bashkëbiseduesja jonë.

Ajo beson se rizgjedhja e mundshme e Trampit në pozitën e presidentit amerikan, e për rrjedhojë dhe ndryshim të qëndrimeve ndaj dialogut.

"Ky ishte ndryshimi kyç mes republikanëve dhe demokratëve në qasjen ndaj dialogut. Administrata Trampit kishte shumë kundërshtime për punën e BE dhe faktikisht tentuan t’a zhvendosnin procesin e negociatave nga Europa dhe të merrnin përgjegjësinë në atë proces. Administrata e Xhozef Bajden bëri gjënë e kundërt, ende në fushatë thanë se kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, do të ndjekin hapat e BE çka përfshinin sesi do të vazhdojë dialogu mes Kosovës e Sërbisë”, përmbylli Andriq Rakiq.